Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte - TopicsExpress



          

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukozes ( ose sheqerit ) ne gjak. Ky nivel i larte glukoses eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore jane gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha. Llojet Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet më të zakonshme janë: 1. Diabeti tipi I ( quhej më parë diabet të rinjsh ose diabet qe varet nga insulina ) karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës 2. Diabeti tipi II ( quhej më parë diabet të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabet joinsulinor ), qe karakterizohet nga rezistenca (qëndrueshmëria) e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të. 3. Diabeti I shtatzanise : eshete i perkohshem , zakonisht mbase lindjes niveli i glukozes ne gjake kthehet ne normalitet Diabeti tip I 1. Prek zakonisht moshat e reja. 2. Njihet edhe si diabet që strajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus). 3. Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun. 4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike. 5. Diagnoza: a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose... b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose... c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë. 6. Trajtimi: insulinë. Diabeti tip II 1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familiare me këtë sëmundje. 2. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina 3. Shkaktohet nga: a. Mosfunksionimi i mirë I qelizave beta, ose... b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe). 4. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje. 5. Diagnoza: a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose... b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose... c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë. 6. Trajtimi: a. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit). b. Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip II, por jo për diabetin tipi I c. Insulina përdoret edhe me diabetin tip II nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë. d. Inhibitorët e ACE-s e frenojnë përparimin e nefropatisë diabetike.
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 10:45:39 +0000

Trending Topics



>
Acinetobacter baumannii Actinomycosis Actinomyces israelii,

Recently Viewed Topics




© 2015