Deveja e përsosur Shumë vite më parë, katër dijetarë - TopicsExpress



          

Deveja e përsosur Shumë vite më parë, katër dijetarë udhëtuan në shkretëtirën e Kavirit me një deve. Në mbrëmje u ulën së bashku pranë një zjarri dhe biseduan rreth eksperiencave të tyre. Ata ishin të mbushur me admirim për devetë. Ata ishin të mahnitur me forcën dhe durimin e tyre të pakrahasueshëm. “Ne jemi mjeshtrat e lapsit”, tha njëri prej dijetarëve, “le ta vizatojmë ose të shkruajmë rreth kësaj kafshe, në mënyrë që ta nderojmë atë”. Kur i tha këto fjalë, ai mori diçka për të shkruar dhe shkoi në një strehë të ndriçuar nga një llambë me vajguri. Pas pak minutash, ai u kthye nga streha dhe u tregoi tre shokëve të tij atë që ai kishte bërë. Ai kishte vizatuar një deve. Deveja ishte pikturuar në një mënyrë aq të përsosur sa po ta shihte dikush do të mendonte se ishte një deve reale. Burri tjetër shkoi në tendë dhe shumë shpejt u kthye edhe ai. Ai kishte bërë një përshkrim të shkurtër të përfitimeve që sillte kjo deve. Burri i tretë shkroi një poezi magjepsëse. Burri i katërt shkoi në tendë dhe nuk lejoi njeri që ta shqetësonte. Disa orë më vonë, zjarri u shua ndërkohë që dhe burrat ishin si të përgjumur. Por, nga tenda akoma dëgjohej gërvishtja e lapsit dhe këngë monotone. Ditën e nesërme, tre burrat akoma prisnin burrin që vazhdonte të qëndronte në tendë. Më në fund, në ditën e pestë, hyrja për në tendë u lejua dhe burri që kishte qëndruar aq kohë në tendë, me hapa të lodhur dhe fytyrë të zbehtë si të kishte ngrënë limonë jeshilë, iu afrua burrave të tjerë dhe lëshoi mbi dysheme një pllakë ku kishte shkruar me shkronja të mëdha: “Deveja e përsosur ose si duhet të jetë një deve...”. - Prof. Nossrat Peseschkian, Rrëfenja Orientale si Mjete në Psikoterapinë Pozitive
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 18:07:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015