Derisa në Pejë janë kategorikisht kundër transferit të - TopicsExpress



          

Derisa në Pejë janë kategorikisht kundër transferit të Dardanit te 'rivali përbetuar',prishtinasit e presin me entusiazëm të madh këtë transfer : Ja letra nga një qytetar prishtinas që është si kundër-përgjigje ndaj letrës nga qarqet pejane : Nga: Artan Hoxha, Tifoz i KB Prishtina I nderuari Dardan, Së pari, nuk të përgëzoj për faktin se ia dole të bëhesh subjekt i kësaj letre pasi që kur flitet për basketbollin, gjithmonë ke qenë subjekt mjaft i rëndësishëm dhe me vlera, pa marrë parasysh rivalitetin e vitit të kaluar, gjë që është normale në sport. “Faktet,” kërcënimet dhe trillimet që po të bëhen ty janë asgjë tjetër përveç se shantazhe të ulëta të njerëzve të cilët deri dje kanë qenë krenar për rikthimin tënd sensacional në Kosovë. Nuk mundet askush të ti çelë sytë dhe të ta “zgjon ndërgjegjen në pjesën e mbetur të karrierës,” pasi që historia dhe suksesi yt e tregon të kundërtën. Duke u nisur nga përvoja e hidhur që kanë futbollistët shqiptar që luajnë në kombëtare Evropiane (Finlandë, Zvicër, etj), vendimi yt për të mos luajtur në ndeshjen e Polonisë kundër Shqipërisë ishte një vendim i rëndësishëm pasi që thjesht nuk dëshiroje që pjesën e mbetur të jetës tënde ta jetonit duke të quajtur padrejtësisht “tradhtarë”. Rrjedhimisht (1), nuk e dëmtove vetën në këtë rast, por tentuan të të dëmtonin dashakeqësit që i kishe afër, sikur në këtë rast që po tentojnë të të dëmtojnë sot. Nga zemra e thyer dhe nga inati për atë vendim (dhe këtë vendim të transferimit në KB Prishtina) ata (në Poloni) tentuan që të përulin. Kthimi yt sensacional në KB Peja me të vërtetë bëri BOOM. Ti i bëre basketbollit të Kosovës një nder shumë të madh: i ngrite reputacionin, në media të ndryshme botërore shkruanin për kthimin tënd dhe mbi të gjitha bëre Pejën kampion pas shumë e shumë viteve! Në qoftë se kjo konsiderohet gabim (2), pra të ktheheni nga një ligë shumë e fortë dhe ta bëni ekipin e qytetit tënd kampion, atëherë nuk e di se çfarë në të vërtetë do të thotë gabim. Njohësit e basketbollit në Kosovë të cilët jozyrtarisht paskan “’paralajmëruar’ se karriera jote do të futet në “rrugë me mjegull,” ndoshta nuk e kanë paramenduar së një ditë do ta braktisni KB Peja dhe të vini e të luani për KB Prishtina. Duke e shikuar historinë e KB Prishtinës dhe pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike, (3) nuk e besoj se kjo është një “rrugë njëkahëshe,” por është një ngritje në karrierën tënde pas një viti të KB Peja, pasi që krahas angazhimit në Ligën e Kosovës do të angazhohesh edhe në Ligën Ballkanike e cila përcillet nga shumë agjendë, ‘scout’ dhe basketbolldashës të Evropës. Dardan, një lojtar i kalibrit që je (4), nuk pushon së marruri oferta nga klube të ndryshme Evropiane. Është e natyrshme për një lojtar që luajti në kombëtare të Polonisë dhe arriti atë sukses të madh me atë kombëtare të merr oferta nga klube të ndryshme. Madje, rasti më i freskët është kur edhe zyrtarët e Ligës Ballkanike gjatë ndeshjes së finales në Prishtinë (SIGAL Prishtina – Peja) theksuan se ti e bën diferencën në ekipin pejan dhe se je një lojtar që do ti ndihmonte cilitdo ekip në Ligën Ballkanike. Dardan, ti asnjëherë nuk u bëre “Zvezdë!?,” ashtu siç po thojkan në Pejë, por ti shkove në Pejë si i tillë. Është normale që një lojtar si ti të irritohet me ekipin kundërshtar gjatë mbarëvajtjes së garave, e sidomos në finale ku tensionet arrijnë kulminacionin, por (5) zgjedhja jote nga disa qytetar pejan po konsiderohet sikur të kishit zgjedhur të luanit për ‘Crvena Zvezdën’ e Beogradit, e jo për ekipin e KRYEQYTETIT të Republikës së Kosovës. Shumë po harrojnë që KB Prishtina është ekipi më i trofeshëm, më i suksesshëm dhe më i madhi në Kosovë, jo vetëm në basketboll por në të gjitha sportet. Andaj, edhe