Deklarata e Zedheneses se KQZ-se, Drilona Hoxhaj. Informacion - TopicsExpress



          

Deklarata e Zedheneses se KQZ-se, Drilona Hoxhaj. Informacion për ecurinë e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të urdhërimeve dhe afateve kohore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, nëpërmjet gjithë Administratës realizoi me sukses shpërndarjen e materialeve zgjedhore dhe fletët e votimit në 89 Zonat e Administrimit Zgjedhor. Duhet theksuar se respektimi i këtij afati erdhi si rezultat i planifikimit në kohën e duhur të infrastrukturës së logjistikës zgjedhore dhe të bazuar në një sistem të organizuar dhe jo rastësor, duke garantuar një standart të përmirësuar të përgatitjes dhe administrimit të logjistikës zgjedhore, si dhe dërgimi i saj në destinacionin e duhur (pranë çdo KZAZ), brenda afatit kohor të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Çdo Komision Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) dhe Komision i Qendrës së Votimit (KQV) ka në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe materialet zgjedhore të domosdoshme për zbatimin e procedurave dhe përmbushjes së detyrave që, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, iu ngarkon këtyre komisioneve. Sigurisht që i gjithë ky proces është kryer falë një bashkëpunimi shumë pozitiv të Ministrisë së Mbrojtjes që vunë në dispozicion mjetet e transportit, si dhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e materialeve zgjedhore në të gjitha destinacionet. Nga KZAZ-të, ka filluar organizimi për përgatitjen e dokumentacionit për shpërndarjen e materialeve dhe një pjesë e tyre janë në pritje të listës së komisionerëve të KQV-ve për te filluar edhe procesin e shpërndarjes se Bazes Materiale Zgjedhore, ose e kanë filluar shpërndarjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i uruar të gjithë anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit punë të mbarë në përmbushje të detyrës së tyre ditën e votimit, njëherazi ju bën thirje për përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe paanësi. Pavarësisht se janë të propozuar nga forca të ndryshme politike, përmbushja e detyrës së rëndësishme të anëtarit të KQV është vetëm respektimi me rigorozitet i kërkesave të kuadrit ligjor zgjedhor, dhe kjo duhet të jetë busulla e vetme orientuese në çdo veprim, qëndrim, procedurë. Të njëjtin apel KQZ bën edhe për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për anëtarët e Grupeve të Numërimit të votave, për përmbushjen e detyrave të tyre si gjatë ditës së votimit, ashtu edhe në procesin e rëndësishëm të numërimit e deri në tabelimin përfundimtar të rezultateve. Të gjithë anëtarët e komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta të angazhuar në strukturat zgjedhore, janë tashmë pjesë e administratës zgjedhore, janë vetëm në shërbim të votuesve shqiptarë, për të garantuar zbatimin me përpikmëri Kodin Zgjedhor dhe aktet nenligjore të nxjera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, garanton të gjithë votuesit shqiptarë, se në ndjekjen në dinamikë të procesit, do të zbatojë më korrektësi të gjithë kërkesat ligjore, duke marrë në rast nevoje masat e nevojshme, për të mos lejuar askënd të cënojë mbarëvajtjen e tij, për ti garantuar kështu cdo votuesi ushtrimin e qetë dhe të lirë të së drejtës kushtetuese të votës!
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 17:18:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015