Dezinformimi nuk ju nderon, kam diskredituar pseudo - TopicsExpress



          

Dezinformimi nuk ju nderon, kam diskredituar pseudo myslimanët (Reagim kundër gazetës “Lajm” i Shkupit.) I çnderuar kryeredaktor Isen Saliu, fillimisht është e pandershme nga ana jote të nxisësh debat më mua, sepse nuk jemi në pozita të barabarta; unë jam në grevë të urisë – dita e 12-të, kurse ti je bukë-ngrënës të babëzitur... Njihemi, dinim njeri tjetrin për miq. Të kuptoj, je në krizë, meqë gazeta juaj nuk e lexojnë as njëmijë veta, prandaj ke menduar se përmes këtij dezinformimi do rrisësh lexueshmërinë. Kjo taktikë sigurisht që nuk është e ndershme... Unë kam reaguar kundër bastardit të fisit tim, me nder më thënë Gëzim Kelmendi. Por, tani po e them shkoqur: kushdo që është bashkëmendimtar i tij dhe deklarohet se Gjergj Kastrioti/Skënderbeu nuk është Hero legjendar i popullit shqiptar, që thotë se fisi barbar i osmanlinjve nuk na ka pushtuar dhe nuk na ka shpërfytyruar gjatë më shumë se pesë shekujve, është mercenar ose rob i indoktrinimeve dogmatike. Kurse për shqiptarët e besimit mysliman kam respekt të devotshëm, sepse me fuqitë e tyre fundit kanë luftuar pushtuesit osmanë, që vetëm myslimanë nuk ishin. Kujto mor bastard vetëm kryengritjet e mëdha të bashkëvendasit tënd, Dervish Cara, i cili në vitin 1824 pat çliruar pjesën më të madhe të Shqiptarisë etnike, nga Ohri e Qystedili deri në Ulqin, nga Nishi deri në Durrës. Kujto mor bastard Lidhjen e Prizreni dhe luftërat heroike që bënë shqiptarët e besimit mysliman nga Prizreni deri në Ulqin dhe ata “myslimanët” tu, osman-zinj, i munden dhe i masakruan, duke ia dorëzuar Kral Nikollës së Malit të Zi krahinat shqiptare nga Gucia deri në Ulqin. Kujto mor bastard luftërat që udhëhoqën besimtarët e devotshëm shqiptarë myslimanë Imer Prizreni, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia dhe të tjerë si ata. Kujto mor bastard “mysliman” luftërat gjatë viteve 1908-1912 nga Ulqini deri në Manstir, që i bënë shqiptarët e devotshëm myslimanë, bashkë me shqiptarët e devotshëm ortodokes e katolike, kundër pushtuesve osman-zinj... Të gjithë këta shqipatrë të devotshëm mysliman, katolik e ortodoksë dhe pasardhësit e tyre i respektoj deri të Zoti, por jo bastardët pseudo myslimanë, të cilët paguhen nga Beogradi, nga nacionalistët maqedonas, nga pseudo myslimanët turq, arabë e shërbime të tjera, vetëm për të shpërfytyruar e tjetërsuar popullin, për të imponuar përçarje... Unë Babain e kisha Hoxhë autodidakt, rahmet pastë, dhe ju pseudo myslimanët nuk mund të mbani ligjërata për fenë islame. Në moshën 4 vjeçare ma ka mësuar deri edhe tespi-duan dhe akoma e kam në kujtesë. Kurani nuk fyen besimin e krishtere dhe hebraike, por librat e tyre i çmon të shenjta, kurse mercenarët pseudo myslimanë dhe fanatikët pseudo myslimanë kanë ndërmarrë fushatë për të zgjeruar luftën fetare, duke insistuar ta sjellin edhe në hapësirat tona. E keni kot. Shqiptarët e besimit mysliman, ortodoks e katolik që shumë breza janë mishëruar me bashkëjetesë vëllazërore dhe nuk mund të mashtrohen nga bastardët pseudo mysliman Gëzim Kelmendi e Isen Saliu... Jam krenar që kam qenë shok me liderin Ali Ahmeti prej 31 vitesh. Patjetër që bëj tifozëri për BDI-në, sepse e kanë dëshmuar votuesit shqiptarë për të satën herë që është përfaqësuesja më e devotshme e interesa shqiptare në Republikën e Makedonisë. Po e mbyll këtë reagim me thënien e një dijetari te madh islam: “Nuk ka fe pa atdhe”, që në rastin tënd i bie, ti do të jesh edhe pa fe edhe pa atdhe! Ibrahim Kelmendi Prishtinë, më 12.06.2013 lajmpress/lajme/maqedoni/21376.html
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 20:34:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015