Devotshmëria sjell riskun (furnizimin) Allahu i Madhërishëm - TopicsExpress



          

Devotshmëria sjell riskun (furnizimin) Allahu i Madhërishëm thotë: “E kush i frikesohet Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare.”Et Talak 2-3 Në këtë ajet Allahu sqaron se njeriut të devotshëm ia shmang pengesat (të këqijat), ashtu që i bën atij rrugëdalje dhe i sjell dobi, me çka ia lehtëson gjendjen atij. Fjala risk është emër përmbledhës për çdo gjë me të cilën ushqehet njeriu, kjo e përfshin riskun e kësaj bote dhe të botës tjetër (ahiretit). Disa dijetarë thonë: ‘I devotshmi nuk mbetet i lënë pas dore.’ Disa thanë: ‘Përse?’ Ata u përgjigjën: ‘Nga ajeti i mëparshëm.’ E nëse dikush thotë se kemi parë të devotshëm, por që nuk furnizohet dhe nga ana tjetër, kemi parë njeri jo të devotshëm, por që furnizohet, përgjigjja e kësaj dileme është se qëllimi i ajetit është se të devotshmit i hapen rrugët e furnizimit prej nga s’e kujton, kjo nuk do të thotë se jo i devotshmi nuk furnizohet. Por çdo krijesë patjetër ta ketë riskun e vet, siç ka thënë Allahu i Madhërishëm: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.”Hud 6 Madje edhe atë që robi e konsumon nga harami, edhe ajo bën pjesë në këtë furnizim. Pra, jobesimtarët furnizohen me anë të punëve të palejuara dhe furnizohen me të mira, por ndonjëherë nuk furnizohen përveç se me mundin e tyre. Ndërsa të devotshmit Allahu i furnizon prej nga s’e kujtojnë, risku i tyre është prej punëve të lejuara dhe nuk është i keq. Të devotshmit nuk i ndalet furnizimi për gjërat elementare të jetës, por është nën mbrojtje nga gjërat e tepërta të kësaj bote dhe kjo është si mëshirë për të dhe për të mirën e tij. Ngase ndodh që furnizimi i gjerë të jetë në dëm të njeriut, ndërsa pakësimi i furnizimit të jetë në dobi të tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varferon), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar. Jo nuk është ashtu!”El Fexher 14-15 Kjo do të thotë se puna nuk qëndron kështu, d.m.th. jo çdonjërit që Allahu i jep begati, do të thotë se e ka nderuar dhe në anën tjetër, jo çdonjërit që Allahu ia pakëson furnizimin, do të thotë se e ka nënçmuar. Por, në disa raste Allahu i jep begati të bollshme si mëshirë për të, kurse tjetrin e varfëron si mbrojtje për të, kurse në disa raste pakësimi i riskut për një rob besimtar mund të jetë si pasojë e mëkateve dhe gabimeve të tij, siç kanë thënë disa selefë: “Robit mund t’i bëhet haram risku për shkak të ndonjë gjynahu.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem në një hadith thotë: “Ai i cili kërkon falje shumë, Allahu i Madhërishëm për çdo brengë i bën rrugëdalje, për çdo ngushtim i bën lehtësim dhe e furnizon nga s’e kujton. “Ahmedi dhe Hakimi. Allahu i Madhërishëm në Kuran na tregon se si e sprovon robin e Tij me të mira dhe të këqija, që ai të bëhet durimtar dhe falënderues. Të mirat janë begatitë, kurse të këqijat janë sprovat. Në një hadith sahih transmetohet se pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasha Atë në duart e të Cilit është jeta ime, Allahu nuk ia cakton besimtarit ndonjë caktim e që kjo mos të jetë hair për të dhe kjo gjë është vetëm për besimtarin. Nëse e kaplon ndonjë e mirë, ai është falënderues e kjo është hair për të dhe nëse e godet ndonjë e keqe, ai është durimtar dhe kjo është hair për të. ’Muslimi,Ahmedi,Taberaniu,Ebu Nuajmi. Allahu i Madhërishëm në Kuran na tregon se si punët e mira i shlyejnë punët e këqija dhe istigfari është shkaku i begative dhe të mirave tona, kurse mëkatet janë shkaku i të këqijave dhe thotë: “Sikur ata (idhujtafët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk, për t’i sprovuar me të.” El-Xhin, 16 E në një ajet tjetër thotë: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.” El-A’raf, 96 Ebu Dherri transmeton se pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel- lem ka thënë: “Sikur njerëzit të vepronin sipas ajetit: “E kush i frikohet Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon…” Et-Talak, ajeti 2, do t’u mjaftonte., Selefët në lidhje me fjalën “rrugë” kanë thënë se ajo e ka kuptimin “nga e gjithë ajo çka e ngushton njeriun.” Dhe ky ajet është identik me fjalën e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë”, Kaptina El-Fatiha, 5. ajet ky i cili është përmbledhës i të gjitha diturive të librave Hyjnore. Kjo është kështu për arsye se devotshmëria është ibadeti me të cilën njeriu është i urdhëruar, ngase devotshmëria, ibadeti dhe përkushtimi janë fjalë të përafërta, të lidhura ngushtë mes veti dhe që e plotësojnë njëra tjetrën, kurse mbështetja te Ai është kërkimi i ndihmës nga Ai e kush i frikësohet Allahut, është shembull për “Vetëm Ty të adhurojmë” e kush i mbështetet Allahut është shembull për “dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë.” Siç thotë i Madhërishmi: “Pra adhuroje Atë dhe mbështetu tek Ai”, Hud, ajeti 123. dhe: “Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm kah Ti jemi të kthyer.” El-Mumtehine, ajeti 4. SHKEPUTUR NGA LIBRI “VIRTYTET E LARTA MORALE” AUTOR IBN TEJMIJE.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 23:00:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015