Deri në orën 13:00, numri i serbëve që kanë dalë të - TopicsExpress



          

Deri në orën 13:00, numri i serbëve që kanë dalë të votojnë është simbolik, kanë bërë të ditur burime të gazetës në veri. Daljes së vogël të serbëve në zgjedhje i kanë kontribuar në masë të madhe njerëz me fanela të zeza me mbishkrimin “Bojkot”, të cilët kanë penguar serbët të votojnë, madje edhe i kanë kërcënuar se “do të kenë punë me ta, nëse votojnë”. Për këtë shkak është alarmuar edhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin. Ai ka ripërsëritur thirrjen që të dalin të gjithë në zgjedhje, në mënyrë që siç ka thënë ai “shqiptarët të mos e marrin pushtetin”. “Vërtet është shumë keq, më duhet t’iu thërras që të dilni në zgjedhje të gjithë, sepse me këtë trend që është duke shkuar, do të vijmë deri të ajo që të zgjedhet pushteti, të cilin serbët nuk e dëshirojnë, ose më thjesht ata që nuk kanë dashur të votojnë”, ka thënë Vulin. Ai tha se zgjedhjet janë duke i përcjellë shumë probleme, posaçërisht me kërcënime dhe dhunë ndaj zgjedhësve, në veçanti në veri të Mitrovicës. Sipas tij, më e keqja është se kërcënimet i bëjnë njerëzit që janë nga Serbia qendrore, e jo njerëzit nga veriu i Mitrovicës, e as të Kosovës. “Është e pakuptimtë, që njerëzit nga Serbia qendrore vijnë në hapësirat e Kosovës dhe tentojnë ta përcaktojnë jetën e njerëzve në Kosovë. Ta dini, se ata sonte do të kthehen në Serbi, nëpër qytetet ku jetojnë, Beograd, Novi Sad, Valevë, ndërsa serbët në Kosovë do të mbesin të jetojnë me ata që nuk i kanë zgjedhur”, tha Vulin.
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 13:38:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015