Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT), organizon per - TopicsExpress



          

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT), organizon per here te pare trajnimin “BUSINESS NEGOTIATION SKILLS” – Aftesite Negociuese ne Biznes, ne datat 4-5-6 Dhjetor 2013, ora: 16:00 – 20:00. Tematikat e perfshira ne trajnimin 12 oresh mbi Aftesite Negociuese ne Biznes, (Business Negotiation Skills) japin nje veshtrim sa te pergjithshem aq edhe praktik e gjitheperfshires mbi kushtet dhe tiparet negociuese te perdorura sot ne biznes. Pak rendesi ka ne cilin rol ne jemi. Çdo sekonde te jetes sone, ne jemi duke negociuar me veten, me mikun, me familjen, me shoqerine apo kolegun. Negocimi eshte nje proces, ku dy ose me shume pale me nevoja dhe qellime te ndryshme diskutojne mbi një çeshtje per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme reciprokisht. Te vetedijshem apo jo, gjate punes, ne kalojme nje pjese te mire te dites duke negociuar. Në biznes, aftesite negociuese jane te rendesishme ne nderverpimet e perditshme te punes si edhe ne ceshtje zyrtare si kontrata ligjore, kushtet e shitjes, qera, ofrimin e shërbimeve, etj. Negocimet e suksesshme kontribojne ne menyre thelbesore ne suksesin e biznesit, pasi ato do tju ndihmojne te ndertoni marredhenie me te mira duke ofruar zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjata. Një negociate e mire le secilen pale te kenaqur dhe te gatshem per te bere biznes me njeri-tjetrin perseri. Aftesite e mira negociuese jane kaq te rendesishme ne karrieren tuaj, pasi ato luajne nje rol te rendesishem ne suksesin tuaj si drejtues apo tju ndihmojne ne karrieren tuaj ne te ardhmen pasi te qenurit nje negociator i mire ju lejon te ndertoni, mirembani dhe te permiresoni marredheniet e punes, e cila eshte nje pjese shume e rendesishme e te qenit nje drejtues i suksesshem dhe efikas. Duke qene nje negociator i mire ju ndihmon te keni sukses ne ne nivelin personal por gjithashtu edhe per departamentin tuaj apo per kompanine tuaj. Duke e pare negocimin fortesisht te lidhur me ekzekutivitetin ne nje biznes, trajnimi do te jete shume praktik dhe i modeluar per t’ju aftesuar per perdorimin e tipareve negociuese me sukses. I shtrire ne 3 dite, seicila prej tyre do te permbaje: - Pjesen teorike; - Pjesen praktike; - Punime autonome (si individ dhe ne grup); Duke patur parasysh curriculen (ne te cilen eshte vleresuar me shume eksperienca praktike) Dhoma e tregtise Tirane ka perzgjedhur si lektore znj. Anisa M.Pazaj. Znj. Anisa M. PAZAJ, Drejton Departamentin e Punesimit prane ANDE-LM® sh.p.k. ne Tirane, Shqiperi dhe eshte bashke-themeluese e kompanise ANDE-LM® sh.p.k., e diplomuar ne Psikologji, Profili Klinik me nje fokus mbi Psikologjine Organizacionale te zhvilluara ne studime pas-universitare dhe te specializuara ne Manaxhim Burime Njerezore. PAZAJ ka perftuar shume Çertifikime dhe Referenca nga kompani nderkombetare, duke i ofruar kompanise ANDE-LM® nje akreditim ne organizmat e IAPA, APRC, D&B, BETA UK, English UK, APA e shume te tjere. Pagesa për këte trajnim do të jetë: 70 Euro (Ku përfshihen: materialet e trajnimit dhe çertifikata ne fund te trajnimit). Afati i fundit per tu regjistruar dhe per te kryer pagesen eshte data 29 Nentor 2013. Trajnimi do te zgjase 3 dite: 4-5-6 Dhjetor 2013 ora 16:00 – 20:00 * Trajnimi do te zhvillohet ne Sallen “ Royal“. Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla II, Kati 3 (perballe Bar “Alcora”) Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni ne numrat e meposhtem: Ju falenderojme per kohen qe na kushtoni! Me respekt, Ms. Arta Menga Training Coordinator Tirana Chamber of Commerce and Industry Department of Projects and Trainings Blv. Deshmoret e Kombit, Twin Towers, Tower 2, 2nd Floor, Tirana/Albania Tel: 045 800 934 Mob: +355 692321231 e-mail: [email protected] website: cci.al
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 11:35:52 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015