Dhimbje therese! Sokol Olldashi nuk jeton. Ish-ministri i - TopicsExpress



          

Dhimbje therese! Sokol Olldashi nuk jeton. Ish-ministri i Rrugëve, tha nje moment se ne ato rruge donim te benim te pamunduren te mundur. Si ne nje lidhje te pazgjidhshme me to, edhe shpirtin e la gati ne menyre te pamundur rrugeve. Duke na bere te reflektojme se ne kete vend, te rrezikuar si gjithe njerezit e thjeshte qe vdesin perdite rrugeve, te njejtin fat tragjik mund te ndajne edhe ata qe jeten e kane shume me te lehte dhe te mbrojtur. Dhe te kene po ate shkak: shpejtesine, paaftesine per tu kujdesur, qe buron nga mendesia jone, e kjo mund te qemtohet me gjate. Olldashi ishte nje nga zerat teper te pakte te ekuilibruar, moderatore dhe te mencur ne PD. Them se ne nje nivel me te larte nga cfare po shperfaq deri tani zoti Basha. Humbje e pariparueshme per te, humbje per reformimin e PD dhe vendit.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 01:18:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015