Dezha Vu Deja vu është një shprehje franceze që do të - TopicsExpress



          

Dezha Vu Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë “e parë më parë”, duke iu referuar një ndjesie të veçantë, të çuditshme, të qartë dhe të mistershme njëkohësisht, sikur një skenë apo rrethanë e caktuar duket e përjetuar më parë. Deja vu-ja është përkufizuar si “të kujtosh të ardhmen”. Përvoja e “mëparshme” shpeshherë i atribuohet një ëndrre, megjithëse në disa raste është një ndjenjë e fortë se kjo situatë ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën. Disa ia atribuojnë deja vu-në përvojave psikike ose sekuenca të pakërkuara të jetëve të mëparshme. Përvoja e deja vu-së duket se është shumë e përhapur. Në studime formale rreth 70% e njerëzve kanë raportuar se kanë përjetuar të paktën një herë (kjo përqindje i përket grup moshës nga 15-25, kur mendja është ende subjektive për të vënë re ndryshimet në mjedisin rrethues). Referenca të përvojave të deja vu-së gjithashtu janë gjetur në literatura të kaluara, duke dëshmuar se nuk është fenomen i ri. Një person mund të dijë rrugën apo peizazhin e një qyteti që nuk e ka vizituar më parë, duke u habitur në të njëjtën kohë se si ka mundësi të ndodhë. Disa sugjerojnë se leximi i një rrëfimi të detajuar të një vendi mund të përfundojë në këtë ndjesi, kur më vonë ky vend vizitohet. Shpjegimi më i zakonshëm nuk e sheh deja vu-në si akt i njohjeve paraprake apo profecisë, por një anomali e kujtesës. Një tjetër teori e shpjeguar është ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, një sy mund ta regjistrojë atë që sheh një fraksion sekonde më shpejt se tjetri, duke krijuar atë ndjesi të fortë kujtese mbi të njëjtën skenë e parë në të mijtën e sekondës më vonë nga syri tjetër. Megjithatë edhe kjo dështon në shpjegimin e fenomenit kur janë të përfshirë edhe informacione të tjerë ndijorë, si pjesa dëgjimore dhe veçanërisht pjesa digjitale. Një lidhje reciproke klinike është gjetur mes përvojës së deja vu-së dhe çrregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se përvoja ka gjasa të rritet me subjektet që janë në këto kushte. Ky korrelacion i ka çuar disa kërkues për të spekuluar se përvoja e deja vu-së është anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepërta elektrike në tru. Bashkë me intuitën, kërkimet në psikologjinë njerëzore mund të ofrojnë më shumë shpjegime natyraliste, por përfundimisht shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbeten mister.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 10:39:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015