një herë të bëjmë me dije se karriera jote nuk po shkon hapave prapa, por vetëm sa po forcohet dhe po shkon në kahje të duhur. Dardan, tashmë ke pas rastin ta vërteton se në Kosovë çdo i dyti është ekspert i çështjeve të ndryshme, në këtë rast disa persona u paskan shenduar edhe në “agjent” tuaj personal. Nuk ke nevojë (6) askujt ti tregoni se pse e keni vendosur të luani për KB Prishtina e jo për KK Cedevita. Në qoftë se Marko Tomas është -ish reprezentues kroat, ti, Dardan Berisha, je reprezentues i Polonisë. Kurse ata të cilët mendojnë ndryshe dhe nuk dinë asgjë nga ajo se çfarë ka ndodhur sa ke qëndruar në Kroaci, atëherë asnjëherë mos i bjer pishmanit për humbjen e “shokëve” sikur ky i cili i paska shkruajtur këto gjëra për ty me të cilat dëshiron të poshtron ty dhe familjen tënde të cilët keni dhënë shumë për qytetin e Pejës dhe për basketbollin e Kosovës. Dardan, me asnjërën nga këto ti nuk e dëmtove vetën rëndë (7), por do ti lëndosh të gjithë ata të cilët deri dje të kanë përkrahur kurse sot po tentojnë ti bëjnë të gjitha vetëm për të mos lënë vend për tu kthyer në qytetin e Pejës. Unë e di që jo të gjithë pejanët mendojnë njësoj sikur ky personi dhe të gjithë e dimë, e ceki prapë, së çfarë i ka dhënë familja Berisha qytetit të Pejës. Zgjedhja jote që të luash për Prishtinën kuptohet se do ti tmerronte tifozët pejan, por ky inat i tyre duhet të mbetet vetëm në fushat e basketbollit dhe në sport, jo të kaloj në diçka shumë personale. Fundi, ti je ai që ja solle kupat Pejës, TI! Ti po vjen në një ekip shumë të madhe, me tifozët më të organizuar dhe mbi të gjitha në kryeqytet. Dardan, të gjithë e dinë që zyrtarët e Sigal Prishtinës nuk janë “ekspert për fshehjen e dështimeve,” sic po i quan ky “shoku,” pasi që nuk është Sigal Prishtina ekipi i cili është bërë zyrtarisht kampion për herë të parë pas luftës sivjet (dihet që në KB Peja është fituese e LPBK-së, kampionat jo zyrtarisht i pranuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës). “Skandali turk” po i referohet trenerit tashmë të Beshiktashit, dhe në qoftë se ky konsiderohet si skandal, atëherë me të vërtetë po më vjen shumë keq për këtë person i cili nuk po e ‘jepka’ shpirtin për basketboll siç e ceki, por nuk paska informata të bollshme për basketboll. Edhe vet po e sheh se si përcillen aktivitetet e KB Prishtina nga e gjithë Kosova, do të thotë që është një Klub i madh. Personi i cili tu ka drejtuar ka harruar që “konferenca përshëndetëse” ishte e përcjellë edhe nga mediat turke, madje zuri pjesë edhe në shumë portale dhe gazeta turke. Të mos harrojmë që ne nuk jemi ende të pranuar në FIBA dhe këto gjeste sado të vogla janë mjaftë domethënëse. Po ashtu, të mos harrojmë se “skandali turk” i premtoj KB Prishtinës që do ta zhvillojnë një lojë miqësore me Beshiktashin në Prishtinë. Dardan, ti e din shumë mirë se si funksionojnë klubet botërore në raport me publikun. Vetëm klubet primitive i kryejnë të gjitha punët me gazetar, tifoz e qytetarë nëpërmjet telefonit dhe takimeve në kafe. Për hir të transparencës dhe barazisë se informimit, KB Prishtina gjithçka e bën nëpërmjet konferencave, dhe për respekt ndaj Klubit dhe qytetit, KB Prishtina gjithmonë prezantohet siç i ka hije: me kollare dhe uniformë – diçka çka është obligative në botën sportive (dhe në Ligën Ballkanike). “Zyrtarët e Prishtinës me kollare” tani edhe kanë bërë marrëveshjen me Pallatin e Rinisë dhe Sporteve për ndryshimin e të gjitha ulëseve dhe zëvendësimit të tyre me ulëse me standardin e kërkuar nga FIBA. Po këta zyrtarë kanë bërë marrëveshjen edhe për ndërrimin e “parketit të lodhtë” siç e quan ky –ish “shoku” yt. Dardan, të gjithë e dimë se nuk është vendim i lehtë që ta leni ekipin ku morret hapat e parë dhe të vini te kundërshtari i drejtpërdrejtë i Pejës, por ashtu siç e ka cekur edhe “shoku” yt në letrën