Dega e PDK-së në xhami! Hoxhë Fatmir Latifi nga Mitrovica - TopicsExpress



          

Dega e PDK-së në xhami! Hoxhë Fatmir Latifi nga Mitrovica duket identik me aktorin (gati të harruar) Adhurim Demin. Edhe fizikisht, me mjekër dhe me shprehjen e syve e të fytyrës i përngjan shumë Adhurim Demit. Në shikim të parë, kjo video duket si insert humoristik, kurse protagonist i videos duket një aktor që po e përqesh PDK-në, duke e zbuluar se PDK edhe nëpër xhamia i ka shtrier degët e saj, Por, hoxhë Fatmir Latifi nuk është personazh, por është predikues i vërtetë i fesë islame, i cili nuk është me Partinë e Drejtësisë së Ferdit Aganit, por është me Partinë Demokratike të Kosovës. Që do të thotë më fetare është PDK-ja në Kosovë, sesa PD-ja, anipse PDK-ja nuk e kanë mjekrën simbol të partisë së tyre, si PD-ja. Hoxhë Fatmiri, si fans i zjarrtë i PDK-së e nis fushatën e tij politike në xhami me ekspresione e me britma, duke ju treguar xhematit se “Të gjithë jemi vëllezër, e kemi vetëm një Zot” I këshillon xhematin që të mos përqahen për parti e për politikë. Që të gjithë të jenë në një mendje dhe ta votojnë Avni Kastratin. Avni Kastrati duhet të merret “yrrnek” nga e gjithë Kosova. Se hoxha thotë për Avniun se e ka udhëhequr komunën më mirë se secili hoxhë që do të mund të kishte qenë në vend të tij. Thotë: “Hoxhë me pas qenë nuk i kish ba më shumër shërbim dinit e islamit” Hoxhë Fatmiri tregon anën hyjnore të Avni Kastratit. Thotë se Avni Kastrati u ndihmon njerëzve me vdek’. Pra, përparësia e Avni Kastratit është se ai nuk është në gjendje t’u ndihmojë qytetarëve që të mbijetojnë, të punësohen e të përparojnë, por u ndihmonë atyre që të vdesin sa më kollaj. “ 220 euro kushton me vdek, dërrasat, varrimi, pastrimi, e Avni Kastrati- thotë hoxha, e ka bërë të mundshme me vdek falas. Duke shpalosur virtytet e një pas njëshme Avni Kastratit, hoxhë Fatmiri ka treguar se Avniu është i vetmi kryetar në Kosovë që i ka lejuar vajzat të shkojnë në shkolla me shamia. Pra, nuk e ka respektuar udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit për shamia. Dhe, as kushtetutën. Kryetar, kushtetutë, Zot, hoxhë e kryetar i krejt Kosovës për 4 vite ka qenë vet Avni Kastrati. Për 4 vite, Avni Kastrati i ka ndërtuar katër xhami, prandaj hoxhë Fatmir Latifi i këshillon xhematin që i shfrytëzon si elektorat të PDK-së, që të mos shikojnë partitëpolitike, por të shikojnë drejtësinë e Zotit, e përqafësues i Drejtësisë së Zotit në këtë rast është Avni Kastrati. “O dro’Zoti na vran me humb Avni Kastratin më 3 Nëntor”-porosit hoxha, dhe flet për kryeministrin si për naj shokë të klasës. “Ja kam thanë edhe kryeministrit, edhe “qitij” Kupës (Jakup Krasniqit, shënimi im), dhe Zarifetes (Presidentes Atifete Jahjaga, shënimi im), për punën e shamive dhe e tregon një rast kur në mungesë të Avni Kastratit në qytet, ka ndodhur një problem me shamia, dhe se kur është kthyer nga udhëtimi kryetari Avni Kastrati, janë tubuar përpara tij të gjithë hoxhallarët e qytetit dhe fshatrave dhe me këtë rast, për t’i qetësuar, Avni Kastrati u ka thënë hoxhollarëve: “Mbasi kemi lejuar që çikat me “gaçica” me shku’ n’shkollë, kemi me leju edhe çikat me shamia”. “Ne e kemi xhenetin e xhehnemin në botën tjetër” (këtë botë ia besojmë PDK-së) “A u kuptu’m cilës parti?”-sigurohet për fund të fushatës së tij elektorale, hoxhë Fatmir Latifi. P.S. “Ata që thonë se religjioni nuk ka të bëjë asgjë me politikë, ata nuk e dinë se çfarë është religjioni” (Mahatma Ghandi) youtube/watch?v=A8tenIUZnSM
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 09:40:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015