Demi dhe Demi Ky kombinim është me të vërtetë shumë i - TopicsExpress



          

Demi dhe Demi Ky kombinim është me të vërtetë shumë i mirë. është në fakt ose shumë i mërzitshëm osë shumë i mirë. i mërzitshëm sepse ndonjëherë, dhe vetëm ndonjëherë këta njerëz mund të kenë shumë të përbashkëta dhe mund të bëhet pak e bezdisshme. Megjithatë shumica e çifteve të tila, futet tek çiftet e lumtura. Ngrohtësia që ata shpërndajnë kur janë pranë njëri-tjetrit, pa diskutim që ndikon në ngrohjen globale. Ata sdo e shijojnë asnjë moment më shumë se kur janë së bashku, përndryshe do trishtohen dhe do bëjnë veprime impusive negative. Gjë që na çon në pikën tjetër të padiskutueshme të jetës së këtij çifti: posesiviteti dhe xhelozia. Fatmirësishe të dy Demat janë të njëjtë dhe mund ti shkaktojnë disa të qeshura njerëzve përreth teksa shohin disa skena. Është për të qeshur sepse ata do jenë të dy marrëzisht të dashuruar dhe prandaj nuk kanë asnjë arsye për tu shqetësuar. Demi supozohet se është natyrë si e Bishës, dhe të gjithë kemi momentet tona të dobësisë, por mjafton që të ruajmë qetësinë për ta bërë lidhjen që të funksionojë tamam. Pikërisht Tipi i Demit duhet ta përballojë dhe ta kuptojë këtë egërsi. Pjesa e tjetër është vetëm romancë dhe dashuri. Pesha fizike mund të kthehet në një problem pasi këta të dy nuk e kanë problem të mos jenë të dobët dhe do e kalojnë kohën duke ngrënë dhe duke gatuar së bashku. Gjithsesi ushtrimi i tyre më i mirë ndodh me intimitetin, edhe pse do të jetë shumë më i thjeshte se sa kombinimi i disa shenjave të tjera të çuditshme, kjo gjë mund të kthehet në hobin e tyre të preferuar. Kështu që në qoftë se takoni një çift Demash që nuk kanë shumë që janë bashkuar, mos prisni ti takoni më dhe aq shpesh... Shenja e Demit i bën njerëzit e tjerë të mendojnë tamam fjalën kokëfortë, dhe ka një arsye të mirë për këtë. Një keqkuptim mes të dyvemund të sjellë injorim për njëri-tjetrin për ditë të tëra, duke e acaruar njëri-tjetrin gjithashtu. Asnjëri nuk do që të marrë hapin e parë për të kërkuar falje dhe këtu do kërkohej ndihma e një miku apo të afërmi, sepse, le ta pranojmë që është pak qesharake. Ata janë të barabartë në këtë betejë prandaj mund ta përballojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Kjo lidhje do shijohet plotësisht dhe fëmijët që do vijnë prej tyre do jenë brilantë gjithashtu! Kështu që është një lloj lidhjeje e perkryer! Shijojeni!
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 20:50:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015