Deputetja e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Alma Lama që pas - TopicsExpress



          

Deputetja e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Alma Lama që pas vizitës së para do kohe i shkroi një letër publike kryeministrit Erdogan, thotë që kryeministri turk po vjen në Kosovë si pasojë e paaftësisë së Thaçit për ta lidhur Kosovën me Perëndimin. “Një lider si Hashim Thaçi nuk ka kapacitet ta lidhë Kosovën me perëndimin, por vetëm me Lindjen sepse i bashkon i njëjti mentalitet”, thotë Lama për Express. “Kryeministri turk po hyn ne Kosovë sepse ka gjetur terren të përshtatshëm këtu. Pra ai po përpiqet ta shtrijë influencën e tij në Kosovë pa hasur ndonjë vështirësi, përkundrazi po ftohet prej një pjese të politikës në Kosovë”, thotë Lama. Sipas saj, marrëdhënia Thaçi-Erdogan do të vazhdojë dhe Erdogan “do ta ngrejë çmimin në kërkesat e ardhshme”. Deputetja e pavarur Lama thotë që nga Turqia nuk po na vjen ndonjë ndihmë e madhe, sikurse, sipas saj, nga Perëndimi. “Në fakt janë kompanitë turke ato që po marrin tenderë e po përfitojnë prej Kosovës. Jam për raporte reciproke edhe me Turqinë, jo varësie me agjendë islamike e neo-otomane”, thotë Lama. Ajo vazhdimin e agjendës së Erdogan nga Aeroporti në Prizren e sheh si një ndërhyrje në fushatën elektorale. “Jo rastësisht data e inaugurimit të aeroportit është lënë pak ditë para zgjedhjeve por këtu në radhe të parë ky është një veprim i papjekur i Qeverisë. Të kërkosh mbështetje nga jashtë, sepse imazhin tënd e ke të rrënuar nga brenda. Qeveria e Kosovës në dëshpërim për vota është në gjendje të shkelë mbi disa parime fondamentale të ndërtimit të shteti, që është pavarësia dhe sovraniteti nga çdo influencë e huaj”, thotë Lama.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 22:46:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015