DIKUR DIGJNIN FLAMURIN DARDAN E SOT NUK E DJEGIN FLAMURIN SERB QË - TopicsExpress



          

DIKUR DIGJNIN FLAMURIN DARDAN E SOT NUK E DJEGIN FLAMURIN SERB QË E KANË AFËR HUNDEVE : Nga Xhevat Rexhaj Prej se egzistonë njerëzimi kanë ndodhur luftëra, gjithmonë dikush luftoi kundër dikujt, luftërat zhvilloheshin për territore dhe për përfitime materiale e ego personale, aty këtu. Luftërat gjithmonë pas përfundimit të tyre kanë imponuar palët e armiqësuara që në një apo mënyrë tjetër të ulen rreth tavolinave dhe të bisedonin në mes vete për të kaluaren dhe të ardhmën e tyre. Rreth kësaj teme nuk është e udhës të ndalem kësaj here, ngase janë gjëra shumë mirë të ditura nga secili njeri që ka në kokën e vet pakëz dije dhe logjikë, andaj pa u ndalur shumë rrethë të se kaluarës me duhet të fokusohem konkretishtë në mometumin tonë që po ndodh sidomos këto vitete e fundit pas përfundimit të luftës së Kosovës ku si pasoi mbeten të vrarë më shumë se 12.000 shqiptarë, nga barbaria e gjenocidi serb, ku Kosova doli e traumatizuar dhe e shkatërruar në të gjitha segmentet e jetës, dhe të të mirave të saj kombëtare. Që pas përfundimit të luftës kur Kosova ende se kishte arritur njohjen formale të saj si shtet, ajo u vu nënë një administrim ndërkombëtar, që si rezultat i kësaj pranie më vonë do të rrjedhi edhe rishpallja e pavarësisë së Kosovës ne vitin 2008, por të ndalemi shkurt pakëz para kësaj date të madhërishme historike. Gjatë kohës së okupimit serbosllav, kur ne shiptarët krijuam Institucionet tona të pavarura shtetërore , dhe kur e mbajtëm qënjen tonë kombëtare të ruajtur si rezultat i Institucioneve te saj, Serbia ishte ajo që kërkonte me ngulm biseda dhe dialog me krerët e Kosovës edhe pse ajo ato nuk i njifte zyrtarisht, por ja që ishte vet Presidenti Rugova ai i cili edhe pse i shtyrë dhe i detyruar me presione të ndryshme ndërkombëtare që të bisedonte me Serbinë, nuk pranonte që të lëshonte pe rreth qështjesë madhore,pra pavarësisë së Kosovës, dhe vërtet ai as nuk pranoi me dëshire kurrë që të takonte kreret serb për të dialoguar rreth sublimes, pra pavarësisë së Kosoves. Ishin këto vitet e 90 –ta, kur populli shqiptarë ishte më i bashkuar më shumë se kurr rreth Institucioneve dhe vet Presidentit të tyre. Pas luftës dhe çlirimit të Kosovës nga SHBA-ja me Naton në një anë dhe vet popullin e UCKnë në anën tjetër, në Kosovë u krijua një realitet i ri, dhe tani më në bashkëpunim me aleatet tanë Institucionet e Kosovës përgatiteshin që të uleshin në një tavolinë me përfaqësues ndërkombëtar dhe me ata serb rreth dialogut për përmbylljen e një kapitulli të quajtur pavarësia e Kosovës. Në vitin 2005 SHBA ja dhe BE ja, përgatiten hapjen e procesit të bisedimeve në mes palës kosovare dhe asaj serbe, dhe me këtë rast garancionet ishin shumë të forta në favor të Kosovës, se fundi i tyre do të ishte ai të cilin e prisnin të gjithë ne shqiptarët, pra krijimin e shtetit të Kosoves tani më të njohur ndërkombëtarisht nga aleatët tanë të mëdhenjë në krye me SHBA në. Kur erdhi momenti që të shkohej në takimin e Vjenes aso kohe, ndodhi një jo befasi, ta themi realisht, ngase kinse dy parti politike apo dy lideret e tyre nuk pranuan të shkonin në Vienë se kinse atje po u shitka Kosova, e këta ishin kush tjetër pos Hashim Thaqit dhe Ramush Haradinajt, por megjithate në cilësi të Presidentit të Kosovës dhe në cilësi të Kryekuvendarit udhëtuan Z. Ibrahim Rugova dhe Nexhat Daci, dhe me këtë takim iu qel rruga zgjidhjese¨përfundimtare të problemit të Kosovës e që e dijmë të gjithë se më vone me krijimin e Grupit të Unitetit, dialogu do të kulmonte me rishpalljen e pavarësisë së Kosovës sipas Planit gjithëpërfshirës të M. Ahtisarit. I ceka këto ngjarje vetëm e vetëm që në vazhdim të bëjë një krahasim të asaj që ndodhi kur na duhej sa më shpejtë përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, dhe kohës së sotme kur edhe jemi të pavarur. Atë vit kur Presidenti Ibrahim Rugova e shpalli edhe një mrekulli të radhës, kur e shpalosi haptas Flamurin