DOSJA E DHUNIMIT: „VAJZAT E REJA, PAS AKTIT BARBAR I ÇONIN NË - TopicsExpress



          

DOSJA E DHUNIMIT: „VAJZAT E REJA, PAS AKTIT BARBAR I ÇONIN NË SERBI“ Përmbajtja e lëndës: · Strategji mizore për poshtërimin moral dhe shpirtëror të shqiptarëve, · Po ku je o zot! Njëri më çnderonte mua e tjetri time bijë…, · Plaga e Arbenitës dhe së motrës, · Tragjedia mbi dëborë – çnderimi i vajzave 13 dhe 14 vjeçare! · Neri kishte vdekur. Njëri nga katilët po e çnderonte edhe ashtu të vdekur!!! · … njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve: “Ja unë po pi gjak shqiptari” · Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini: “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve…” Shkruan: Luljeta SELIMI * ( pashtriku.org – 23. XII. 2007 ) Strategji mizore për poshtërimin moral dhe shpirtëror të shqiptarëve “Pas dhunimit, vajzat e reja i transferonin në Serbi. Ushtarakët serbë kishin ngritur një infrastrukturë të tërë për të siguruar gjahun e seksit për taborët e Arkanit”. Kjo e vërtetë tronditëse që vjen nga rrëfimet e viktimave të barbarisë së shfrenuar serbe në Kosovë është një tragjedi më vete. Nuk mjaftoi për këto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave monstruoze në vendlindje, por brishtësia dhe sensualiteti i tyre do të bëhej mall tregu për kabaretë dhe lokalet e seksit në Beograd e gjetkë në Serbinë e Milosheviçit. Në të gjitha dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, veçohet fakti që asnjë prej vajzave të çuara forcërisht në Serbi gjatë ditëve të luftës në Kosovës, nuk është rikthyer pranë familjes. Ka të dhëna se bashkë me përfundimin e operacioneve të NATO-s, që gjunjëzoi përfundimisht ushtrinë fashiste të Milosheviçit, pjesa më e madhe e tyre u zhdukën e u vranë në kushte misterioze. Gjithsesi, deri më sot, asnjë organizëm ndërkombëtar nuk është interesuar për të nisur hulumtimin rreth fatit të këtyre vajzave që kanë humbur pa adresë. Janë vetëm familjarët e tyre që rendin e rendin pa shpresë për të mësuar diçka për atë që ka ndodhur me to. Po ku je o zot! Njëri më çnderonte mua e tjetri time bijë… H. G., nga Prishtina duke fshirë lotët, me trupin që i dridhej si purtekë, duke shtrënguar duart dhe duke shikuar herë kah vajza e herë kah dritarja filloi rrëfimin e vet të dhembshëm: “Prishtina gjatë bombardimeve për herë të parë po e përjetonte luftën. Kur filloi ushtria, policia dhe paramilitarët t’i nxirrnin njerëzit nga shtëpitë e tyre vetëm atëherë ua besova vatrave të luftës që ishte ndezur gjithandej Kosovës. Unë vetë, nuk ia kisha hapur askujt derën, dhe kur na nxorën jashtë s’kisha forcë të trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot në popull se nuk ia beson kurrë i ngopuri të uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtë me ata që ishin kundër luftës, sepse ishim mësuar që të tjerët të vriten në demonstrata, të tjerët të dalin në protesta, të tjerët të vuajnë e shpresonim se do të mund të fitonim në kurriz të të tjerëve! Kur na nxorën dhe dëbuan nga shtëpia, të parin morën tim shoq. Ndërkohë vajza filloi të qante me zë. Nga shtëpitë, kishin filluar të përzinin edhe fqinjët tanë. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dërguan në shkollën fillore “Naim Frashëri”. Bëheshim rreth 20 femra, kryesisht të reja. Dy që ishin mbi të 50 i vranë menjëherë! Natën e parë nuk erdhi askush, kurse të nesërmen në mëngjes erdhën dhe na zhveshën lakuriq të gjithave. Dy vajza të reja i morën dhe ne nuk dinim asgjë çka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrë më. Thanë se i çuan në Serbi, ku i priste banditi Arkan. Të nesërmen erdhën disa ushtarë dhe morën shtatë nga ato që u pëlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk më plasi zemra kur më morën vajzën. E sollën pas pesë orësh të përgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerë trupin vende-vende. Mu afrua duke u dridhur dhe më tha me gjysmë zëri: “Nënë të lutem merr diçka dhe më bjerë në kokë që të vdes, që mos të ndjehem e poshtëruar, të lutem…”. Klitha e qava, por askush nuk mund të më ndihmonte. Dy ditë më vonë i morën edhe disa të tjera dhe nuk i kthyen më. Dhe ato pasi i përdhunuan barbarisht ja çuan dhuratë Arkanit në Serbi. Të nesërmen më morën bashkë me vajzën. Njëri më çnderonte mua e tjetri time bijë. O Zot! Çfarë bishash pa shpirt! Nuk më kujtohet çka ndodhte me mua kisha hallin e vajzës, kur provova