Deklaratë për media nga Forumi i Te Rinjve - TopicsExpress



          

Deklaratë për media nga Forumi i Te Rinjve Muslimanë Kostandini i madh është simbol i Serbisë, z. Enver Hoxhaj! Forumi i të Rinjve Muslimanë ka parë sesi ministri laik-katolik i qeverisë Thaqi, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në simpoziumin katolik që Ipeshkvia e Kosovës ka organizuar me Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin e Arkeologjisë në Prishtinë për të festuar rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, vit kur perandori fondamentalist romak Konstandini i Madh, i imponoi fenë kristjane Perandorisë Romake dhe të parëve të popullit tonë. Në këtë ceremoni mesjetare fetare e cila u udhëhoq nga delegati Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Juliusz Janusz, për turpin e Republikës sonë u përzienë edhe institucionet laike të Kosovës dhe ministri Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj i cili ka larguar me dhunë gratë kosovare muslimane nga shkollat nën pretendimin se shteti i Kosovës është laik, në simpoziumin në fjalë e ka shfaqur veten si një katolik ekstremist. Ministri laik-katolik Hoxhaj ka thënë ndër të tjera se “trashëgimia historike e Konstatinit të Madh dhe e Edikti të Milanos janë të rëndësishme për kujtesën historike të Kosovës dhe për identitetin evropian të saj.”… Ai ka deklaruar po ashtu se gjeografia “e Konstatinit të Madh që ishte Dardania antike. Ne frymëzohemi nga fakti i vendlindjes së tij, Dardanisë antike, por krenohemi që gjeografia që e ka përcaktuar Kosovën në qendër të Ballkanit dhe Evropës, e bën Kosovën vend evropian”. Po ashtu ka thënë se: “Gjuha e tij, ishtë gjuha latine. Është një fakt i pamohueshëm historik që në Kosovë deri në shekullin e 18 është shkruar në dy gjuhë, është shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën latine. Ne sot krenohemi me alfabetin latin që e përdorim historikisht në këto troje për disa mijëra vjet, dhe i cili alfabet flet për orientimin tonë evropian”. Dhe“Edikti i Milanos 1700 vjet më parë e shpalli krishterimin fe të barabartë, por të gjithë ne në këtë sallë dhe dihet botërisht që krishterimi është përhapur përpara se të bëhet fe zyrtare në trojet ilire dhe në territorin e Kosovës. Katedralja në mes të Prishtinës është dëshmi e lashtësisë së krishterimit në Kosovë, është dëshmi e fuqisë së tij”. Për sa më sipër, FRM i përgjigjet si vijon ministrit ekstremist katolik Enver Hoxhaj. 1. Kostandini i madh dhe historia e tij e shtypjes së feve të tjera në favor të Krishtërimit nuk i përket Kosovës. Kostandini ishte një okupator romak, sikur Millosheviqi dhe ne populli i Kosovës nuk kemi lidhje me atë. 2. Gjuha e gjyshërve tanë dhe e gjyshit të z. Enver Hoxhaj është shkruar me gërma arabe, ndërsa të krishterët e Kosovës kanë shkruar me gërma cirilike. Në Kosovë gjuhën shqipe me gërma latine e sollën okupatorët nazi-fashistë italo-gjermanë me në krye kuislingun fashist Ernest Koliqi. Ishin fashistët e Italisë ata që ia ndërruan alfabetin popullit të Kosovës duke i sjellë alfabetin latin të Kostandinit dhe Italisë Fashiste. 3. Krishtërimi në Kosovë, apo Dardaninë e lashtë është përhapur me dhunën shtetërore romake e cila nisi nga Kostandini i Madh, vazhdoi me perandorin Theodhos, me Stefan Dushanin dhe u finalizua më okupimin e Kosovës nga Serbia e Krishterë në vitin 1912. 