Diabeti dhe rreziku gjatë trajtimit dentar Tek të prekurit nga - TopicsExpress



          

Diabeti dhe rreziku gjatë trajtimit dentar Tek të prekurit nga diabeti paraqiten dy gjendje hiperglicemia dhe hipoglicemia. Prandaj është shumë e rrëndësishmëe njoftimi i mjekut stomatolog për sëmundjen e sheqerit dhe ilaçeve që konsumohen ose insulinës nëse merret rregullisht nga ana e pacientit. Kjo do të ishte hapi më i rëndësishëm që do të merrej para një trajtimi dentar Diabeti është çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve. Hiperglicemia e cila karakterizohet me rritjen e nivelit të glikozës (sheqerit) në gjak, është i shkaktuar nga mungesa relative ose e plotë e insulinës. Insulina është hormon që sekretohet nga pankreasi e cila ka për detyrë futjen e glikozës në qelizë. Insulina rrit përshkueshmërinë e membranës qelizore ndaj glukozës kështu që mundëson oksidimin e saj në qelizë. Ky proces është baza e burimit të energjisë dhe i gjith funkcioneve në organizmin e njeriut. Në mungesë të insulinës glikoza gjegjësisht sheqeri nuk mund të depërtojë në qelizë dhe retenohet në gjak. Kështu që rritet niveli i sheqerit në gjak dhe paraqitet hiperglicemia. Varësisht nga shkaku ka dy lloje të diabetit : Diabeti tip l - Paraqitet nga mungesa e prodhimit të insulines në pancreas. Diabeti tip ll - Trupi posedon sasinë e mjaftueshme të insulinës, por kemi të bëjmë me rezistencë të indeve trupore ndaj veprimit insulinor. Insulina e cila nuk arrin të kryej veprimin e saj shkakton retenimin e sheqerit në gjak. Sheqeri i retenuar në gjak me anë të veshkëve kalon në urinë dhe rritet niveli i sheqerit në urinë.. Për të nxjerr tepricen e sheqerit rritet volumi urinor dhe paraqitet nevoja për urinim të shpeshtë, sidomos natën. Organizmi humb uj, është e shprehur etja, për kompensim konsumohet me shumë ujë. Uji rrit aktivitetin metabolik kështu që rritet edhe oreksi për të ngrënë. Pavarësisht oreksit të rritur paraqitet rrënje graduale në peshë për arsye se organizmi si burim i energjisë në mungesë të sheqerit zbërthen yndyren dhe proteinat. Në hiperglicemi niveli i sheqerit esëll regjistrohet mbi 140 mg/dl kurse glicemia e çastit duhet të regjistrohet mbi 200 mg/dl. Përkundër prezencës së simptomave të diabetit nëse në disa matje niveli i sheqerit në gjak del më e ulët se 140 mg/dl atëher shkohet në testin e tolerancës së glikozës e cila bëhet për të eliminuar dyshimet në diagnostifikim. Në këtë teknikë pacientit pas një diete të shkurtë dhe esëll i jepet të konsumoj 75 gr glikozë me rrugë orale dhe pas 30-60-90-120 minutash bëhen matjet. Rregjistrim i matjes së fundit dhe njërës prej matjeve nëse është mbi 200mg/dl pacienti diagnostifikohet me diabet. Pasojat që shfaqen te pacientët të cilët nuk e kanë mbajtur nën kontroll nivelin e glikozës në gjak janë : 1- Probleme në qarkullimin periferik të gjakut e cila shpie në gangrenë tek këmbët që mund të përfundojë deri në amputim të këmbës. 2- Sëmundje të veshkëve 3- Probleme me shikimin, në disa raste deri në verbim të plotë 4- Komplikime në sistemin kardiovaskular, duke rritut mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo atakut në zemër ose në tru. Po ashtu haset në infekcione të lëkurës, urinare dhe gjenitale. Nuk ka organ që diabeti nuk prek. Shtimi i kalorazhit ditor, pakësimi i aktivitetit fizik dhe trashëgimia janë faktorë më predispozant për paraqitjen e sëmundjes. Zbulim i hershëm, mjekimi, ndjekja e mirë dhe ndryshim i mënyrës së jetesës do të bëj që edhe