Dallku, kapiteni i Vorskla Poltavës . EKSKLUZIVE: Mbrojtësi - TopicsExpress



          

Dallku, kapiteni i Vorskla Poltavës . EKSKLUZIVE: Mbrojtësi vushtrrias është përzgjedhur kapiten i ekipit të Ukrainës, Vorskla Poltava pas tetë viteve të kaluara te kjo skuadër. Armend Dallku këtë vit ka marrë shiritin dhe përgjegjësinë e kapitenit të skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava. Pas tetë viteve të kaluara te kjo skuadër, Dallku është emëruar si lojtari kryesor i ekipit pasi që kapiteni i deritashëm pas 10 viteve është larguar. “Për kapiten të ekipit më është besuar mua përgjegjësia, sepse ish-kapiteni që ishte pas 10 viteve i dha fund karrierës. Kjo mendoj se është një përgjegjësi dhe privilegj për mua. Kjo detyrë për fat të mirë në dy ndeshjet e para të kampionatit ka shkuar mirë, sepse rezultate pozitive nga dy ndeshjet, të cilat i kemi luajtur jashtë fushës dhe i kemi fituar katër pikë. Shpresoj të vazhdojmë me këto rezultate”, tha Dallku për sporti1. Kombëtarja shqiptare është një temë e pashmangshme sa herë flitet me vushtrriasin. “Sa i përket ekipit kombëtar jemi në një rrugë të mbarë, ekipi ka rritje në lojë nga ndeshja në ndeshje dhe kjo na bën të besojmë deri në fund për ëndrëen që jemi të gjithë duke e ëndërruar”, tha 29 vjeçari. Sipas tij dy ndeshjet e ardhshme të kuqezinjëve janë vendimtare. “Dy ndeshjet e radhës do të janë kyqe për ecurinë e ekipit tonë sepse mendoj që shumë pikëpytje që janë do të sqarohen sa i përket grupit tonë”, tha Dallku.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 00:31:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015