e ri të Kosovës Flamurin Dardana, por që mjerishtë klikat e huliganëve dhe profiterëve të luftës ( jo luftëtarët ngase luftëtaret ishin dhe mbesin pjesa më e respektuar dhe e çmuar e shoqërisë sonë kosovare ), por e potencoi edhe një here,huliganet e rrugaqet e hijenave të natës dhe banditëve të ditës me turrë e vrapë e dogjën Flamurin e Dardanisë, e dogjën posi të ishte ai i Serbisë edhe pse nga ai gjestë i tyre ata vet na treguan se më shumë e donin Flamurin e Serbisë sesa Flamurin e dizajnuar nga Presidenti i zgjedhur me vota absolute te popullit shqipëtar. Kjo ngjarje , apo kjo poshtërsi të cilën më parë nuk e kishte njohur populli shqiptarë ,do të mbetet një njollë e zezë për ata mjerana të cilët sot e kësaj dite edhe gjinden të ulur nëpër Institucione shtetërore të kapura nga krimi dhe kriminaliteti politik dhe ekonomik, mjerishte realitet ky? Ishin pra këto dy raste makabre që na ndodhën në Kosovë, në njërën anë klikat marksiste-leniniste e quanin natën e ditën Presidentin Rugova tradhëtar se kinse po do ta shes Kosovën, e në anën tjetër e digjnin gjithashtu Flamurin që tregonte dhe respektonte të kaluarën tonë dardane shqiptare, tani më paraqitete pyetja e momentumit apo të aktualitetit sot: Po vallë çfarë do të të ndodhte sot ,sikur të bëjmë një pyetje hipotetike, nëse do të ishte gjallë Presidenti Rugova , dhe do të takohej me kriminelin dhe vrasësin e shqiptarëve I. Daqiq ??? Përgjigjen do ua lë ju të nderuar lexues! Këtë e potencova vetëm e vetëm që të tregohet e evërteta e dhimbshme që na mundon ende ne shqiptarëve, ngase një grupë kuazi patriotësh sot nuk i lëvizin as qepallat e tyre kur i dashuri i tyre H. Thaqi takohet me zevendes kriminelin serb, dhe me te na lanson edhe rrugë automobilistike, kur ata merren vesh në fshehtësi edhe për qështjen e veriut të Mitrovicës, kur ata ngranin darka së bashku, e e gjithe kjo ndoshta në kurrizë të Kosovës, në kurriz të të vrarëve të kombit, në kurrizë të dëshmorëve të luftës, në kurriz të viktimave dhe martirëve të gjenocidit serbo-sllav. Të jem i kjartë, une asesi nuk do e akuzoi sot Z. Thaqi që bisedon me armikun tonë më të keq që mundë ta ketë një komb, por e akuzoi ish mendimin e tij të dikurshëm, ish veprimet e tija gjarpërore kundër Presidentit tonë aso kohe i cili ishte Njeriu me vota dhe përkrahje absolute popullore, e akuzoi histerine e tij që mobilizonte kliken e vet deri edhe ne djegje Flamuri, pra e akuzoi për shumë të bëra të zeza gjatë dhe pas luftës në të cilat ai ose direkt ose indirekt ishte i kyqyr në dëmtimin e gjymtyrave të kombit tonë ,dhe Kosovës në veqanti. Po sigurishte se duhet të bisedohet, në këte rast edhe me serbin, por asesi të mburret se kinse po e bënë të mirën për shtetin, jo ngase ky zotëri nuk ka më shumë se sa 12% të votave të përgjithshem të popullit dhe votuesëve shqiptarë të Kosovës, jo ngase Z. Thaqi mundet edhe të jetë i shantazhuar dhe i kërcënuara për interesa personale, dhe mundet të lëshoi pe, apo edhe të bëjë kompromise të dhimbshme për dhe rreth Kosovës, nëse jo në ecjen kohore të shkurt, por fatkeqësishtë në ecje të gjata kur dikur ne do të përballemi ndoshta edhe me copëtimin e një pjese të territorit tonë, pra sovranitetit tonë. Askush që pakëz mendon esull nuk ështe kundër bisedave në tavolina me armikun tonë, por ama askush nuk i beson sot një Kryeministri që udhëheq vendin me vota të vjedhura dhe të blera, askush nuk i beson një njeriu që faktikishte nuk posedon as edhe imunitet të vërtetuar nga partia e vet, ngase ne atë parti ai ështe zgjedhur pa Kuvende të rregullta, dhe për këtë fatkeqësishtë e kishte përkrahjen ndërkombëtare ndoshta vetëm e vetëm që ai të ishte njeri i duhur për negociata të dhimbshme me Serbinë. Ne sot fatkeqsishtë nuk i besojmë as edhe vet Parlamentit, ngase ky Parlament është kryekëput produktë i hajnsë, andaj të gjitha rezolutat dhe vendimet që do i merr edhe ky Parlament në realitet nuk kanë legjitimitete dhe legalitete fare. Të jemi realistë dhe të drejtë në këtë qështje, as edhe vet populli