t’i mëshoj njërit, më la, nuk më çnderonte më, por më lidhi dhe filloi të m’i hiqte thonjtë me pincën e rrymës. Vajzën time e kthyen në dhomën ku na kishin lënë, kurse mua më detyronin t’i shikoja të gjitha femrat që po i dhunonin me radhë. E di se ishin më shumë se njëzet. Kaluan disa ditë e unë qëndroja e lidhur dhe pa futur gjë në gojë, madje as ujë. Disa ditë më vonë më hodhën në një bodrum bashkë me gjashtë gra të tjera të moshës sime, kurse vajzat e reja i çnderonin çdo ditë. Veç zoti e di sa kam qarë e bërtitur për atë që shikoja me sy! Detyrohesha t’i shikoja përpëlitjet e trupave të njomë, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund të bëja gjë! - Kush thotë se njeriu çmendet nga tmerri? - Kush thotë se njeriu vdes nga dhembja? Tmerr dhe dhimbje më të madhe nuk më kishte shkuar në mëndje se do të provoja ndonjëherë, por ja që mbeta gjallë. Plaga e Arbenitës dhe së motrës Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e së motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ecte e detyruar për në stacionin e trenit. Asaj as që i shkonte në mëndje se motra 16-vjeçare kishte vdekur pas torturave nga kriminelët serbë. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste… Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që Arbenita ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkitnin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhvishemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Kur humbi vetëdijen, unë arrita t’i iki nga duart policit që më mbante në dhomë bashkë me të tjerat. Ajo nuk jepte shenja jete, dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. ( Shikoni një femër të përdhuar e pastaj të vrarë nga barbarët “mesjetarë” të shek.XX dhe disa veshje të brendshme, litarë e shprica droge – Këtu I 1 I 2 ) Unë po qaja dhe polici që më mbante mu afrua dhe më detyroi me majë të thikës të shtrihem. Kur e pashë se edhe mua do të më çnderojnë, shpejt e mora një vazo, që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi… Nuk ka gjë më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse vazhdoj të jetoj! Sapo desha të iki, pashë që të njëjtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, ata filluan të m’i heqin thonjtë me pincën e rrymës. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shihet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai. O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur!… ”, përfundoi rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo ditë kurrë më nuk e pashë motrën time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë te vdisnin në duart e banditëve, ushtarë e policë. Nuk më kujtohet se kush na nxori nga aty. E di se pas luftës frikohesha të kthehesha në shtëpi. Ende nuk mund të besoj se lufta ka mbaruar… Tragjedia mbi dëborë – çnderimi i vajzave 13 dhe 14 vjeçare! Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë, e vetmja nga familja jonë, kisha mbetur në fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagëti, dhe ato, pas burgosjes së vëllezërve, ishin burimi i vetëm i jetesës tonë. Viti ‘99 më bllokoi dhe nuk kisha gjasa më të dilja nga rrethi i hekurt i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve, që kishin rrethuar Drenicën dhe Dukagjinin. Përveç meje, në fshatin tonë kishin mbetur edhe katër vajzat e xhaxhallarëve. Gatuanim për më shumë se 30 veta. Ishim të gjitha gra. Kur afroheshin milicët, shkonim në malin më të afërt. Pas disa ditësh filluam të sëmuremi nga të ftohtit. Të ftohtit dhe acari jetën në mal e bënin të padurueshme. Në të gjitha lëvizjet ishim në vëzhgimin e forcave serbe, të cilët na hetonin kur ndiznim zjarrin. Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më të vegjël na u sëmurën u kthyem në shtëpitë tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimisht! Një grua nga rrethi i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe iku. Ndodhi një ditë kur papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte vetëm 14-vjeçare. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unë jam zot për shqiptarët, dhe nuk duroj fyerjet”, tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë. Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duart. Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e mbanin. E shtriu në borën e ftohtë, dhe po e çnderonte. Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim t’i afroheshim. Vetëm po shikonim të tmerruara. Neri kishte vdekur. Njëri nga katilët po e çnderonte edhe ashtu të vdekur.!!! Një automatik që e kishim të fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumë nga ata kishin drejtuar sytë te ai që po e dhunonte motrën tonë, motra e saj që ishte më e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarëve, që ishin në dhomë. Të pestë ranë të vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët e tjerë hynë në dhomë, duke thënë se edhe ata janë të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që e kishte automatikun në dorë deshi të shkrepë në një polic, nga jashtë njëri nga policët e tjerë e qëlloi dhe ajo ra në tokë e përgjakur. Një nga ata e mori në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët po e çnderonte edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikë më theri në kraharor dhe gjaku im pikonte në tokë. ( Shikoni një nga qindra bunarët me kufoma të shqiptarëve KËTU ) ( Shikoni disa thika të përgjakur KËTU ) Unë fillova të klith dhe ashtu si në ëndërr pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G-në, e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash, që ai po e dhunonte në borën e ftohtë, G., përpiqej të rezistonte, por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte e përgjakur e tëra dhe nuk mund t’i duronte më dhimbjet. Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhembje, pashë se si i njëjti serb që po e dhunonte G-në, e hodhi atë në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh-në, që unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se në atë bunar e hodhën të gjallë dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit ngase po dëgjoheshin të shtënat në malin e afërt, ashtu gjysmë e zhveshur u fsheha pas disa luleve të vjeshtës dhe “murit të gjallë”, shumë shpejt, sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë mbi vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit, e unë mbeta përgjithmonë e lënduar. Edhe sot, ani pse gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin skenat e tmerrshme që ma nxinë jetën përgjithmonë. … njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte Gjakun tim, dhe u thoshte shokëve: “Ja unë po pi gjak shqiptari” Shtatëmbëdhjetëvjeçarja R. S., nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngrinte kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë nga të prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje në fytyrë, jo vetëm atë, por çdo gjë rreth saj, sikur e bënin më të mjerë e të mërzitshme. Gjithsesi ajo gjeti forca për ta treguar ferrin që kishte përjetuar: “Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi të shkonim në ndonjë vend më të sigurt qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi. Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake. Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka; vrisnin, keqtrajtonin, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të gjithë banorët e viseve buzë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, sikundër edhe ne. Nga granatimet që bëheshin përreth, shpesh nuk mund ta bënim asnjë sy gjumë, e as të fusnim bukë në gojë. Disa ditë para se të fillonin bombardimet shkuam në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur më tepër se dhjetë mijë banorë. Edhe aty nuk dihej çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Shtëpitë e fshatit Barilevë ishin shumë të vogla për t’i pranuar të gjithë ata njerëz, ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe të flinim. Të gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë me vete: “Sikur të na shpëtonin fëmijët”. Dhe erdhi dita, të cilës iu druanim aq shumë. Bishat serbe arritën në fshat. Së pari na i morën të gjithëve stolitë e arit dhe paratë e pastaj filluan t’i ndajnë burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllain, sepse nuk kishte asgjë të vlefshme t’ju jepte policëve të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllait, i cili më shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli sytë përgjithmonë. Kraharorin ia kishin marrë disa plumba, këmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unë shtrëngoja grushtet dhe mallkoja nëpër dhëmbë e pafuqishme. Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në Prishtinë dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi shumë pak. Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante për krahu kur po më ndanin më këshilloi: “Bëhu gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë”. Dhe kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duart, por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më zhvishte. I kisha duart e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më çnderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djathë e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej, por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë, kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve: “Ja unë po pi gjak shqiptari”. Vetëm Zoti mund të dinte sa kohë ata do të loznin ashtu me mua, sikur mos të fillonte një shi i rrëmbyeshëm. Ikën ata dhe unë mbeta gjallë. Sot, edhe po të përpiqem t’i kthehem jetës, e di që çdonjëri që më njeh e di të vërtetën. E unë sa herë e prek fytyrën time, kujtimet e hidhura më rishfaqen dhe jeta ime bëhet e pavlerë”. Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini: “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve…” Pesë ditë e dhunuar nga ushtarët “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve, pastaj thirri ushtarët që mu sulën me tërbim. Vajzat e tjera i dhunuan oficerët e tjerë, të cilët pasi mbaronin punë me to, ua jepnin ushtarëve”. Kështu e nisi rrëfimin e saj për mjeken në Tiranë vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetë ditë me radhë nga ushtarët në një kazermë ushtarake. Më në fund arriti të bindej dhe filloi të rrëfejë me lot në sy tërë atë skenë makabre. “E çfarë duhet t’u tregoj? Çka do të mund të rregulloni në plagën e madhe që shkaktuan serbët? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njëjtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë? ”. Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndijë është të bëj diçka për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u tjetërsua në pamje dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtet e vegjël e të dobët. Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini, siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duart e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për incizim. Vogëlushja prapë hodhi vështrimin mbi horizont, sikur atje të shihte atë që ndodhi, dhe shtoi ngashëryeshëm: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filloi të ikte. Ne femrat vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën, ne nëntë femrave, na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, morën njërën prej nuseve dhe pas disa çasteve nga dhoma, ku e futën filluan të dëgjohen klithjet e saj. Pas disa çasteve, kur reshtën klithmat, u dëgjua një breshëri automatiku. Aty kishte përfunduar jeta e saj. Këtë do ta kuptoja vetëm pas tri ditësh, kur do të më vinte radha edhe mua për të hyrë në bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi më futën aty, m’i shqyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më çnderoi njëfarë gjeneral Vujiç, sa munda të lexoj në uniformën e tij. *** Ditën e pestë arrita t’i zgjidh duart dhe u përpoqa të hakmerresha, duke e goditur me çfarë mu gjend atë farë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra. Si dënim, më dërguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën një dyzinë ushtarësh, të cilët më dhunuan barbarisht dhe pa mëshirë. Ditën e parë më dhunuan mbi tavolinën e bukës, ndërkohë që përballë meje çnderonin edhe tri vajza të tjera. Madje, atyre ua prenë edhe organet gjenitale, duke i lënë të vdekura në vend. Assesi nuk më kujtohet kur më lanë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetoj. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukem nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj veten, si t’i dal përpara familjes, miqve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje”, përmbylli vajza nga Dukagjinit me lot në sy. · Luljeta Selimi është autore e librit « Rrëfime tronditëse » · Fotolinqet janë siguruar nga moderatori i pashtriku.org ( Ky shkrim është shkëputur nga Libri në dorëshkrim “Lulja në mes hekurave” të autorit Riza Lahi, që pritet të botohet shumë shpejt ) -------------------------------------- - Flet Luljeta Selimi: « UNË DRAGAN SPASIQ JAM NJERIU QË ME DORËN TIME KAM PRERË FYTIN E 50 SHQIPTARËVE ! »
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 09:04:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015