DITA E ASHURES DHE CDO GJE QE LIDHET ME TE (Synetet dhe bidatet e - TopicsExpress



          

DITA E ASHURES DHE CDO GJE QE LIDHET ME TE (Synetet dhe bidatet e saj).. Bismilahirr-rrahmanirr-rrahim. 1) Historiku i Ashures Dita e Ashures ka qenë ditë e dalluar edhe te popujt e kaluar. Ka qenë ditë e bekuar ashtu siç transmetohet në Sahihul-Buhari dhe Muslim se arabët në periudhën e injorancës kanë agjëruar në këtë ditë, kanë agjëruar Kurejshët këtë ditë si dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Meke para se të bëjë hixhret. Aishja, radijallahu anha, thotë: Kurejshët e agjëronin ditën e Ashurasë në xhahilijet. Këtë ditë e agjëronte edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në xhahilijet dhe pasi që shkoi në Medine edhe të tjerët i urdhëroi të agjërojnë. Kur u obliguam të agjërojmë muajin e Ramazanit, dita e Ashures mbeti të agjërohet sipas dëshirës. Si duket agjërimi i kësaj dite tek arabët kishte mbetur nga feja e pastër e Ibrahimit, alejhis-selam, që më vonë u shtrembërua. Është cekur nëpër disa transmetime se kjo ditë ka qenë e bekuar qysh në kohën e Nuhit, alejhis-selam. Transmeton Ebu Hurejreja se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë disa hebrenjve të cilët agjëronin ditën e Ashures. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i pyeti për shkakun që i shtynte ata të agjërojnë këtë ditë e ata u përgjigjën: kjo është dita në të cilën All-llahu e ka shpëtuar Musain, alejhis-selam, ... dhe në këtë ditë është ndalur anija e Nuhit, alejhis-selam, në kodrën Xhedva, dhe për këtë agjëroi Nuhi dhe Musa në shenjë falënderimi All-llahun, subhanehu ve teala. (Transmeton Ahmedi. Në zinxhirin e këtij hadithi është Habib ibën Abdullah el-Ezdij) Profeti (alejhi salatu ue selam) kur erdhi në Medine shikoi çifutët që agjëronin në këtë ditë dhe tha: “Kjo është një ditë e mirë. Në këtë ditë Allahu shpëtoi Beni Israilët nga armiku i tyre, prandaj Musai agjëronte këtë ditë. Mua më takon që ta agjëroj më shumë se sa ju. Prandaj Profeti (alejhi salatu ue selam) agjëronte këtë ditë dhe urdhëroi agjërimin e saj.” (Buhariu) Kurse në transmetimin e Muslimit thuhet: ”Kjo është një ditë e madhe, në të cilën Allahu shpëtoi Musain e popullin e tij dhe fundosi Faraonin dhe popullin e tij, për këtë arsye agjëronte Musai si falenderim ndaj Allahut, prandaj edhe ne e agjërojmë.” 2) Disa vecori te kesaj dite. **Kjo ditë është shumë me vlerë, e nga këto që e tregojnë vlerën e saj janë disa ngjarje, në mes këtyre ngjarjeve Imam Buhariu i përmend edhe këto: 1).Në këtë ditë Musai a.s.së beshku me Israilët kaluan detin e kuq dhe shpëtuan nga Faroni,ndërsa faraoni u mbyt. 2).Nuhi a.s me besimtarët e tij zbritën në kodrën Xhudijj, dhe shpëtuan nga përmbytja e ujit. 3).Junusi a.s. doli nga barku i peshkut në breg të detit. 4).Allahu xh.sh. ia fali Ademit a,s,gabimin që bëri në xhennet duke e hëngër pemën e ndaluar. 5).Karavani duke udhëtuar për në Egjipt, shpëtoi Jusufin a.s nga bunari. 6).Në kët dit është lindur si dhe është larguar prej kësaj bote Isai a.s. 7).Në kët dit është lindur Ibrahimi a.s, si dhe shpëtimi nga zjari ka ndodhur po në kët dit. .Në kët dit i është kthye të pamurit Jakubit a.s. 9).Në kët dit Ejjubit a.s.i është kthye shendeti,pas nji sëmundje të rëndë dhe të gjat. 10).Sulejmani a.s mori sundimin ndaj Israilve. 