4. Katedralja Katolike që qeveria Thaqi i ndërtoi me hile popullit të Kosovës në mes të Prishtinës nuk është dëshmi e lashtësisë së Krishtërimit Katolik në vendin tonë, por është dëshmi e dhunës dhe intrigës moderne që Kisha Katolike dhe Opus Dei po bën me popullin e Kosovës të cilin kërkon ta Katolicizojë me dhunë. Katedralja Katolike në qendër të Prishtinës e cila u ndërtua pak vite më parë, duke rrënuar me dinakëri një shkollë publike shqiptare është dëshmi e shkatërrimit të shekullarizmit në vendin tonë nga Vatikani dhe mashat e tij! 5. I kujtojmë ministrit laik-katolik Enver Hoxhaj se përpara ardhjes së Islamit dhe shqiptarizmës në Kosovë, vendi ynë i ka përkuar besimit Ortodoks. Kostandini i Madh ishte pararendës i Ortodoksisë. Pas Ortodoksisë në Kosovë erdhi Islami dhe ne u bëmë muslimanë siç jemi sot e 600 vjet dhe kështu do të jemi deri në Ditë të Kiametit, në dashtë Allahu i madhëruar! Në fund duam ti kujtojmë ministrit Enver Hoxhaj që Kostandini i Madh nuk është simbol i Kosovës dhe as i 98% muslimanëve të saj. Kostandini është simbol i herezisë së Krishtërimit Trinitar Greko-Roman i cili shkon kundër mësimeve të Jezu Krishtit. Ai është simbol i dhunës Kristjane ndaj feve të tjera dhe i shirkut ndaj Allahut, Zotit të Botëve. Krishtërimi i Kostandinit të madh është ai që e bëri Jezu Krishtin, profetin e Allahut – bir të Tij dhe deklaroi që Zoti është tre – kur Ai është Një! Kostandin pushtuesi është simbol i okupacionit serb të Sllobodan Millosheviçit i cili e shikonte Kosovën si djep të Krishtërimit. Për sa më lartë, FRM i thotë ministrit Enver Hoxhaj që të ketë turp për deklaratat që ka dhënë në simpoziumin katolik! Deklaratat e tij janë një grusht fytyrës ndaj tolerancës fetare në Kosovë dhe ndarjes së shtetit nga kisha. Ato janë një fyerje ndaj teuhidit të Kuranit i cili dënon Trinitarizmin Greko-Romak të Kostandinit të Madh. Ministri Hoxhaj i cili ka hequr me dhunë nga shkollat motrat tona me shami – në emër të laicizmit të shtetit – në simpoziumin Katolik në fjalë e ka hequr maskën e tij dhe ka treguar që nuk është një laik, por një fanatik katolik. Për sa më sipër, ne i kërkojmë publikisht ministrit Enver Hoxhaj që të japi dorëheqjen pasi ai ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. I kujtojmë z. ministër që simbol i Kosovës nuk është Kostandin Heretiku i i Madh, por është sulltan Murati e sulltan Mehmet Fatihu që e çliruan Kosovën nga tradita e Kostandinit të Madh dhe nga idhujtaria e Trinitarisë dhe sollën Teuhidin e Kuranit. Heroj e simbole të Kosovës janë edhe Adem Jashari, Azem Galica, Isa Boletini, dhe të gjithë herojtë islamik të popullit të Kosovës të cilët luftuan dhe u flijuan për ta ruajtur Kosovën e lirë nga pasardhësit e Kostandinit të Madh dhe diktatorët e Krishtërimit! Z. ministër! Të të vijë turp për ato që kë deklaruar! Ti ke shkelur Kushtetutën – me anë të të cilës po dhunon motrat tona shqiptare! Jip dorëheqje pasi me deklaratat e tua ke fyer traditën dhe fenë e 98% të popullit të Kosovës dhe je rreshtuar me pasardhësit e Sllobodan Millosheviqit, Stefan Dushanit dhe Kostandinit! Ke mëkatuar para Allahut, shtetit dhe kombit! Prandaj pendohu dhe ik! Kryesia e FRM-së
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 14:08:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015