Dashi Java: 5-11 gusht Jave përgjithësisht e animuar kjo e - TopicsExpress



          

Dashi Java: 5-11 gusht Jave përgjithësisht e animuar kjo e sotmja dhe e mbushur me emocione te forta. Do ia kaloni me se miri me partnerin tuaj dhe do gëzoheni shume nga një propozim qe ai do iu beje. Edhe beqaret do kenë ndryshime te mëdha ne jetën e tyre sentimentale. Dikush mund te behet pjese e se përditshmes, por kjo do ndodhe nga fundi i javës. Financat do jene te ekuilibruara ne pjesën me te madhe te kohës, por nuk duhet te bëni blerje te mëdha ende. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Beni kujdes me ato qe do konsumoni për te shmangur helmimet. Edhe stresi do përbëjë një problem. Ne pune do ndryshoje gjithçka. Përgatituni! Familja pa probleme. Demi Java: 5-11 gusht Ditët do jene me te bukura dhe me emocionuese sesa ju mendonit gjate kësaj jave. Partneri do mundohet me sa te munde t’ua beje qejfin ne mënyrë qe ju te ndiheni rehat dhe te plotësuara. Për beqaret do jete Marsi planeti me i favorshëm. Ai do i ndihmoje ata te kenë takime impresionuese dhe te zgjedhin personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë as problematike nuk do jene. Vazhdoni ende te tregoheni te matur. Shëndeti do jete i qëndrueshëm. Vetëm ata qe kane pasur probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet duhet te tregohen me te kujdesshëm. Jeta profesionale do kërkojë me shume kohe dhe durim. Me familjaret tregohuni te kuptueshëm. Binjakët Java: 5-11 gusht Do e shfrytëzoni deri ne maksimum çdo dite te kësaj jave kur te jeni pranë partnerit tuaj. Do i shprehni me shume ndjenjat dhe do i bëni atij disa premtime. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili mund t’ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume sepse do i krijoni vetes probleme edhe me te mëdha sesa mendonit. Shëndeti nuk do jete shume i keq megjithatë lodhja mund te sjelle probleme te vogla. Praktikoni Yoga. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe mund t’iu behet edhe një propozim i rëndësishëm. Mendohuni mire para se te jeni çfarëdo lloj përgjigjeje. Familja do kaloje një jave te qete. Gaforrja Java: 5-11 Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar këtë jave. Se bashku me partnerin do jeni një ekip i forte dhe do përballoni çdo sfide apo vështirësi. Pas mesit te javës do përjetoni me shume kënaqësi fale disa surprizave qe do iu beje i dashuri i zemrës. Beqaret do pëlqejnë shume një person. Edhe nëse keni konkurrence te forte mos u ndalni, por mundohuni ta bëni për vete atë. Për te pasur një situate financiare me te mire duhet ta shtrëngoni pak rripin e shpenzimeve. Shëndeti nuk do ketë asnjë problem. Do keni rezistence te mire fizike dhe morale. Ne pune mos u hallakatni me gjerat e kota, por përqendrohuni tek thelbi. Ne familje atmosfera do jete harmonike. Luani Java: 5-11 gusht Pozicioni qe do ketë Marsi ne qiellin tuaj te dashurisë do sjelle veç te mira këtë jave. Do komunikoni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin, madje mund te merrni edhe disa vendime për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Është e thjeshte te krijosh një lidhje, por e vështirë te gjesh personin e duhur me te cilin te kalosh gjithë jetën. Financat do jene paksa delikate, megjithatë me pak maturi dhe kujdes mund te arrini te vendosni ekuilibrin. Shëndeti nuk do ketë probleme. Megjithatë rekomandohet një vizite rutine tek mjeku i familjes dhe një tek stomatologu. Jupiteri dhe Saturni do iu sjellin shume fat ne pune. Familja do kaloje një jave te zakonshme. Virgjëresha Java: 5-11 gusht Ka rrezik qe ambienti ne jetën tuaj ne çift te jete paska i turbullt dhe problematik gjete kësaj jave. Do tregoheni shume kokëfortë dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja. Edhe për beqaret do jete një jave e paqëndrueshme, prandaj këshillohet mos marrja e vendimeve te rëndësishme. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jete i mire ne fillim te javës, por me kalimin e ditëve do ndjeni disa shqetësime te vogla me barkun. Flisni me mjekun pa u vonuar. Ne pune duhet te tregoheni vigjilente dhe te keni pak me tepër besim tek vetja juaj. Vetëm kështu do ia dilni! Jeta familjare do jete me e bukur dhe me emocionuese se me pare. Peshorja Java: 5-11 gusht Këtë jave do e diskutoni me qetësi çdo problem qe do iu dale ne çift pa e acaruar aspak situatën. Merkuri nga ana tjetër do iu nxite te tregoheni edhe me tolerante. Beqaret do kenë disa takime te veçanta, por ai qe do ndodhe ditën e marte do jete me i bukuri. Situata financiare do konsolidohet pak nga pak, vetëm se duhet te tregoheni me te duruar. Edhe shëndeti do jete i mire po te jeni te arsyeshëm. Shmangi duhanin si dhe medikamentet qetësuese. Ne pune duhet te ndërmerrni me shume iniciativa dhe te mos keni frike te provoni eksperienca te reja. Disa miq do iu japin një ndihme te madhe. Ne familje klima do jete përgjithësisht e ngrohte. Akrepi Java: 5-11 gusht Do bënit mire te luftonit sa me fort me rutinën qe ka pushtuar jetën tuaj ne çift sot sepse po i late gjerat pas dore do keni probleme te mëdha. Shtojini aktivitetet sportive apo ekskursionet. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm personin ideal, por ai do vije vete ne momentin qe ata me pak e presin. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe do përballeni me goxha vështirësi. Kujdes! As shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Nuk do keni rezistence te mire fizike dhe morale dhe kjo do iu beje te pafuqishëm. Ne pune do keni arritje marramendëse saqë as vete nuk keni për t’i besuar. Me familjaret duhet te ruani një klime edhe me te ngrohte. Shigjetari Java: 5-11 gusht Edhe pse do mundoheni shume, jeta juaj ne çift nuk do jete aspak një lume i qete këtë jave. Nuk do bini dakord për shume gjera me partnerin tuaj dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te zjarrta. Beqaret do kenë takime me shumice, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai i duhuri. Mos u nxitoni! Ne planin financiar pritet qe çdo gjë te shkoje me se miri. Do e dini sa duhet te shpenzoni qe te mos keni asnjë tronditje me pas. Shëndeti do jete ne gjendjen me te more sepse do kujdeseni shume për gjithçka. Ne planin profesional do këtë ndërlikime te shumta. Duhet te mundoheni dyfish për te rivendosur qetësinë. Jeta familjare do jete përgjithësisht e qete. Bricjapi Java: 5-11 gusht Këtë jave do ia vini ne pah partnerin çdo defekt qe ka. Ne fakt ai nuk do mërzitet aspak por do i dëgjojë me kujdes te gjitha ato qe do i thoni. Shume shpejt do i vere ne zbatim edhe disa sugjerime. Beqaret duhet te tregohen diskrete nëse pëlqejnë dike. Mos u tregoni gjithçka miqve sepse jo te gjithë mund te jene të te njëjtit mendim me ju. Ne planin financiar do jeni shume ambicioze dhe mund te hidhni disa hapa te gabuar. Kujdes sepse nuk do ketë me kthim pas. Shëndeti nuk do jete aq problematik sa me pare sepse edhe lodhja nuk do ndihet me aq shume. Ne pune do vazhdoni me qetësi projektin e nisur. Me familjaret do keni disa konflikte. Ujori Java: 5-11 gusht Pritet qe kjo jave te jete mjaft harmonike për ata qe janë ne një lidhje. Planetët do jene ne anën e tyre dhe do iu krijojnë mundësi për t’u dashuruar ashtu si vetëm ata dine. Beqaret nuk duhet te fillojnë aventura kalimtare te cilat nuk do e dini se ku mund t’i çojnë. Ne planin financiar gjerat do shkoje për mrekulli. Jo vetëm qe problemet do sterrojnë, por pritet te keni përmirësime te ndjeshme. Shëndeti do filloje duke u përmirësuar. Do keni me pak probleme me tretjen ushqimit apo ato dermatologjike. Ne pune, disa kolege do mundohen t’iu bllokojnë rrugën ne mënyrë qe te mos arrini ku doni. Merrni sa me shpejt masa. Jeta familjare do jete shume e mire. Peshqit Java: 5-11 gusht Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj jave dhe do e toleroni me shume partnerin tuaj i cili here pas here do jete me nerva. Gjithsesi duhet thënë se qe nga mesi i javës atmosfera do ngrohet se tepërmi. Beqaret do jene shume nostalgjike dhe melankolike. Mos bëni gabimin te filloni menjëherë një lidhje me personin e pare qe do takoni edhe nëse ai është pozitiv dhe i dashur. Ne planin financiar do keni disa vështirësi megjithatë me pak kujdes dhe këmbëngulje do arrini ta stabilizoni situatën. Shëndeti do ketë probleme te vogla prandaj duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Ne pune do hidhni goxha hapa para. Me familjaret duhet te tregoheni me te kuptueshëm.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 15:32:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015