11).Në kët dit Muhammedi a.s frimëzohet nga Allahu xh.sh. se i jan falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshme. ***Poashtu në këtë dit ndodhi krimi ndaj ehli bejtit, vrasja Huseinit djalit të Aliut dhe Fatimes, nipit të Pejngamberit a.s. 3) Nxitja për agjërimin e kësaj dite: * Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Agjërimi më me vlerë pas agjërimit të muajit të Ramazanit është ai i muajit Muharrem.” (Muslimi) * Dita e Ashurës është nga ditët më me vlerë të vitit dhe agjërimi i kësaj dite është mjaft i pëlqyer. Ibn Abasi (radijallahu anhuma) ka thënë: “Nuk e kam parë Profetin (alejhi salatu ue selam) që synonte agjërimin e një dite me vlerë, se sa Dita e Ashuras dhe muajin e Ramazanit.” (Buhariu) *Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka nxitur myslimanët për të agjëruar këtë ditë duke shpresuar që All-llahu, subhanehu ve teala, me këtë ti shlyej mëkatet e një viti të plotë. Transmeton Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është pyetur për agjërimin e ditës së Ashures dhe është përgjigjur: I shlyen mëkatet e vitit të kaluar. (Transmeton Muslimi) kurse në transmetimin e Ibën Maxhes qëndron: Unë shpresoj që me agjërimin Ashures ti falë All-llahu, subhanehu ve teala, mëkatet e vitit që ka kaluar . *Kësaj dite është e pëlqyer t’i shtohet edhe një ditë para apo mbrapa me agjërim, në mënyrë që mos të ju përngjasohet jehudëve. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) tha: “Sikur të jem në vitin e ardhshëm, do ta kisha agjëruar edhe ditën e nëntë (një ditë para saj)”. (Transmeton Muslimi) Kjo tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka kushtuar rëndësi të posaçme kësaj dite deri në fund të jetës së tij. Ai në lidhje me këtë saqë ka thënë: Po të jem gjallë deri në vitin e ardhshëm do ta kisha agjëruar edhe ditën e nëntë. Transmetuesi thotë: erdhi viti i ardhshëm e Pegamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tani më kishte vdekur.(Muslim) Ibën Haxheri në Fethul-Bari thotë: nga kjo nënkuptohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka agjëruar ditën e dhjetë dhe dëshiroi të agjërojë edhe ditën e nëntë mirëpo nuk arriti për shkak se ndërroi jetë. • Por, nëse agjërohet vetëm dita e Ashurës, duke mos i bashkangjitur asaj ditë tjetër, sipas Ibn tejmijes nuk ka ndonjë pengesë. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: Agjërimi i ditës së Ashurës i shlyen mëkatet e një viti dhe nuk është mekruh nëse agjërohet vetëm një ditë. (El-Ikhtijarat . 10) • Pra me fjalë të tjera lejohet të agjërohet: Dita e 9 bahsk me të 10. Ose dita e 10 me të 11. Ose dita e 9-10-11. Pra tre ditë rresht. ** Agjërimi i ditës së Ashures te myslimanët ka kaluar në disa etapa: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjëronte këtë ditë qysh në Meke siç përmendëm më lartë. Po ashtu agjëroi pasi që bëri hixhret në Medine dhe i urdhëroi myslimanët të agjërojnë. Kështu ishte para se të shpallet obligimi i agjërimit të muajit Ramazan. Ibën Haxheri në librin e tij Fethul-Bari thotë: Selefi nuk kanë qenë të një mendimi se a ka pas agjërim të obliguar para Ramazanit apo jo? Pjesa dërmuese e tyre (e kjo është edhe mendimi i shafijve) kanë përkrahur mendimin se nuk ka pas agjërim të obliguar para Ramazanit asnjëherë. Mendimi tjetër (këtë mendim e përkrahin hanefijtë) është se agjërimi i parë i obliguar për njerëzit ka qenë dita e Ashures e pasi që shpallet obligimi i Ramazanit derogohet vendimi për ditën e Ashures. Prej argumenteve të shafijve është hadithi merfu që e transmeton Muaviu, radijall-llahu anhu: All-llahu nuk iu obligoi agjërimin e kësaj dite. Hanefijtë kanë marrë për argument hadithin e Ibën Omerit dhe hadithin e Aishes, radiall-llahu anha, të përmendur më lartë ku qartë shihet urdhri për agjërim si dhe hadithin që e transmeton Rubejj bint Muavvedh: Ai që është gdhirë duke agjëruar le ta plotësoj agjërimin e tij. Ajo tha më tej: çdo herë e kemi agjëruar atë ditë dhe i kemi shtyrë fëmijët tanë të agjërojnë.