Deduksioni politik Në bazë të disa mendimeve të mia kam - TopicsExpress



          

Deduksioni politik Në bazë të disa mendimeve të mia kam arritur në konkludim se 1 . Familjarizmi – Nepotizmi . Duke u bazuar në rritjen e familjarizimit nëpër institucione dhe gati kudo tjetër, duke parë se të diplomuarit nuk po gjejnë vende pune në Kosovë atëherë rinia e ka humbur interesimin për t`u arsimuar dhe kjo ka bërë që të ulet kriteri për të arritura shkollore duke e ulur IQ tanimë edhe tejet të ulët.Me këtë ulet mendja kritike dhe rritet mendja që kërkon strehim për shkak të nivelit të lartë të paditurisë e cila në fillim servohet si e pashmangshme (ngase krijohet mendja se me mësim nuk arrihet askund duke parë se të arsimuarit nuk kanë perspektivë në Kosovë ) e pastaj përdoret për të nënshtruar subjektin ndaj të cilit është servuar. 2. Me një situatë të tillë të të ardhurave tejet të dobëta ekonomike për kokë banori dhe me një papunësi të lartë siq e ka Kosova tani ,arrihet deri te fenomeni që unë e quaj “sot për nesër “ . “ Sot për nesër “ është një fenomen i shpeshtë nëpër popuj por jo edhe fenomen të cilin e durojnë të gjithë popujt. “Sot për nesër “ është fenomeni i mbijetesës i cili na thotë se duhet të mendojmë vetëm për nesër dhe jo për plane afatgjata apo planifikime familjare të mirëfillta. Duke e shtyrë njeriun të mendoj vetëm sa për të siguruar bukën për të mbijetuar ,politikanët e korruptuar e kanë më të lehtë të sundojnë. Pra një popull të cilit nuk i preket morali(në kuptimin e ngushtë) dhe nuk i shtohet dhuna fizike ,ai popull do të qëndrojë në atë status-quo për sado që të dëshirojnë politikanët e korruptuar apo të paktën për një kohë sa ata të i përmbushin apetitet e tyre. 3.Me proporcionin degradues në mes të eksportit dhe importit e që në Kosovë pothuajse kemi vetëm import ,popullsia është shndërruar në konsumatorë absolut duke bërë që këtu prodhimi pothuajse të mos ketë vend fare.Këto para që shkojnë nëpër vendet nga të cilat Kosova importon e zvogëlojnë gjepin e secilit banor të Kosovës duke e bërë që të varfërohet edhe më shumë. Në një situatë të tillë ku importi e lë mbrapa eksportin popullsia vetëm po varfërohet. 4.Shteti në Kosovë po përdor të gjitha mjetet për të rritur individualitetin e njerëzve dhe për të zvogëluar grupet apo për t`i shuar ato në mënyrë që ta thyej popullin më lehtë.Mungesa e prodhimit pra importi i çdo artikulli nga jashtë bënë që njerëzit të jenë më të shpërndarë sepse ata secili veq e veq mund të blejnë artikuj ndërsa në një situatë tjetër ku eskporti do të lulëzonte atëherë kjo do të krijonte bashkimin e njerëzve sepse pa bashkim nuk do të kishte prodhim.Pra shteti ka krijuar individualitet me metoda të ndryshme për ta zvogëluar zërin kundërshtar sepse një popull të përqarë mund ta sundoj kush të dojë 5.Biznesmenët e mesëm dhe të vegjël ,e sidomos ata të vegjlit janë pothuajse të vetëpunësuar duke mos pasur përkrahje nga shteti.Për arsye të mospërkrahjes nga shteti është rritur edhe informaliteti në ekonomi apo thënë ndryshe duke trashur krimin dhe duke kriminalizuar kështu edhe popullsinë. 6.Ikja nga Kosova është bërë fenomen i cili po përsëritet sikurse në kohën kur Kosova ishte nën këmbët e ish-Jugoslavisë. Pra ,dikur kishim ikje masive nga Kosova sepse njerëzit kërkonin së pari të mbijetonin nga gjenocidi i ish-Jugoslavisë dhe së dyti se kërkonin një jetë më të mirë ekonomike ,kurse tani kemi ikje nga Kosova për shkak të kushteve të dobëta ekonomike.Pra diqka ka ndërruar , gjenocidi e ndjekja politike mungon por jo edhe gjenocidi ekonomik i cili ushtrohet heshtas ndaj popullit.Pra ,populli ende po duron ngase shteti e din se popujt që janë mësuar me dhunë sistematike janë të lehtë për t`i menagjuar me dhunë sistematike e që në këtë rast është dhunim i së drejtës për të jetuar një jetë të denjë dhe që përbën një nga fundamentet e lirisë. Flamur Bedrolli
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 14:45:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015