DParashikimi per Daten 2 Nentor 2013 Per te gjitha shenjat ketu - TopicsExpress



          

DParashikimi per Daten 2 Nentor 2013 Per te gjitha shenjat ketu (Klikoni Like te pakten nese e Lexoni statusin) Dashi Konfliktet dhe mosmarrëveshjet do mbarojnë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni me te qete dhe do reflektoni mbi te ardhmen. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe te mos hedhin hapa te nxituar Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se disa dite me pare dhe do keni mundësi te bëni disa transaksione me tepër. Demi Jeta ne çift do vazhdoje te jete e qete dhe pa probleme gjate kësaj dite. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do toleroni me tepër. Për beqaret me ne fund do ndizet zjarri i dashurisë dhe ata do ndihen te plotësuar. Sektori i financave nuk do ketë as problemin me te vogël. Mund te shpenzoni edhe pak me tepër për gjerat me te nevojshme. Binjaket Dite harmonike kjo për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te pamundshme dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do i shumëfishojnë takimet dhe do kenë mundësi te bëjnë zgjedhjen me te mire. Ne planin financiar nuk duhet te bëni gabime. Shmangni huate dhe lojërat e fatit. Gaforrja Nëse kohet e fundit marrëdhënia ne çift ka qene problematike, as sot nuk do ketë ndryshime te situatës. Nuk do e ulni hundën dhe nuk do kërkoni falje. Kujdes, po vazhduat kështu lidhja juaj do ftohet se tepërmi. Beqaret nuk duhet te nxitohen. Prisni edhe disa dite për te gjetur personin me te përshtatshëm. Plutoni do i influencoje pozitivisht financat dhe ato do jene ne gjendje shume te mire. Luani Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do bëni gjithçka qe marrëdhënia ne çift te ngrohet se tepërmi. Çdo moment do jete i mrekullueshëm. Edhe beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e shume personave. Për dike zemra do ju rrahe me fort. Mos ngurroni ta shprehni pëlqimin. Financat duhen pasur me ne vëmendje sepse nuk do jene shume te qëndrueshme. Virgjeresha Kënaqësia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni shume mire pranë partnerin dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por as sot nuk do mund ta gjejnë atë. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar dhe kjo do ju beje te ndiheni me te qete. Peshorja Nëse doni qe lidhja juaj te shkoje mire sot, duhet te tregoheni mete duruar me partnerin dhe here pas here ta toleroni atë. Mos mendoni se gjithmonë jeni ju qe keni te drejte. Beqaret do kenë mundësi serioze për te krijuar një lidhje. Përfitoni nga çdo ftese qe do ju behet për te dale. Ne planin financiar duhet maturi dhe sa me shume maturi. Transaksionet dhe operacionet e mëdha duhen shmangur. Akrepi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do debatoni me partnerin dhe here do dashuroheni ne mënyrë pasionante me te. Beqaret nuk do e kenë te lehte t’i shprehin ato qe ndiejnë dhe serish do kenë te njëjtin status. Financat nuk do jene te keqija dhe kjo do iu japë mundësi te kryeni ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht. Shigjetari Mos thurni ëndrra jashtë arsyes gjate kësaj dite sepse do përballeni me zhgënjime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Mire do jete te qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret do e kenë mendjen tek realizimi i një projekti profesional dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do e menaxhoni me kujdes buxhetin. Bricjapi Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do bini për asgjë dakord me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do ketë tronditje. Kujdes mos thoni gjera për te cilat do pendoheni gjithë jetën. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse rreth e rrotull do kenë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet. Ujori Dita e sotme do jete e mbushur me te papritura për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Sjellja e kohëve te fundit do jete ajo qe do tregoje nëse te papriturat do jene pozitive apo negative. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dike qe ta kenë pranë. Ne planin financiar do mërziteni shume sepse edhe pse jeni munduar shume nuk do i stabilizoni dot te ardhurat. Peshqit Sot ka ardhur momenti t’iu jepni fund disa zakoneve te këqija dhe te mundoheni te jeni me te hapur me partnerin tuaj. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do jete e bukur dhe emocionuese. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj sepse ne ketë mënyrë do i largojnë te gjithë personat qe do i joshin. Ne planin financiar do ju duhet te kryeni shpenzime te domosdoshme dhe situata do ketë tronditje.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 15:27:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015