(Muslimi) Argument tjetër i hanefijve është hadithi që e transmeton Seleme ibën Ekva ku Pejgmberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ditën e Ashures ka thënë: Kush ka ngrënë le të agjërojë pjesën e mbetur të ditës e ai që nuk ka ngrënë le të vazhdojë agjërimin (Buhariu dhe Muslimi) Ibën Haxheri në Fethul-Bari thotë: Ajo që nënkuptohet prej fjalëve të dijetarëve, pa pikë dyshimi, është se agjërimi i Ashures nuk ka qenë obligim apo se ka qenë obligim e pastaj është deroguar. Ibën Haxheri vërteton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar myslimanët për herë të parë të agjërojnë ditën e Ashures në fillim të vitit të dytë të hixhretit. Këtë e argumenton fakti se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, emigroi në Medine në muajin Rebiul-evvel kështu që dita e parë e Ashures për myslimanët në Medine ishte vitin e dytë të hixhretit. Në po të njëjtin vit bëhet obligim për myslimanët agjërimi i muajit të Ramazanit dhe derogohet obligimi i agjërimit të Ashures (kjo e fundit sipas mendimit të hanefijve) dhe mbetet vendimi i kësaj vepre sunne muekkede . Ibën Haxheri nga e gjithë kjo konkludoi se dita e Ashures ka qenë obligim vetëm një vit e pastaj ky vendim ndryshohet në vepër të preferuar. Ibën Abdul-Berri përmendë Ixhma-në se agjërimi i kësaj dite tani nuk është obligim por mustehab (vepër e preferuar). Hadithet që aludojnë se kjo ditë është mustehab të agjërohet janë të shumtë. Po përmendim disa në vijim: Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Muaviu, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: Këtë ditë të Ashures All-llahu nuk ua ka bërë obligim ta agjëroni. Unë agjëroj, ai që dëshiron, le të agjëroj e kush dëshiron të ushqehet le të ushqehet. Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Nuk kam parë të Dërguarin e All-llahut të mbivlerësoj ndonjë ditë ndaj ditëve tjera me agjërim përveç kësaj dite: Ditës së Ashures dhe këtij muaji d.m.th. Muajin e Ramazanit. (Buhariu dhe Muslimi) Transmeton Muslimi nga Ebu Katadeja i cili thotë: I Dërguari i All-llahut tha: Shpresoj tek Allahu, subhanehu ve teala, që me agjërimin e ditës së Ashurasë ti shlyej mëkatet e vitit që ka kaluar. Transmetohet nga Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Agjërimi më i mirë pas muajit të Ramazanit është në muajin e All-llahut Muharrem . Na tregon zonja e nderuar, Rubej bint Muavedh ibën Afra, se Pegamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mëngjes të ditës së Ashures dërgoi lajm nëpër të gjitha fshatrat e Ensarëve përreth Medinës: Se ai që është gdhirë duke agjëruar, le ta plotësoj agjërimin deri në mbrëmje e ai që është ushqyer ta agjëroj pjesën e mbetur të ditës. (Buhariu dhe Muslimi) Si duket kjo ka ndodhë në kohën kur agjërimi i Ashures ka qenë obligim. Më tej kjo zonjë përmendë se pas këtij urdhri të përgjithshëm për të agjëruar madje edhe ata që kishin ngrënë në fillim të ditës, myslimanët janë kujdesur me mish e me shpirt për të agjëruar këtë ditë. Ajo thotë: Pas atij urdhri agjëronim Ashuren dhe i shtynim të agjërojnë edhe fëmijët tanë të vegjël. Shkonim me ta në xhami dhe loznim për tua harruar ushqimin. Kur kërkonin ushqim, ua jepnim lodrat për ti mashtruar dhe kështu për të plotësuar agjërimin. 4) Disa gjëra që nuk kanë të bëjnë me Ashuren: Janë transmetuar shumë hadithe që kanë të bëjnë me Ashuren e që i kanë përmendur dijetarët në librat e haditheve të trilluara. Më i njohur është hadithi për ndihmën e të varfërve ditën e Ashures e për këtë nuk ka asnjë hadith të saktë por gjithë që është transmetuar në këtë temë janë hadithe të dobëta siç kanë përmendur dijetarët e hadithit. Zanafilla e gjithë kësaj si duket kthehet te zënka ndërmjet injorantëve të EHLI SUNNETIT dhe SHIAVE. Është e ditur se Husejni, radijall-llahu anhu, është vrarë në ditën e Ashures. Vrasja e tij ka qenë rastësi. Shiat e tepruan në këtë gjë dhe e bënë këtë ditë, ditë të pikëllimit, vuajtjes dhe mbajtjes zi. Ata