DHIMBJA E FYTIT E SHKAKTUAR NGA FTOHJA Dhimbja e fytit mund të - TopicsExpress



          

DHIMBJA E FYTIT E SHKAKTUAR NGA FTOHJA Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset, me ç’rast dhimbja e fytit mund të shoqërohet edhe me simptomat tjera të ftohjes, si rrjedhje nga hundët, kollitje, sy të kuq ose të njomur dhe teshtitje. Shkaktarët tjerë të dhimbjes së fytit janë edhe duhanpirja, ndotja ose irritantët tjerë në ajër, alergjitë dhe ajri i thatë. Përveç dhimbjes së fytit, te ftohja përfshihen edhe këto simptoma: • Rrjedhja e hundëve • Teshtitja • Kollitja • Kokëdhimbje e lehtë • Dhimbje të lehta trupore • Temperaturë Edhe pse nuk ka mjekim adekuat për shërimin e dhimbjes në fyt të shkaktuar nga viruset e ftohjes, ekzistojnë mënyra që të ndjeheni më mirë. Pirja e lëngjeve të nxehta, shpëlarja me ujë të ngrohtë të kriposur apo marrja e barnave të caktuar, mund t’i lehtësojë simptomat e dhimbjes ose etheve. Kur jeni të ftohur është me rëndësi që të pushoni mjaftueshëm, të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje. Barnat kundër dhimbjes (acetaminophen, ibuprofen, naproxen) mund të lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga ftohja e fytit. (Aspirina nuk guxon t’u jepet fëmijëve për shkak të lidhjes me sindromën Reye – një çrregullim që mund të shkaktojë dëmtimin e trurit apo vdekjen). Spërkatësit dhe tabletat për zbutjen e fytit dhe ‘mpirjen’ e përkohshme të dhimbjes janë po ashtu të dobishëm për lehtësimin e gjendjes. Për lirimin e hundëve përdoren spërkatës që përmbajnë dekongjestivë nazalë. Antibiotikët nuk duhet shfrytëzuar për trajtimin e viruseve të ftohjes dhe dhimbjes së fytit, duke qenë se ata janë të efektshëm vetëm kundër baktereve. Antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti mbi viruset.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 17:53:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015