Dicka per Familjen e madhe te baroneve Voskopojare Sina dhe ku - TopicsExpress



          

Dicka per Familjen e madhe te baroneve Voskopojare Sina dhe ku degjohet ajo me shume? "Familja Sina ka qene me origjine nga Voskopoja. Me djegjen e qytetit ata iken ne zonat Danubiane dhe pastaj u vendosen ne Vjene, ku bene pasurira perrallore. Ata u ngjiten ne rangjet e aristokracise vjeneze me titujt barone, u nderkryqezuan me familje kontesh dhe pervec kesaj, fale fuqise ekonomike kane luftuar ne nje konkurence te forte duke dale fitimtare, aty nga mesi i shekullit te 19-te, me familjen e njohur te Rotschildeve per te shtene ne dore monopolin e trenave ne Austri. Kane disponuar prona te pa tundshme: pallate, (perfshire ketu edhe pallatin e mbretereshes Sisi ne Godollo te Hungarise), fabrika filature, avullore, te cilat lundronin ne gjithe Danubin, etj etj. dhe deri banja termale, vila luksoze. Ato ishin ne shume vende ne Austri, Venecie, Hungari, Sllovaki, Moravi, Bohemi, Rumani, etj. Nje gazete irlandeze e vitit 1856 i konsideron Sinat, si me te pasurit ne Bote per ate kohe. Kane kontribuar duke qene investuesit kryesore ne ngritjen e ures se varur te Budapestit; kane themeluar Akademine e Athines, Akademine e Shkencave te Budapestit, rinovimin e pallatit De Grassi-Sina ne Canal Grande te Venecias etj. etj.
Posted on: Fri, 30 Aug 2013 08:49:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015