Darkë deri në agim, disa orë me familjen në pishina, dy tre - TopicsExpress



          

Darkë deri në agim, disa orë me familjen në pishina, dy tre orë gjumë dhe rinisje nga puna për turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Bledi Shkëmbi në të gjithë fushën. Më së shumti në një rol të ri përpara mbrojtjes. “Ishte një natë e mrekullueshme. Ne fluturonim në shtesë dhe ishim gati për të luajtur një tjetër ndeshje. Dëshirë dhe krenari. Ia dolëm. Tani, deri në shtator, do të luajmë në Kupat e Europës”. Gjithë ajo energji e shpenzuar sa dikush e ngacmon dhe për ndonjë substancë më shumë. “Kurrë – qesh me zë të lartë – ndonjë jagermaister pas triumfit po, mund t’ja lejoj vetes”. Një kapiten i vërtetë. - Cili ishte impresioni që kishit për kundërshtarin përpara fillimit të ndeshjeve dhe çfarë mendoni tanimë për ta? - Nga natyra nuk jam euforik, përkundrazi përpiqem me sa mundësi që kam që realisht të ul dozat e optimizmit të tepruar. Përpara ndeshjeve mendoja se do të luanim naj një kundërshtari shumë të fortë. Kampionati azer ka buxhete më të larta se ne dhe duhet pranuar që nga pikëpamja individuale ata kishin dhe kanë disa lojtarë shumë të mirë. Ishin një ekip me një buxhet të lartë dhe e dija që përvoja e vitit të shkuar të tyre në Europë do t’u shërbente shumë. - Në Baku luajtët një ndeshje gati perfekte? - Sapo ka përfunduar ndeshja, i kam thënë Arapit: Tani jemi vërtet në hall! - Pse? - Sepse shumica e njerëzve besonin se ne nuk do bënim asgjë, madje kishte edhe nga ata që mendonin se do eleminoheshim shumë keq. Kur ndeshja e parë përfundon në rezultatin 0-0 je i detyruar që fushën tonë të bësh diçka. Statistikat nuk ishin në favorin tonë, sepse 0-0 është një rezultat shumë i rrezikshëm. Duhej mos pësonim gol, por, mesa di unë, kam mbi 20 vite që të gjithë skuadrat shqiptare e pësojnë golin në dy ndeshje. Kisha besim, por isha shumë i përqëndruar për ndeshjen e kthimit. Në këto stade duhet të vuash. - Skënderbeu nuk kishte bërë mirë në gjashtë muajt e fundit të sezonit të shkuar dhe kish pësuar një thes me gola në miqësore? - Unë u thoja gjithnjë njerëzve që kemi bere gabime do ti regullojme ato
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 13:19:16 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015