Deputeti i LDK-së, Lutfi HAZIRI EDI RAMA DËSHTOI TË FITOJË - TopicsExpress



          

Deputeti i LDK-së, Lutfi HAZIRI EDI RAMA DËSHTOI TË FITOJË SIMPATITË E KOSOVARËVE NË RASTIN E TIJ TË PARË QË PATI Nuk e përmendi Ibrahim Rugovën kur mbajti fjalimin në Kuvendin e Kosovës. Për deputetin e LDK-së, Lutfi Hazirin, veprimi i Edi Ramës është i pa pranueshëm dhe me këtë ai dëshmon se, për të, është i mirë vetëm si i vdekur. “Fatkeqësisht Edi Rama si kryeministër hyri në radhën e njerëzve që besojnë se Ibrahim Rugova është më i mirë vetëm si i vdekur”, theksoi Haziri. Gjatë një interviste për Klan Kosova, Haziri tha se Rama dështoi të fitoj simpatitë e kosovarëve, në rastin e tij të parë që pati, pasi u bë i pari i qeverisë. “Pse e duan shqiptarët e Kosovës Sali Berishën më shumë se të tjerët, është cështje që ata në Shqipëri duhet të pyesin veten. Por larg Berishës nuk është as Pandeli Majko”, konstatoi ai. Deputeti kosovar tha se Rama anashkaloi me qëllim emrin e figurës, të cilën, sic pretendon LDK-ja, nuk e anashkaloi asnjë burrështetas botëror. Madje Haziri porositi Ramën që ta mbajë mend ditën kur gaboi. “Vendimi i tij që të hynë në radhën e atyre që duan Ibrahim Rugovën si të vdekur është vendim i të premtes së keqe për të”, deklaroi më tutje anëtari i Kryesisë i LDK-së. Haziri tha se bojkoti i LDK-së, nuk ka qenë i koordinuar me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Por sipas tij, Rama dëshmoi se në Kosovë, nuk e ka partner partinë e Ibrahim Rugovës. “Ata janë të majtë, partnerët e vet i kanë zgjedhë në Kosovë. Ai ka kallxu qartë se me kë do me punu në Kosovë. Pra jo me të djathtët”, përfundoi Haziri. G.55
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:35:19 +0000

Trending Topics



CHATTANOOGA TIMES FREE PRESS) President Obama, Welcome to
Killer shayaris are back (Please weak hearted people stay
Confirm your business booth at DSA office by 19 November
member.together2success/registration.php Sponsor id :
---------- The cut-throat power money holds over the
The Importance Of Partnership · Monday, August 19th · Pastor

Recently Viewed Topics




© 2015