Dialogu midis një dijetari dhe një alkoolisti! Alkoolisti: - TopicsExpress



          

Dialogu midis një dijetari dhe një alkoolisti! Alkoolisti: Dijetar i nderuar! A mendon se bëj gabim nëse e ha një hurmë? Dijetari: Jo, nuk ka asgjë të keqe këtu. Alkoolisti: Mirë. Po nëse e ha atë hurme me disa barishte? Dijetari: Po, mund ta hash edhe me disa barishte. Nuk ka asgjë të keqe në këtë. Alkoolisti: Po nëse ato( hurma dhe barishtet) i lë në ujë? Dijetari: Pije ujin si dhe kënaqu duke i ngrënë ato. Alkoolisti: Atëherë pasi të këto qenkan të lejuar , atëherë pse na ndalohet pirja alkoolit, i cili përbëhet nga të gjitha përbërësit e lartëpërmendur? Dijetari: Mirë, nëse unë të derdhi ujë mbi ty, a të bën dëm kjo ty? Alkoolisti: Jo, aspak nuk më bën dëm. Dijetari: Po nëse ujit i hedhë pak rërë, a do të lëndonte nëse do ta hidhja mbi kokën tënde? Alkoolisti: Jo, aspak nuk do të më lëndonte. Dijetari: Mirë, po nëse e përziej ujin me rërën bashkërisht dhe nëpërmjet një procesi e bëj një tjegull të madhe nga ato elemente dhe pastaj ta hedh atë tjegull të madhe mbi kokën tënde, a do të lëndoheshe ti? Alkoolisti: Si jo, bile ky veprim do të më mbyste. Dijetari: Eh pra, e njejta gjë vlen edhe për alkoolin. Përshtati: Suad Shabani
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 11:21:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015