Dardania Streetball Kosova 2013 Po na pret edhe një vikend i - TopicsExpress



          

Dardania Streetball Kosova 2013 Po na pret edhe një vikend i nxehtë me: Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi Pas tri garave të zhvilluara gjatë dy vikendeve të kaluara, në Pejë dhe fundjavën që shkoi në Prizren dhe Gjakovë, radhën e kanë tri turnet tjera kualifikuese të Dardania Streetball Kosova 2013. Të premtën, me 21 Qershor, karvani i streetballit kosova do të jetë sërish në aksion duke vizituar Gjilanin. Garat e Gjilanit do të zhvillohen në vendin tashmë tradicional, fushën e improvizuar para platosë së Teatrit të Qytetit. Regjistrimet për pjesëmarrje do të fillojnë në ora 9 kurse saktëisht në ora 10, do të fillojnë ndeshjet e para të Dardania Streetball Kosova 2013 në Gjilan Ndërkohë, garat do të vazhdojnë të shtunën në Ferizaj, me të njëjtin orar. Pra, nga ora 9 do të bëhen regjistrimet dhe nga ora 10 do të fillojnë ndeshjet e para të fazës së grupeve të Dardania Streetball Kosova 2013 turneut në Ferizaj. Vendi dihet, aty ku është zhvilluar për herë, sheshi para Kuvendit Komunal të Ferizajit. Krejt në fund, për ta përmbyllur këtë maratonë streetbollistike të vikendit që është para nesh, karvani i streetbollit kosovar do ta vizitojë Mitrovicën dhe fushën më të bukur dhe më atraktive për zhvillimin e këtij aktiviteti, qendrën sportive me terrene të hapura, Fatime Xhaka. Pra, të dielën nga ora 9, organizatori do të pranojë regjistrimet kurse ndeshja e parë do të zhvillohet saktësisht nga ora 10. Për t’ju përkujtuar, edicioni i 13-të tradicional i streetballit kosovar sivjet i quajtur Dardania Streetball Kosova 2013, tashmë ka dhënë tre superfinalist: Talibanët e udhëhequr nga Roland Beqiri në Pejë, Turistat e Bobit (Bob’s Turistat) skuadra e udhëhequr nga rumuni Amarucai Bogdan dhe shokët e tij nga peja , që triumfuan në Prizren si dhe RDK e udhëhequr me Driton Rracin, ekip ky që triumfoi në Gjakovë. Aktualisht , kemi pasur 42 skuadra pjesëmarrëse në 3 qytete. Peja ka dhënë 13 ekipe, një më shumë se vitin e kaluar. Në Prizreni janë paraqitur 12 ekipe, tri më tepër se vjet kurse Gjakova ka thyer rekordin e gjitha kohëve duke dhënë 17 skuadra, që është për 6 skuadra më shumë se vitin e kaluar. Si qëndronë puna me numrin e skuadrave pjesëmarrëse nëpër qytete, Gjakova ka garantuar dy ekipe në superfinale , kampionin dhe nënkampionin sepse dihet që në finalen e madhe shkojnë kampionët e shtatë qendrave dhe nënkampioni i qendrës e cila e jep numrin më të madh të skuadrave pjesëmarrëse. Kështu, ekipi Dell House nga Gjakova, aktualisht e sheh veten si superfinalistë mirëpo kjo mund të ndryshojë pas turneve në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë. Duhet theksuar se Dardania Streetball Kosova 2013 është kampionati i Kosovës në Streetball që ka hyrë në anale të basketbollit të Kosovës si edicioni i parë i pranuar ndërkombëtarisht nga FIBA 3x3 basketboll. Pranimi në FIBA, ka bërë që Streetball Kosova të sjell edhe shumë risi dhe rregulla të reja duke filluar nga regjistrimi, ku siç e keni parë edhe vet, nga sivjet lojtarët duhet të kenë dokumentet e identifikimit me vete. Pastaj, për dallim nga vitet e kaluara, sivjet lojtarëve ju dhurojmë nga dy komplete të fanellave, të cilat sivjet do të jenë të shënuara me numra nga 1 deri në 4, në përputhje me numrin e regjistrimit në fletushkë. Ndeshjet do të zhvillohen në vetëm një kategori pa dallim moshe dhe gjinie, kurse rregulla e vjetër se të drejtë loje ka vetëm një lojtarë aktiv, mbetet në fuqi. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulla e cila motivon pjesëmarrjen e vajzave në streetball, me ç’rast shënimi i streetbollisteve (vajzave) vlen dyfish. Risi është edhe kufizimi i kohës së sulmit në 12 sekonda dhe koha e lojës do të ndalet tek gjuajtjet e lira. Ky ndryshim do ta bëjë lojën shumë më dinamike dhe do të shmang zhagmitje të lojës. Ndeshja tash e tutje do të zgjas 10 minuta kurse ekipet kanë të drejtë të marrin nga një time-out prej 30 sekondave. Bonusi i gabimeve personale po ashtu ka ndryshuar, nga 4 në 7. Pra pas 7 gabimeve personale skuadra hynë në bonus, mirëpo për dallim nga vitet e kaluara, sivjet secili lojtarë do të ngarkohet edhe me gabime personale dhe ai i cili i shkakton 4 GP do të largohet nga loja. Sistemi i garave, po ashtu ka ndryshuar. Nga sivjet, në fazën e parë të garave do të zhvillohen ndeshjet në grupe me nga katër skuadra, ku secilës skuadër i garantohet të zhvillojë minimum 3 ndeshje. Më tej, nga faza e dytë e deri në finale, garat do të zhvillohen sipas sistemit të eliminimit. Kampionët e garave kualifikuese nëpër 7 qytetet kryesore të vendit tonë, do të kualifikohen direkt në Superfinale, kurse skuadra e tetë do të përcaktohet nga qyteti i cili ka numrin më të madhë të skuadrave pjesëmarrëse. Sa i përket inovacioneve ... ndoshta ai më motivues për skuadrat të cilat do të kualifikohen në Superfinale, është se sivjet do të shpërblehen të dy skuadrat finaliste . Kampioni i sivjetmë i Kosovës në Streetball do të shpërblehet me çmimin e parë prej 1000 euro kurse për dallim nga vitet e kaluara kur vendi i dytë mbeste i zhgënjyer, sivjet edhe vendi i dytë do të shpërblehet dhe atë me hiç më pak se 500 euro. Krejt në fund por që është më e rëndësishme, është ky edicioni i parë që streetballi kosovar luhet i ndërkombëtarizuar dhe i pranuar nga FIBA në kuadër të familjes e cila i numëron mbi 280 milion lojtarë të regjistruar në mbarë botën dhe mëton që në Olimpiadën verore 2016 ose më së largu 2020, të bëhet sport olimpik. “Si po zhvillohen gjërat, edicioni i sivjetmë i Dardania Streetball Kosova 2013 është shndërruar në një ndër edicionet më të bukura dhe masive të Streetball Kosova, që nga pas lufta. Bazuar në disponimin e krijuar në Pejë, Prizren dhe Gjakovë, numrin e skuadrave pjesëmarrëse që ishte më i madh se vitin e kaluar, atmosfera e krijuar dhe një shpirt të ri që në përgjithësi po e vërejmë në basketbollin tonë, pritet që këhstu të jetë edhe në qytetet tjera, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë, ku pritet të kemi po ashtu turne të bukur dhe atraktivë” ka thënë Agim Musliu, Sekretari i përgjithshëm i Streetball Kosova - Shoqatës së Streetballit të Kosovës. Pas përfundimit të garave në 7 qendrat kryesore, karvani i Dardania Streetball Kosova 2013 do të kthehet aty ku edhe e fillojë rrugëtimin e vet me 9 Qershor, në Pejë. Pas shoqërimit me muzikë diell dhe kënaqësi streetballi nëpër tërë vendin tonë dhe përcaktimit të 8 superfinalistëve, në fund, në Pejë, me 6 Korrik do të bëhet përmbyllja e edicionit të sivjetmë ku kampionit të Kosovës në Streetball, fituesit të Dardani Streetball Kosova 2013 do t’i takojë supershpërblimi i njohur si “ 1000 copa të buta”. Por, kjo nuk është e tëra sepse për dallim nga vitet e kaluara kur skuadra e cila e ka humbur ndeshjen superfinale, ka mbetur duarthatë, sivjet nënkampioni i Kosovës në Streetball do ta fitojë gjysmën e shumës kryesore. Duhet theksuar se në superfinale kualifikohen direkt 7 fituesit e turneve nëpër qytete, si dhe skuadra e 8-të superfinalste do të caktohet nga qyteti që do të ketë numrin më të madhë të ekipeve të regjistruara. Pra, edhe sivjet tradita po vazhdon: muzika, dielli dhe kënaqësitë e streetballit me Dardania Streetball Kosova 2013, tashmë e kanë kapluar Kosovën kosovastreetball.org/ facebook/officialstreetballkosova Sponsor Gjeneral: Kompania e Sigurimeve Dardania Sponsor Medial: RTV 21 dhe gazeta Zëri Sponsor Institucional : Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasada Norvegjeze, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, Federata e Basketbollit e Kosovës Sponsor të Artë : Raiffeisen Bank, Fashion Netëork Industries Sponsorë tjerë: Forma, Megasporti, Prografi, Hoteli Victory, Kompania e sigurimit fizik – SEES dhe Papilloni DETAJET TEKNIKE DHE RISITË E EDICIONIT TË SIVJETMË Regjistrimi Ndër risitë kryesore dhe shumë të rëndësishme është ndryshimi i procedurës së regjistrimit. Me rastin e regjistrimit, lojtarët duhet ta marrin me vete letërnjoftimin për të dëshmuar identitetin e tyre dhe për të shënuar numrin personal në fletushkat për regjistrim. Fanellat Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet lojtarëve do t’ju dhurohen nga dy fanella, të cilat sivjet do të jenë të shënuara me numra nga 1 deri në 4, në përputhje me numrin e regjistrimit në fletushkë. Kategoritë Ndeshjet do të zhvillohen në vetëm një kategori pa dallim moshe dhe gjinie, kurse rregulla e vjetër se të drejtë loje ka vetëm një lojtarë aktiv, mbetet në fuqi. Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregula e cila motivon pjesëmarrjen e vajzave në streetball, me ç’rast shënimi i streetbollisteve vlen dyfish nga ai i stritbollistëve. Kufizimi i kohës së sulmit Risi tjetër është limitimi i kohës së sulmit i cili do të zgjas 12 sekonda dhe koha e lojës do të ndalet tek gjuajtjet e lira dhe atëherë kur topi del jashtë loje. Ky ndryshim do ta bëjë lojën shumë më dinamike do të shmang zhagmitje të lojës , ndërsa koha e një ndeshjeje, tash e tutje do të jetë 10 minuta. Time Out E re në edicionin e sivjetmë është edhe rregulla se skuadrat do të kenë të drejtë të kërkojnë një time out prej 30 sekondave Bonusi Bonusi i gabimeve personale po ashtu ka ndryshuar, nga 4 në 7, mirëpo për dallim nga vitet e kaluara sivjet secili lojtarë do të ngarkohet edhe me gabime personale dhe ai i cili i shkakton 4 GP do të largohet nga loja. Sistemi i garave Megjithatë, sipas Agon Fehmiut, ndryshimi më i rëndësishëm është ndryshimi i sistemit të garave. Nga sivjet, në fazën e parë të garave do të zhvillohen ndeshjet në grupe me nga katër skuadra, ku secilës skuadër i garantohet të zhvillojë minimum 3 ndeshje. Më tej, nga faza e dytë e deri në finale, garat do të zhvillohen sipas sistemit të eliminimit. Kampionët e garave kualifikuese nëpër 7 qytetet kryesore të vendit tonë, do të kualifikohen direkt në Superfinale, kurse skuadra e tetë do të përcaktohet në bazë të suksesit të fitoreve dhe humbjeve (pikëve të tubuara) të arritura në turnet e qyteteve. Pra, si thonë: pas shiut vjen dielli dhe me të edhe Dardania Streetball Kosova 2013 e cila sivjet do ta ketë këtë orar të garave: E diel, 9 Qershor, në Pejë – turneu kualifikues E shtunë, 15 Qershor, në Prizren – turneu kualifikues E diel, 16 Qershor, në Gjakovë – turneu kualifikues E premte, 21 Qershor, në Gjilan – turneu kualifikues E shtunë, 22 Qershor, në Ferizaj – turneu kualifikues E diel, 23 Qershor, në Mitrovicë – turneu kualifikues E shtunë, 29 Qershor, në Prishtinë – turneu kualifikues E diel, 30 Qershor, do të jetë ditë rezervë për ndonjë shtyrje eventuale të turneve kualifikuese E shtunë, 6 Korrik, në Pejë – Finalet e Dardania Streetball Kosova 2013 Edicioni i parë që streetballi kosovar luhet i ndërkombëtarizuar dhe i pranuar nga FIBA (ëëë.3x3planet/Events/) në kuadër të familjes e cila i numëron mbi 280 milion lojtarë të regjistruar në mbarë botën dhe mëton që në Olimpiadën verore 2016 ose më së largu 2020, të bëhet sport olimpik. FIBA 3x3 (FIBA Endorsed) (shih veb faqen zyrtare 3x3planet/tournaments/search?keyëords=streetball+kosova+2013&location= )
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 16:22:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015