DIJETARI DHE I PA DITURI Zoti xh.sh. krijimin e trurit për - TopicsExpress



          

DIJETARI DHE I PA DITURI Zoti xh.sh. krijimin e trurit për secilin njeri e krijoi me potencial të njejtë që S. Frojdi e quan -tabula rasa- fletë e bardh e pa shkruar ku përvoja është ajo e cila shkruan mbi të... Vallë pse truri i njeriut ndryshon me potencialin e tij? Vallë a është kapaciteti i njejtë i këti truri? Vallë pse ndryshon cilësia e vlerës së kualitetit te trurit? Një logjik modeste mund ta justifikojë këto pyetje të hamendura kështuqë për justifikimin e pyetjeve mund të marrim si shembull një provë: Nëse marrim dy enë me formë dhe madhësi të njejta dhe njërën enë e mbushim plotë me ujë ndërsa enën e dytë e mbushim me një substanc të ngurt dhe së cilës nuk mund të i ndryshoj gjendja dhe në rastin e till mund ta cekim dheun , dhe që të dy enët i vendosim mbi zjarr dhe do kalojë një kohë shumë e shkurtër ku ena e cila ka qen e mbushur me ujë nga proceset që do kaloj do verehet se do pakesohet densiteti i ujit ku për ta përceptuar realisht si të mbushur duhet të i shtojm ujë prap kësaj ene, ndërsa kur shikojm enën që kemi mbushur me substanc të ngurt (me dheun) kësaj ene nuk i pakesohet densiteti dhe nuk ka mundësi të i shtohet dhe më por edhe nëse i shtojmë ajo mbetet si tepric dhe menjëher derdhet dheu i shtuar. Në këtë mënyr duhet ta kuptuar trurin e "dijetarëve" të cilët në procesin e jetës dhurojn dituri dhe për të tjerët dhe me këtë ju nevoitet që trurit të tyre të i shtojnë dituri të re, ndërsa "i padijshmi" atë qka e merrë me atë i mjafton dhe nuk ka nevojë të shton më shum dituri... Autor: Valon Behluli
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 15:09:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015