DR. ISA MUSTAFA URON LULZIM BASHËN PER ZGJEDHJEN NE POSTIN E - TopicsExpress



          

DR. ISA MUSTAFA URON LULZIM BASHËN PER ZGJEDHJEN NE POSTIN E KRYETARIT TE RI TE PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE I nderuari z. Lulëzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës, dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. LDK-ja e ka përcjellë me shumë vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor, nëpër të cilin kaloi PD-ja. Kemi kënaqësinë e veçantë të konstatojmë se ky proces ishte një shembull i vërtetë i kulturës politike e demokratike jo vetëm për klasën politike në Shqipëri, por edhe për gjithë rajonin. LDK-ja e çmon lart kontributin e jashtëzakonshëm të PD-së dhe të Kryetarit të deritanishëm të saj, Kryeministrit Sali Berisha, për konsolidimin e shtetit shqiptar dhe integrimin e tij në strukturat euroatlantike, si dhe për mbështetjen e përhershme dhënë Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Jemi të bindur se, gjatë mandatit Tuaj, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë do ta vazhdojnë traditën e bashkëpunimit të ngushtë në mes vete, e cila është trasuar nga drejtuesit tanë historikë, Presidenti Rugova dhe Kryeministri Berisha. Duke ju siguruar për ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, ju lus që t’i pranoni urimet e mia dhe të LDK-së, si dhe dëshirën për suksese në detyrën që demokratët e Shqipërisë ju kanë besuar! Përzemërsisht, Dr. Isa Mustafa, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 14:41:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015