De Biazi: Torino të besoj te Basha Ka qënë trajneri Torinos - TopicsExpress



          

De Biazi: Torino të besoj te Basha Ka qënë trajneri Torinos prej pothuajse katër vitesh, edhe se asnjëherë rradhasi dhe me vazhdimësi: Xhani De Biazi është shkarkuar dhe rikthyer disa herë në detyrën e tij. Tashmë prej pothuajse dy vitesh italiani drejton kombëtaren e Shqipërisë, dhe duke komentuar situatën aktuale të ish skuadrës së tij, trajneri kuqezi nuk heziton të shprehë vlerësimin e tij maksimal për Migjen Bashan, mesfushorin e qëndrrës së ‘granatave’. “Torinon në këtë fazë përgatitore e kam ndjekur pak, e pranoj, por kam ndjekur me interesim të vecantë të ardhmen e Migjen Bashës: kam parë që e kanë blerë përfundimisht dhe kjo më gëzon shumë. Tani unë uroj që ta vlerësojnë akoma më shumë dhe të besojnë te Migjeni”. Më tej trajneri jep këshillën e tij edhe për skemën ideale të Torinos ku dhe Basha do të gjente veten. “Nuk e përmenden Bashën sepse është pjesë e kombëtares që drejtoj, por në skemën 3-5-2 të Venturës mendoj se Basha mund të luajë më me vazhdimësi. Me mua luan në një skemë 4-2-3-1, si mesfushor përpara mbrojtjes, dhe tregon forcë fizike por edhe cilësi, dhe është një karakter që nuk dorëzohet kurrë. Ka një shpirt të lartë gare”.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 11:43:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015