shqiptarë në përgjithësi nuk ishte dhe nuk është kundër një dialogimi të të dy të barabartëve, të dy shteteve dhe dy kombeve që megjithate respektojne rregullat e lojës, jo ngase Serbia nuk na respektoi dhe nuk na respektôn fare, Serbia në Kushtetuten e saj na mbanë si territor te vetin, Serbia mbanë dhe ushqenë me para dhe me armë serbët dhe policinë e saj sekrete në veri të Kosovës, Serbia na bënë pengesa që prej qështjeve diplomatike e gjerë të ato kulturore e sportive, Serbia na e cenon sovranitetein dhe integritetin tonë sa here që i qohet asaj, ndërsa ne nuk kërkojmë asnjë garanci e asnjë dëmshpërblim nga ajo, këtu qëndron dhimbja dhe frika se me këto negociata do të dalim të lagur si popull dhe si shtet! Askush kuturu nuk ndanë kritika ndaj Z. Thaqi, se ai me apo pa dëshirë duhet të jetë kooperativ edhe me faktorin ndërkombëtar, jo ngase ne si popull çmojmë dhe besojmë te faktori ndërkombëtar më në krye me SHBA në, por ama populli dëshiron të jetë i informuar rreth asaj që po ndodh me këto bisedime, populli dëshironë të jetë i sigurtë se më në fundë Kosova do të ruaj territorin e vet sepse këtu është alfa dhe omega e gjithë qështjesë madhore, ngase nëse na preken ingerencat rreth territorit tonë atëhere nuk do të ketë fare paqe në këtë pjesë të Evropës. Si për qudi sot janë të heshtur dhe të shurdhuar në vesh të gjithë ata që dikur ishin të zhurmshëm, ishin të pakompromisë kundër Presidentit Rugova, të cilin edhe e vënin nepër lista të caktuara likuidimi, vërtet sot të tillët nuk dëgjohen ose edhe kur dëgjohen ata mburren me prijësin e tyre, ata edhe duhet të mburren me të dhe kliken e tij, ngase që të gjithë janë shëndërruar në milionera, në biznismena, në udhëheqes Institucionesh, në udhëheqes Kolegjeve private, në politikaj, analistë, profesorë e çka jo tjetër, si rezultat i shpërlarjesë së parasë se vjedhur dhe të kontrabanduar edhe në bashkëpunim me bandat serbe nga Serbia, përmes veriut të Kosovës, pra nga të tillët tani më nuk kanë frikë pushtet mbajtësit e Kosovës sepse ata atyre ua kane mbush gushat me të gjitha të mirat e mundëshme, e populli sot jeton nën mesataren e prekshme të jetesës. Kosova sot gjendet e pushtuar nga një pushtet dhe Parlament jo legjitim, Kosova sot ecë e pasigurtë drejtë të ardhmës, ngase ende nuk e ka rrumbullaksuar sovranitetin e saj, Kosova sot ballafaqohet me hajni, korrupcion ,dhe me krim të madh politik dhe ekonomik, andaj e vetmja mundësi që këto qështje mos të gjenden në rendë të ditës për vet Popullin, janë krijimet e situatave të caktuara alla shiki-ste siq është vet qështja e jo kinse dialogimit, por e negocimit me Serbin. Një gjë duhet thënë haptas, të besojmë se nuk ka asnjë shqiptar që do të lejonte veten të lëshonte pe karshi Serbisë, këtë nuk e besojmë dhe nuk e mendojmë asesi as për H. Thaqin, ngase ai vërtet ka meritat e veta rreth proceseve të kaluara për Kosovën, por frika mbetet te mos gjeturia, mos dija dhe dhashtë Zoti te jo shantazhi në të cilin ai mundë të gjindet si person. Kosova do të mbijetoi ngase të tillë e projektoi themeluesi i saj Ibrahim Rugova, i cili edhe nga amshimi lutet ende për Dardanin, dhe shpirti i tij as për së gjalli e as për së vdekuri nuk i mallkoi as ata që u munduan të ia nxijnë jetën, por ne të gjallët e kemi obligim qytetarë, njërëzor e kombëtar, që ata dhe ato që pollen ata marksitë-leninista kundër Njerëzve të fortë të Kosovës mos të i mbulojmë me pluhur, por të i tregojme kudo dhe kurdo, ngase përndryshe do të denohemi kolektivishtë si frikacak dhe lakmiqar ndaj të keqes. Le të bisedohet me Serbin, por le të kihet kujdesë se populli nuk han bar, jo jo....edhe pse veriu i Mitrovicës ështe vërtet në pikëpyetje? Të presim se a mos do të digjet flamuri i Serbisë nga Faikat, Muharremat dhe yryshniket e tjerë të SHIK-PDKsë....që dikur digjnin Flamurin madheshtor të shqiptarisë, FLAMURIN DARDAN, he Zoti i marroftë për mote.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 14:43:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015