Demokracia dhe shteti ligjor Fjalën demokraci filluam ta - TopicsExpress



          

Demokracia dhe shteti ligjor Fjalën demokraci filluam ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në fillim të viteve të nëntdhjeta, atëherë kur në skenën botërore njëri kamp fitoi kundër kampit tjetër. Këtë fjalë e kishim dëgjuar edhe më herët, por në këtë kohë e në vitet në vazhdim kjo fjalë u shumua aq shumë saqë zuri vend në çdo gojë, e sidomos në gojët e politikanëve të cilët këtë fjalë e bënë mbiemër të tyre. Ç’është e vërteta ata përdorën shumë këtë fjalë sepse kjo do t’u pëlqente miqve, të cilët edhe po ta dëgjonin fjalimin pa përkthim do ta kuptonin që ky flet për demokracinë, si dhe neve që një fjalim pa këtë fjalë do të na dukej I pavlerë. Edhe sot, megjithëse më pak, nuk bëhet ndonjë tubim politik pa përmendur demokracinë, siq nuk bëhet ndonjë tubim fetar pa përmenur zotin. Por çka na thotë fjala demokraci, në kuptimin e parë e të fundit, neve që nuk I bëjmë ndonjë analizë fjalëve e që jemi shumica dërmuese e popullsisë. Ne fjalën demokraci(sundim I shumicës) e përceptojmë thjesht si diçka të mirë, si liri në çdo gjë, madje edhe si liri pa rregulla, që është e dëmshme. Kjo fjalë megjithëse e mirë, nuk e nxit njeriun të mësoj diçka më shumë për funksionimin e shoqërisë e të shtetit. Ndërsa, sikur në vend të kësaj fjale të përdornim fjalën, shtet ligjor, kjo do të thoshte më shumë. Si fjala demokraci edhe kjo fjalë tek njeriu do të zgjonte një interesim për një deshifrim të thjesht. Dhe deshifrimmi që mund t’I bënte njeriu kësaj fjale është veqse deshifrimi I drejt, që shoqëria funksionon sipas rregullave(ligjeve). Njeriu do të kuptonte që liri apsolute mund të ketë vetëm në xhungël, e kurrë jo në një shoqëri të organizuar. Me fjalën shtet ligjor, njeriu do ta kuptonte që askush nuk është mbi ligjin, dhe do të kishte një rebelim, së paku të brendshëm nëse dikush guxon të dalë mbi të. Përdorimi I kësaj fjale do të nxiste njerëzit të mësojnë gjërat elementare që I përkasin ligjit dhe funksionimit të shtetit. Dhe ne kemi e do të kemi ligje demokratike apo evropiane, sepse megjithatë ligjet tona janë të importuara nga Evropa.Kështu ka qenë gjithmonë. Me një fjalë përdorimi I kësaj fjale, në vend të fjalës demokraci nuk do ta dëmtonte aspak demokracinë, përkundrazi do të rriste vetëdijen e njerëzve për nevojën shtetit e të ligjeve. Përdorimi apo edhe ngulitja e kësaj fjale në mendjet e njerëzve, siq është ngulitur fjala demokraci do të nënkuptonte shtetin ligjor mbi të gjithë ne.do të nënkuptonte që askush nuk mund të jetë pronar I shtetit sepse pronarë jemi të gjithë njësoj, dhe se ne u nënshtrohemi ligjeve sepse jemi të vetdijshëm që shoqëria nuk mund të funksionoj pa to. Demokracia në thelb është mbajtja e zhedhjeve të lira dhe periodike, ku shumica zgjedh njerëzit që do të qeverisin, apo voton kushtetutën si formë të qeverisjes, si themel të ligjshmërisë, e si vënje kufi ligjeve . Dhe kur njerëzit brenda një shteti votojnë kushtetutën, dhe zgjedhin përfaqsuesit e tyre, mund të thuhet që ai shtet është demokratik. Këtu mund të përfundoj tregimi për demokracinë, apo demokracia mund të mbështillet me mijëra fjalë mjegulluese, sa që njeriu të mos dijë çka është thelbësore. Sot shumica e shteteve të botës janë shtete demokratike, por vetëm për një pakicë mund të thuhet që janë edhe shtete ligjore, ku ligji miratohet për t’u zbatuar dhe me hyrjen në fuqi vlen për të gjithë njësoj. Përderisa fjala demokraci mund të përdoret edhe si jorgan për paudhësistë, sidomos të pushtetarëve, fjala shtet ligjor nuk mund të përdoret për një gjë të tillë. Një pushtetar që shkel vazhdimisht ligjin nuk mund të thiret në shtet ligjor, sepse dyfytyrësia e tij do të ishte më e dukshme,por fare lehtë mund të thirret në demokraci, sepse fjala demokraci nuk nxit