‘Dekori martesor’ dhe bestytnitë Ritet, besimet e - TopicsExpress



          

‘Dekori martesor’ dhe bestytnitë Ritet, besimet e bestytnitë rëndom kanë karakter universal. Dallojnë për nga forma, në shumë apo pak nuansa, mirëpo në shumicën e rasteve njerëzit kanë një perceptim për ‘simbolikën’ e tyre dhe për detajet e shumta, pavarsisht se ku jetojnë ata. Martesa, është nga këto ceremoni, e cila pavarsisht nga zakonet, perceptohet njejtë thuaja se në të gjitha pjesët e rruzullit. Në veçanti perceptimi ka të bëj me detajet e saj, si unazat, vellot, fustanet, lulet, etj. Info Globi u sjellë disa nga besimet rreth ‘dekorit’ martesor. Unaza e fejesës Unaza e fejesës tradicionalisht vihet në dorën e majtë, gishti i katërt sepse në lashtësi besohej se vena në këtë gisht i referohet të ashtuquajturës “vena amoris” ose vena e dashurisë e cila mendohej se shkonte drejt në zemër. Ndërkaq, të dhënat shkencore zgjedhjen e këtij gishti për unazë, e lidhin me androgjenin. E, androgjeni është hormoni, i cili kontrollon zhvillimin dhe rrjedhën e karakteristikave mashkullore prandaj, vënia e unazës në këtë gisht sipas bestytnisë ‘shton pushtetin e femrës mbi mashkullin’. Gishti i unazës është poashtu gishti më i dobët i dorës sepse ndan një muskul fleksor me gishtin tregues dhe me gishtin e vogël. Ndërsa, sa i përket unazës ajo preferohet të jetë një rreth i thjeshtë sepse, rrethi është simboli i diellit, i universit dhe i dashurisë. Fustani i nusërisë Fustani i nusërisë nuk ka qenë gjithmonë i bardhë. Në antikë nuset në ditën e tyre të dasmës vishnin thjesht fustanin e tyre më të bukur. Sa ju përket ngjyrave preferohej zakonisht ngjyra e kaltër, sepse në atë kohë e kaltra konsiderohej si ngjyrë e pastërtisë dhe çiltërsisë. E sa i përket të bardhës e cila sot është ngjyrë e zgjedhur për veshjen e nusërisë, duhet të themi se ajo ka ardhur shumë më vonë. Më saktë fustani i parë i bardhë i nusërisë, në kulturën perëndimore është parë në vitin 1499. Ndërsa arsyeja për zgjedhjen e të bardhës ishte se në atë kohë e bardha simbolizonte vdekjen dhe në ato vite shkuarja e vajzës nga shtëpia e prindërve në një tjetër shtëpi shihej si vdekje simbolike për atë vajzë. Sot, e bardha përfaqëson dicka krejt tjetër. Nuset e ditëve tona vishen me të bardha për të shprehur çiltërsinë, paqen dhe mbi të gjitha lumturinë. Velloja Velloja sipas historisë simbolizonte nënshtrimin e gruas ndaj burrit dhe i siguronte asaj njëfarë mbrojtjeje simbolike në ditën e dasmës. As ngjyra e vellos, sikurse edhe e fustanit nuk ka qenë gjithmonë e bardhë. Dikur për vellot preferohej ngjyra e verdhë ose ajo e kuqe. E pavarësisht ngjyrave velloja gjithëmonë simbolizonte virgjërinë, pafajsinë dhe pastërtinë e nuses. Sigurisht që sot ku simbolizim ka ndryshuar por velloja vazhdon të jetë pjesë standarde e veshjeve të nusërisë kudo në botë. Lulet Lulet u futën në ceremonitë martesore sepse ato përfaqësonin fertilitet, gjallëri, lumturi dhe dashuri të pafund. Dikur bashkë me lulet preferohej që në buqetë të futeshin edhe erëzat sepse sipas bestytnisë ato largonin shpirtërat e këqinj dhe e mbronin nusen nga ‘syri i keq’ dhe smira e të tjerëve. Në fund të ceremonisë nusja hedhte buqetën, kurse vajza që arrinte ta kapte besohej se do të martohej e para. Orizi Orizi është bimë që rritet shpejt dhe me shumicë prandaj simbolizonte shumimin. Me hedhjen e kokrrave të orizit mbi çiftin e ri, të ftuarit uronin për ardhjen sa më të shpejtë në jetë të trashigëmtarëve. Në disa kultura mysafirët, në vend të