Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me - TopicsExpress



          

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me WIFI –AUSTRIA Instituti për Promovimin Ekonomik të Dhomës Ekonomike Federale të Austrisë, vazhdon organizimin e kurseve të Trajnimeve profesionale për Menaxhim e Sipermarrjes. Ky ëshë raundi i dhjete i këtyre kurseve i cili ka rezultuar me shumë sukses. Përse ky raund Trajnimesh? A. Sepse temat e përzgjedhura janë me shumë interes për kushtet e vështira të biznesit jo vetëm këtu në Shqipëri, por dhe në të gjithë Eurozonën. Ato rrisin konkurrencën e kompanive në treg, duke synuar rritjen e performancës së drejtuesve , në fushën e menaxhimit dhe komunikimit në biznesin kombëtar/ ndërkombëtar, dhe ekspertëve të tyre të marketingut, shitjeve efikase, të financave . Përse WIFI? Instituti për Promovimin Ekonomik - WIFI, është institucioni më i madh edukues i Dhomës Austriake Federale të Tregtisë dhe ofruesi me i madh i Trajnimit Profesional dhe edukimit të avancuar në Austri. Instituti për Promovimin Ekonomik WIFI-IKT është institucioni më i madh edukues i Dhomës Austriake Federale të Tregtisë dhe ofruesi me i madh i Trajnimit Profesional dhe edukimit të avancuar në Austri. Kurset zhvillohen nga lektorë austriakë të çertifikuar nga Dhoma Austriake e Tregtise. Kujt i drejtohet ky Kurs? Në këtë Kurs mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të kompanive te vogla dhe te mesme shqiptare (SME) të cilët janë të interesuar për një ngritje profesionale dhe mundesi bashkëpunimi me Bizneset Austriake. Ky Kurs u drejtohet të gjithë atyre që kanë lidhje me jetën e një njësie apo sipërmarrjeje ekonomike, private. Pra, të interesuar janë: - Aksionerët; - Drejtuesit e kompanive SME; - Menaxheret e marketingut dhe të shitjeve në kompani; - Menaxheret Financiare; - Punonjes te tjere te kompanive, te interesuar per ngritjen e tyre profesionale. Moduli I Strategjite dhe Marredheniet me Publikun ne Marketing 24-26 Tetor Prof. Uragan Alija Module II Risku i Menaxhimit të Biznesit 17 -19 Tetor Prof. Dr. Valon Murtezaj Module III Shitjet Efikase dhe Menaxhimi i Llogarise Kryesore 04- 06 Nentor Prof. Christian Husak Provimi: 7 Nentor 2013 Vizita ne Vjene: 9-12 Dhjetor 2013 Oraret e Kursit : 11:00 -17:00 (Orari mund të ndryshojë në varësi të kërkesave të pjesëmarrësve) Gjatë vizitës 4 ditore në Austri Fituesve të provimit u jepen diplomat përkatëse (nga WIFI Austria dhe DHTIT), të njohura në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe Organizohet një takim në Dhomën Ekonomike të Austrisë. Çmimi: I gjithë programi kushton 550 Euro (ku përfshihen organizimi dhe shpenzimet e trajnimit për 10 ditë seminare, materialet e përkthyera në gjuhën shqipe, përkthimi simultan, coffe break, diploma, te gjitha shpenzimet e qendrimit ne Austri (akomodim, mengjes + darke, perkthyes ne dispozicion, transport gjate diteve te qendrimit,guide turistike). Shpenzimet e qëndrimit në Austri mbulohen nga Dhoma Ekonomike Federale e Austrisë, ndërsa shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga pjesëmarrësit në Kurs Afati i aplikimit: Deri 15 Tetor 2013 Nese jeni te interesuar, kontaktoni: Zj. Ajsela Teli Koordinatore Trajnimesh Qendra Shqiptare per Kerkim dhe Trajnim te Biznesit Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane Blv. Deshmoret e Kombit, Kulla 1, Kati VII Tirana, ALBANIA Tel: +355 045800932 Mob:+355696088222 E-mail: [email protected] Website: cci.al
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 15:13:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015