po qe se kemi diabet të jetohet shumë gjatë pa pasoja dhe ndërlikime fatale në organizëm. SHENJAT E DIABETIT NË HAPËSIRËN E GOJËS - Tek diabetikët me vlera të pakontrolluara të sheqerit , kemi shenja më konkrete në gojë. Ulcera (pezmatime) të shumta, gingivit akut, në faza të vonshme periodontit (sëmundje të mishit të karakterizuar me shkrirje të kockës të nofullave), rezorbime (shkrirje) horizontale në kockën e dhëmbëve , dhëmbë me mobilitet të lartë, tharje e gojës, karies të përhapur, rritje në gjëndra të pështymës dhe ulje në kapacitet funksional, sasi e madhe të depozimit të gurrëzave në dhëmbë, ndjesi e djegjes ne gjuhë, erë tipike e pakëndshme në gojë, si pasojë e rezorbimit, rrafshimi i qiellzës dhe krestave alveolare e cila ndikon negativisht në retencion dhe stabilitet të protezave, inflamacione dhe nekroza në palcë të dhëmbit pa prezencë të kariesit. QASJE DENTARE Sidomos nëse kemi të bëjmë me heqje të dhëmbit kujdeset që niveli i glikozës në gjak të jetë nën kontroll. Anestetikët që përdoren kujdeset të mos përmbajnë adrenalin. Tek diabetikët të pakontrolluar mirë, eliminohen të gjith vatrat e infekcionit siç janë : dhëmbët e pjekurisë , rrënjët e pahequra dhe që nuk përgjigjen në asnjë trajtim qoftë konservatif, kirurgjik ose protetik. Sepse infekcioni reziston në veprimin e insulinës dhe shkakton hiperglicemi. Po ashtu trajtimet kirurgjike shoqërohen me proflaksi të antibiotikëve. Shërimi i plagës është me vonesë prandaj ndërhyrjet bëhën me trauma minimale dhe në terapi shtohet vitamina C dhe B kompleks. Tek të prekurit nga diabeti paraqiten dy gjendje hiperglicemia dhe hipoglicemia. Prandaj është shumë e rrëndësishmëe njoftimi i mjekut stomatolog për sëmundjen e sheqerit dhe ilaçeve që konsumohen ose insulinës nëse merret rregullisht nga ana e pacientit. Kjo do të ishte hapi më i rëndësishëm që do të merrej para një trajtimi dentar . Nga tensioni psiqik i trajtimit dentar, mos pranimi i dozës së mjaftueshme të insulinës, infekcioni, adrenalina, ndërhyrje kirurgjike traumatike mund të shkaktojnë rritjen e sheqerit të gjakut befasisht dhe të përfundojë me komën hiperglicemike. Kurse dozimi i tepert i insulinës dhe pjesëmarja në seancë dentare pa ngrënë mund të shkaktojë kome hipoglicemie (ulje e sheqerit). Për të dalluar për cilën bëhet fjalë : pacientit i jepet një gotë ujë me më shumë sheqer. Në qoftëse kemi përmirësim kemi të bëjmë me hipoglicemi ( rrënie e sheqerit në gjak) në qoftëse nuk përmirësohët gjendja e pacientit , kemi të bëjmë me hiperglicemi. Për të shmangur ndërlikimet e mundshëme pacienti duhet të minimalizojë stresin nga dentisti ( në rast nevoje mund të konsumojë qetësues), seancat mbahen të shkurta, rekomandohet koha e mëngjesit, pacienti duhet të jetë i ngrënë dhe duhet të ketë pranuar dozën e rregullt të insulinës. Dhëmbët gjegjësisht funksionimi i sistemit stomatognatik është i lidhur ngushtë me funkcionimin e tërësishëm të organizmit. Trupi i njeriut është përbërje komplekse dhe çdo ngecje në funksionim ose sëmundje në një sistem , prek të gjith sistemet e organizmit. Lidhur me gjendjen e përgjithshme të shëndetit paraprakisht duhet njoftuar stomatologun që të merren masat e duhura në rast trajtimi të dhëmbëve. Ose anasjelltas për një trup të shëndoshë dhe prognozë më të mirë të sëmundjeve të ndryshme nevojiten dhëmbë të shëndoshë dhe një gojë me shëndet të plotë
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 20:19:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015