orizit hedhin copëza ëmbëlsirash ose petale trëndafilash, edhepse simbolika dhe besimi për ‘funksionin’ e tyre mbetet gjithëmonë i njejtë. Muaji i mjaltit Në lashtësi djemtë i rrëmbenin vajzat dhe martoheshin me to pa dëshirën e prindërve të tyre. Prandaj, ju takonte djemëve të rrëmbenin vajzat dhe pastaj të iknin në një vend të fshehtë ku të tjerët s’do të mund t’i gjenin. Çifti qëndronte aty derisa hëna kalonte të gjitha fazat e saj, pra rreth 30 ditë, dhe gjatë kësaj kohe ata pinin një lloj lëngu të bërë nga mjalta. Për shkak të këtij lëngu, muaji i parë i martesës kudo në botë quhet ‘muaji i mjaltit’. Të tjerët besojnë se emërtimi muaji i mjaltit erdhi ngaqë mjalta stimulon shumimin dhe prandaj çifti i ri, një muaj rresht pas martesës, hante rregullisht mjaltë duke shpresuar për ardhjen sa më të shpejtë të trashigëmtarëve të rinj. Ndërkaq, ka edhe mendime sipas të cilave muaji i mjaltit quhet kështu siq quhet, sepse çifti pinte lëng të bërë nga mjalta për një muaj, duke shpresuar të kalonin jetë të lumtur së bashku, jetë të ëmbël po aq sa edhe mjalta. E derisa emërtimi muaji i mjalitit është ruajtur edhe në ditët e sotme qëllimi ka ndërruar dukshëm. Sot, muaji i mjaltiti është thjeshtë një udhëtim i këndshëm e romantik për çiftin e ri. Itali Në Itali sikurse edhe në vendeve tjera të krishtera, nusja arrin e fundit në kishë derisa dhëndërri e pret në altar. Për italianët, vonesa e nuses varësisht nga numri i minuatve merrte kuptime të ndryshme. Meqë për të bërë një dasmë duhen dhe para dhe bëhen edhe shumë shpenzime italianët nuk kishin qëndruar duarkqryq por kishin menduar për një zgjidhje. Kështu sipas një zakoni, tipik për Italinë Jugore, nusja, diku nga fundi i ceremonisë merrte kravatën e dhëndrrit dhe e coptonte në shumë pjesë. Më pas këto copëza të kravatës bliheshin simbolikisht nga mysafirët, të cilët merrnin një copë kravate dhe linin një zarf më para në vend të dhuratës për dasmë. Brazili Brazilianët janë shumë bestytë. Si rrjedhojë e bestytnisë së tyre të madhe, ata duke besuar se gjërat duhen paraqitur si e kundërta e asaj që duam të ndodhë, veturën e çiftit nuk e stolisnin me lule e zbukurime por, me letra toaleti, vezë të thyera, miell dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Ndërkaq, pas veturës lidhnin penj të gjatë me shumë kanqe që të bëjnë zhurmë të tmerrshme. Arabia Saudite Në Arabinë Saudite, sipas një zakoni kur një femër dhe një mashkull vendosin të martohen ata duhet të hedhin të gjitha rrobat e tyre të beqarisë dhe të blejnë rroba të reja. Sipas tyre martesa paraqet një jetë të re në vete, një fillim të ri i cili duhet të nis edhe me një dukje krejt të re të çiftit. Tjetër karateristikë ineteresante e vendeve arabe është edhe fakti që dasmat janë shumë të zëshme, ato bëhen në sy të botës dhe kështu të gjithë ftohen të jenë pjesë e gëzimit. Francë Në Francë, çifti i ri ngre dolli me një gotë të gravuar, zakonisht me inicialet e familjes e cila quhet “Coupe de Marriage” ose në shqip “Kupa e Martesës”. Kjo kupë bartet me vite, nga gjenerata në gjeneratë dhe prandaj paraqet një relike me shumë vlerë për familjet franceze. Kur jemi te francezët duhet të përmendim edhe kultin e së bardhës. Në dasmat e Francës gjithcka është e bardhë: veshja e nuses, lulet, dekoret, mbulesat e tavolianve. Një dasmë e mbuluar me bardhësi do të thotë lumturi dhe bekim. infoglobi/dekori-martesor-dhe-bestytnite/
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 00:41:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015