¤ DORDOLEC PËRSHESHI ¤ Ah Shqipëria ime, ku je - TopicsExpress



          

¤ DORDOLEC PËRSHESHI ¤ Ah Shqipëria ime, ku je katandisur, Në dorë dordolecash ngjyrë pinku ?! Rrokullim pas rrokullime, në kallpe dinamiti, Zbërthyer copash nga monstra përsheshi ! Lavatriçe parash, ndër motele komardaresh, Ku buçe e zagarë; hedhur themelet e moralizmit...... Pankarta të frikshme; me esenc demokratizimi, Ndër lobingje sharlatanësh, që derdhin kesh - vyrtytin...! Ah Shqipëria ime, rënkon në dhimbje torrovanesh..., Që ngjyejnë e lëpijnë, në çdo sahanë ! Snjohin nder; as moral. Katapultohen si hiena, ndër kope luanësh.... Fyt më fyt për kauza idiote! Me një sfer a kallp Ckatre; porosisin arkivole, Shesin shënd e ver, në faqe të parë....! Dhe me rekomandim, miq të shoqërisë civile, Transplantim, me fitila të infiltruar - aktivistësh...., Ku më i miri; doç laviresh. Ah Shqipëria ime, noto në dete tranzite, Për një kauz, për një çmimë revoltash. Pse heshtë njeri? përballë kësaj katrahure ! Çohu, dil nga rreshti! sharlatanët thjeshtë përdorin . Ou, a në traditë e kemi me u ba Masha ?! Çohu, bre burri dheut! dete narkomenësh, Jo, kurr skanë me na e vjedhë Atdheun . +Edmond Myftaraj+
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 15:48:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015