DENIMI.......Mbrëmë, nuk kishte asnjë minutë që hyra në - TopicsExpress



          

DENIMI.......Mbrëmë, nuk kishte asnjë minutë që hyra në furrë të blej bukë, kur e shoh një polic duke e vendosur një gjobë mbi veturë. - Largoje atë – i thashë. - Nuk ju kam faj që jeni parkuar keq – ma ktheu. - Por, unë sapo hyra në furrë… - Nuk më intereson, zotëri! – më tha. - O kalë – i bërtita. - Për këtë e keni edhe një dënim… - Shko ha m… - Ja edhe një! E shava përsëri dhe më tha se nuk kishte kohë të merrej me mua gjithë natën. I la të gjitha ato dënime mbi veturë dhe shkoi. Mendoj se polici u nevrikos vërtet, por mua sinqerisht nuk ma ndien, unë kisha ardhur në këmbë të blej bukë…
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 00:04:15 +0000

Trending Topics




© 2015