Dhimbja, Gratë Me Flokë Të Kuqe E Suportojnë Më - TopicsExpress



          

Dhimbja, Gratë Me Flokë Të Kuqe E Suportojnë Më Mirë Dhimbja, gratë me flokë të kuqe e suportojnë më mirë: Është e vërtetë që meshkujt preferojnë biondet, por flokëkuqet kanë diçka që i dallon nga gjithë të tjerat. Durojnë dhimbjen. Qimja e kuqe, origjinale është arma sekrete ku mund të mbështeteni sepse mund t’u rezistojë fatkeqësive. Dhe kjo nuk është ndonjë traditë, por e vërtetuar shkencërisht. Toleranca, më e lartë tek femrat Kapaciteti për të duruar dhimbjen varet nga shumë faktorë, disa shumë të pazakontë, por është dhe çështje flokësh. Gratë me flokë të kuqe u rezistojnë më shumë dhimbjeve, kjo krahasuar dhe me meshkujt me flokë të kuqe, dhe ato bionde dhe gështenjë. Përgjegjës është një gjen që karakterizon personat me flokët ngjyrë karotë. Është pikërisht ky gjen që rrite pragun e tolerancës tek femrat. Sipas studiuesve kanadezë që morën pjesë në këtë studim, u tregua se të dy sekset, si meshkujt, si femrat përdorin kanale të ndryshme të durimit të dhimbjes. Kur provon një dhimbje, trupi lëshon disa substanca natyrale që kanë efekt qetësues. Studimet treguan se një substancë e quajtur Mk-180 mund të bllokojë lëshimin e këtyre qetësuesve tek meshkujt, por jo tek gratë. Kështu mjekët kanadezë nisën të kërkojnë për gjenin që vepron dhe liron këto qetësues. Gjeni MC1r ishte i dyshuar, sepse receptorët e proteinave janë prezent edhe në pjesën e kodimit të trurit që rregullon modulimin.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 20:43:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015