DERI TË MËRKURËN, SIRIA BOMBARDOHET Nga Express | 08 Shtator - TopicsExpress



          

DERI TË MËRKURËN, SIRIA BOMBARDOHET Nga Express | 08 Shtator 2013 Mediat amerikane kanë shkruar ditën e sotme se sulmi në Siri do të nisë brenda tre ditëve. Pentagoni po përgatitet për të filluar sulmin ajror që do të jetë i gjatë dhe intensiv, ndryshe nga sa ishte programuar, shkruan Los Angeles Times. Sulmi do të nisë fillimisht me bombardime dhe me pas do të zhvillohen sulme të tjera drejt objektivave të pashkatërruara në sulmin e parë. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një listë të zgjeruar të objektivave që do sulmohen, në vend të 50 të tillave të parashikuara më herët. Regjimi i Assad është "përgjegjës" për sulmin më të keq me armë kimike që ka ndodhur shekullin e 21-të. "Ne jemi Shtetet e Bashkuara,nuk mund të mbyllim sytë para imazheve që kemi parë edhe nëse kjo ka ndodhur në anën tjetër të botës", kishte deklaruar të shtunën Presidenti amerikan, Barack Obama. (boss) Burimi: gazetaexpress/?cid=1%2C17%2C120597
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 13:15:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015