drejtuar ndaj teje, (8) ti ke vendosur të luash në KB Prishtina për ta kthyer atë në binarë dhe të jesh sa më afër Evropës dhe basketbollit me cilësi. Dardan, është komplet ‘storje’ tjetër refuzimi yt të luash kundër Shqipërisë me Poloninë me atë në nivel lokal të klubeve. Ardhja jote (9) në Prishtinë vetëm i ka bërë nderë basketbollit kosovar. Ardhja jote në Prishtinë të bën edhe më shumë nacionalist dhe i vulos të gjitha ato dyshimet e njerëzve. Ardhjes tënde në Prishtinë duhet ti gëzohet çdo shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Turqi, Evropë, Amerikë, Australi, Afrikë, etj. KB Prishtina nuk e përfaqëson vetëm qytetin e Prishtinës në Ligën Ballkanike, ajo e përfaqëson edhe qytetin tënd, Pejën, edhe Ferizajn, edhe Gjilanin, edhe Mitrovicën, ajo përfaqëson KOSOVËN. E siç duket, dikujt po i pengon forcimi i KB Prishtinës me lojtar cilësor dhe po i lutet dështimit të saj në këtë aspekt. Dihet, dështimi i saj në Ligën Ballkanike është dështim i sportit kosovar. Tani po del se çështja e Drilon Hajrizit, jaranit tënd, është “muhabet” tjetër nga ti. Driloni mundet që ta len ekipin i cili e bëri lojtarin më të mirë në Kosovë? Driloni mund ta len qytetin e Mitrovicës? Driloni mund ti len tifozët e Trepçës? Driloni mund ta harron ekipin e cili e bëri MVP vjet? Driloni nuk është tradhtar, e ti je? E sheh, Dardan? Nuk bën të bazohesh në njerëz të cilët nuk ta donë të mirën dhe të shfrytëzojnë vetëm për interesa të caktuara. Driloni ka vendosur të luaj për KB Peja sepse ka besuar në projektin e Klubit pejan dhe ka menduar se ajo e ngrit një hap përpara profesionalisht, njësoj siç mendon edhe ti. Dardan, (10) ardhja jote në Prishtinë vetëm sa e ka madhështuar sportin e Kosovës dhe të kryeqytetit. Ardhja jote në Prishtinë është hap përpara në karrierën tënde, je në hap për tu rikthyer në Dardanin e Eurobasketit. Ti po vjen në ekipin i cili nuk ka nevojë për ta prezantuar apo për ti hyrë historisë pasi që ajo dihet. Kosovës i është dashur një Dardan për Ligën Ballkanike, i cili me disa ‘Dardanë’ tjerë dhe shumë të fortë në KB Prishtinë do të na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë ftoj të gjithë qytetarët racional të Pejës që të mos i bëjnë presion njeriut që filloj gjithçka në atë qytet dhe i dha gjithçka atij qytetit që të vazhdojnë ta përkrahin Dardanin. Njeriut familja e të cilit dha një kontribut të madh për atë qytet dhe vazhdon ta jep. Njeriut që ia ktheu trofeun pas shumë viteve. Njeriu i cili i rimbushi palestrat e Pejës. Të mos harrojmë që jeta aktive e një sportistit është mjaft e shkurtë dhe Dardani ka se çfarë ti jep ende edhe qytetit të Pejës edhe Kosovës. Dardan, në qoftë se disa persona janë në gjendje të harrojnë ende pa dal mirë nga KB Preja, atëherë nuk ke çka mu brengos për ata njerëz. Në qoftë se –ish Klubi yt zyrtarisht të falënderon pjesërisht për sezonin e kaluar dhe e konteston vendimin tënd në stilin “pa dashur ta gjykojmë a ka qenë vendim i drejt apo i gabuar” i ardhjes tënde në Prishtinë, atëherë prapë të them se për gjëra të tilla nuk ia vlen të mërziteni, sepse në qoftë se Klubi është institucion dhe ngjyrat “sari e zi” mbeten për shumë vite, sipas tyre, atëherë ky “institucion” duhet të sillet si i tillë, të falënderon siç i ka hije dhe të dëshiron sukses në të ardhmen. Suksesi i KB Prishtinës në Ligën Ballkanike do ti hapte dyert edhe Pejës dhe ekipeve tjera për pjesëmarrje në gara të tilla. (11) Dardan, mirë se vjen në kryeqytet! P.S. Numrat në letër (prej 1-10) u jam përgjigjur në mënyrë kronologjike me qëllim që të tregoj që nuk janë ato gabime tuajat, por janë inate personale të –ish “shokëve” tuaj. Kurse e fundit, numri 11, është numri që ti do ta mbash në KB Prishtina. Faleminderit.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 18:03:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015