ndonjë gjykim nga dëgjuesit. Edhe angazhimi I pushtetarit për shtet demokratik është I lehtë, sepse angazhohet për një punë të përfunduar, përderisa angazhimi I tij për shtet ligjor do të thoshte së pari vënjen e tij nën ligjin gjë të cilën pushtetarët rrallë herë janë të gatshëm ta bëjnë, përderisa të mos jenë të detyruar. Angazhimi për shtet ligjior do të thoshte angazhim të përditshëm që shteti të funksionoj në bazë të ligjeve, në bazë të kushtetutës, në bazë të strategjisë për arritjen e qëllimeve të caktura, përderisa angazhimi për shtet demokratik do të thotë angazhim për diçka që funksionon edhe pa angazhimin tënd. Prandaj kemi kaq shumë angazhime për shtet demokratik e kaq pak për shtet ligjor. Angazhimi për shtet ligjor do të ngërthente edhe angazhimin për demokraci sepse demokracia gjendet në ligje, ndërsa angazhimi për demokraci nuk ngërthen edhe angazhimin për shtet ligjor. Edhe shteti duhet të funksionoj në bazë të ligjeve, pra shtetit ligjor, e jo në bazë të demokracisë. Ta marrim shembull shtetin tonë që është shtet me sistem parlamentar. Kjo do të thotë që shtylla ligjvënëse(parlamenti) kontrollon shtyllën e ekzekutivit (qeverinë), ndërsa asnjëra nga këto shtylla nuk kontrollon shtyllën e gjyqsorit, tek I cili mund të ndikohet vetëm me ligje. Tani përshtypja e gabuar tek demokracia mund të na shtyj të mendojmë, që meqë ne e kemi zgjedhur qeveritarin e caktuar ai mund të kontrolloj gjyqsorin, organ që ne s’e kemi zgjedhur drejtperdrejt, apo edhe parlamentin meqë ky qeveritari është më I votuar nga të gjithë ata. Dhe nga tri shtyllat e pushtetit që duhet të kufizojnë njëra tjetrën, në mendjen tonë krijojmë vetëm një shtyllë që nuk e kufizon askush. Sigurisht që këto janë vetëm perceptime të gabuara që mund t’I kemi në mendjen tonë, por ja që mendja jonë përcakton realitetin, sepse jemi ne që I durojmë apo nuk I durojmë ndërhyrjet e paligjshme, apo jemi ne që durojmë dikë që ta ulë kokën para dikujt, përderisa ne e kemi vënë në atë vend që ta zbatoj ligjin, dhe atë kundrejt të gjithëve. Këto keqkuptime edhe mund të shmangeshin sikur ne të kishim në mendje shtetin ligjor. Apo të themi që ju doni të qëndisni një fjalim duke filluar me, shteti ynë është shtet demokratik.Atëherë vazhdimi, edhe logjik, do të ishte, respekton të drejtat e njeriut, lirinë e të shprehurit, të drejtën për protesta, e të tjera fjalë për hava, ndërsa po ta filloni fjalimin me, shteti ynë është shtet ligjor, vazhdimi edhe logjik do të ishte, nuk toleron shkeljen e ligjeve,se të gjithë, në mos vullnetarisht do të detyrohen forcërisht të sillen në pajtim me ligjin e me kushtetutën që ne bashkarisht e kemi nxjerrë e të tjera gjëra kuptimplota, që do të ngërthenin edhe gjërat që u thanë tek fjalimi me demokraci. Pra është dallim I madh në qasje. Sidoqoftë këto janë vetëm terma që nuk duhet të ndikojnë në punën e shtetit por që mund të ndikojnë në mendjet e njerëzve që zgjedhin pushtetarët, ku infiltrohen njerëz të pandershëm, apo bëhen të tillë duke shfrytëzuar durimin e njerëzve, durim që këta e arrijnë edhe duke keqpërdorur termat e caktuara. Ndikojnë në mbjelljen e një mendësie të gabuar, një mendësi ku zgjedhësit të jenë të prirur t’I gjykojnë pushtetarët nga fjalët e jo nga veprat. Dhe për një shtet që nuk ka ndonjë traditë të gjatë, apo ku ka pasur kalime të shpeshta nga një sistem tek tjetri , do të ishte më I dobishëm përdorimi I fjalës shtet ligjor sesa I fjalës demokraci. Do të ishte më e dobishme që udhëheqësve t’u thuhet, demokracia u arrit, tani punoni për shtetin ligjor, dhe këtë mbani në gojë e në mendje, e jo demokracinë. Tekefundit ne duhet të jetojmë çdo ditë me shtetin ligjor e jo me demokracinë. Qershor 2009 hm-ireshtansi
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:40:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015