Dashuria e vërtetë !! Ishte ora 8.30 e mëngjesit në një - TopicsExpress



          

Dashuria e vërtetë !! Ishte ora 8.30 e mëngjesit në një ditë intensive pune në spital, kur një i moshuar 80-vjecar, erdhi të hiqte të qepurat në gisht. Menjëherë më tha se e kishte me nxitim pasi kishte një takim në ora 09.00. E ftova që të zinte vend pasi e dija që duhej më tepër se një orë që dikush të merrej me të. E shikoja teksa kontrollonte orën, me ankth, gjatë gjithë kohës. Plaga dukej e shëruar dhe ndërsa po hiqja të qepurat, fillova një bisedë me të. E pyeta se mos kishte ndonjë konsultë tjetër mjekësore për të bërë tek ndonjë doktor tjetër meqë e kishte me aq nxitim. I moshuari më tha që jo, por që i duhej të shkonte në shtëpinë e kujdesit të shëndetit (azil ) për t’i pregatitur mëngjesin gruas së tij. E pyeta mbi shëndetin e saj. Më tha që po kurohej që prej disa vitesh dhe se ishte viktimë e sëmundjes së Alzheimer. E pyeta nëse gruaja do mërzitej për vonesën e tij ! Më tha që e shoqja nuk e njihte më se kush ishte, kishte pesë vite në një situatë të tillë. E habitur e pyeta: "Dhe shkon çdo mëngjes edhe pse ajo nuk të njeh?!" I moshuari duke buzëqeshur mu përgjigj: "Gruaja ime nuk më njeh, por unë akoma e njoh atë se çfarë është për mua"! Mu desh që t’i përmbaja lotët, ndërsa i moshuari po largohej dhe mendova: "Kjo është lloji i dashurisë që dua në jetën time"! Dashuria e vërtetë nuk është as fizike dhe as romantike! "Dashuria e vërtetë është të pranosh njëri-tjetrin... me çfarë ka qenë, çfarë është dhe çfarë do të jetë!" adm X
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 18:45:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015