DIASPORA: SHBA Presidenti Nishani Nderon me Tituj Nderi disa - TopicsExpress



          

DIASPORA: SHBA Presidenti Nishani Nderon me Tituj Nderi disa Bashkësi Fetare të Diasporës Shqiptare në SHBA SHBA (Balkanweb) - Gjatë vizitës të tij në SHBA Presidenti Nishani i dorëzoi dekoratën “Nderi i Kombit” Kishës Katolike të Shën Palit, Kishës Katolike ”Zoja pajtore e shqiptarëve”, Teqesë Bektashiane Shqiptare dhe Qendrës Myslimane Shqiptare në Michigan. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai vuri theksin dhe një herë në rolin e këtyre shoqatave si mishëruese të traditës shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe si mbrojtëse e ruajtëse të trashëgimisë gjuhësore e kulturore dhe të traditave e virtyteve kombëtare tek brezat e rinj të emigrantëve shqiptarë në SHBA.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 15:32:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015