i nxinë fytyrat në këtë ditë, i rrahin gjokset dhe shpinat e tyre, vajtojnë, bërtasin, qajnë e bëhen sikur qajnë. Ata me këtë mendojnë se afrohen tek All-llahu, subhanehu ve teala, për shkak se janë injorantë dhe të humbur. Ata në këtë ditë organizojnë gosti e ceremoni. Disa injorantë të EHLI SUNNETIT duke dashur që ti hidhërojnë e ti kundërshtojnë këta të humbur, trilluan hadithe që flasin se në këtë ditë myslimani duhet pastruar e parfymosur, duhet zbukuruar e zbardhuar, si dhe nxitin që të ndihmohen të varfrit, e tjerë. Për këtë shumë mirë e ka thënë një fjalë Ibën Xheuzi: “Disa injorantë të EHLI SUNNETIT patën për qëllim zemërimin e Rafidijve dhe për këtë trilluan hadithe për vlerën e Ashures kurse ne jemi larg dy palëve. Është vërtetuar se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar agjërimin e Ashures kur ka thënë: agjërimi i Ashures i shlyen mëkatet e një viti. Mirëpo ata nuk u kënaqën me këtë por deshën me tepër dhe ranë në gënjeshtër.” Prej këtyre haditheve të trilluara është fjala: Kush lahet ditën e Ashures nuk sëmuret asnjëherë përveç sëmurjes së vdekjes, e kush i lyen sytë me kuhël, nuk do të gleposen sytë e tij atë vit (Hadithi është i trilluar)). Dijetari Merij el-Kermij pasi që cekë këtë hadith thotë: Kështu edhe ngjyerja me këna ditën e Ashures, e gjithë kjo është gënjeshtër dhe trillim me pajtimin e të gjithë atyre që njohin shkencën e Hadithit. Pastaj përmendi fjalën e Ibën Tejmijjes: Asnjëri prej imamëve nuk e ka preferuar larjen e trupit ditën e Ashures, as kuhlin, as ngjyerjen me këna e as të ngjashme. Shkaku i trillimit të këtyre haditheve kanë qenë Rafidijt të cilët shfaqin pikëllim, vajtim, mosdurim, mundim të trupit dhe të kafshëve në ditën e Ashures për shkak se Husejni, radijall-llahu anhu, është vrarë në këtë ditë. Kjo shkaktoi që një grup prej Ehli Sunnetit të trillojnë hadithe për ti kundërshtuar veprat e atyre bidatcive. Kështu kundërshtuan të kotën me të kotë dhe e kthyen bidatin me bidat. = Është pyetur Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) për veprimet që bëjnë njerëzit këtë ditë, siç është: Larja e të gjithë trupit, përshëndetja me dhënien e dorës, gatimi i grurit, shfaqja e gëzimit, etj. Ai është përgjigjur: Falenderimi i takon Allahut për gjithçka. Nuk është transnetuar asnjë hadith i saktë në lidhje me këto veprime dhe të tjera si këto, as nga shokët e tij, as nga tabi-inët apo katër imamët e medh-hebeve. Gjithashtu ka përmendur edhe bidatet e shijave të cilët këtë ditë e konsiderojnë si ditë mërzie, vajtimi duke grisur rrobat dhe duke goditur veten. Dhe për këta thotë: E keqja dhe sherri që sjellin këta njerëz për fenë islame nuk i numëron dot as oratori më mirë. E mbyll fjalën e tij duke thënë: Një grup e konsiderojnë këtë ditë si feste dhe ditë gëzimi, kurse të tjerët e shfaqin si ditë mërzie dhe zemërimi dhe të dyja grupet janë jashtë traditës profetike. Pra, në këtë ditë nuk veprohet asgjë e veçantë përveç agjërimit. Në lidhje me këtë ditë ka edhe bidate tjera që nuk kanë bazë në fenë tonë por neve na mbetet të përkujtojmë gjithmonë fjalën e Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Kush shpikë në fenë tonë diçka që sështë prej saj ajo është e refuzuar(Buhariu dhe Muslimi) dhe fjalën e tij: Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjërat më të këqija janë shpikjet në fe dhe çdo shpikje në fe është humbje (Muslimi) Përmblodhi hoxhë Abdurrahman OSMANI
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 10:58:34 +0000

Trending Topics



"min-height:30px;">
Here is a sneak peak of one of the many new things to come for
Safety Net As a child, I would love to watch acrobats in a
Its simply astounding to me, that a grand jury can look at this

Recently Viewed Topics




© 2015