Diell ne verilindje - Tregim qe te rremben ne vorbullen e tij e te - TopicsExpress



          

Diell ne verilindje - Tregim qe te rremben ne vorbullen e tij e te bene ta lexosh me nje fryme. Prek me gishterinj xhamin e ftohte. Jashte rruga me duket tjeter, megjithe ndertesat perballe qe i njoh aq mire. Ka rene bore. Nuk bie shpesh bore nga keto ane prandaj une nuk jam e pergatitur per te. Nuk kam kepuce te pershtateshme. Kam taka, madje taka te larta. Dhe vetem ato. As rrobat nuk i kam te pershtateshme per bore. Ndonje xhup te rende qe aksidentalisht me gjendet ne dollap, nuk me shkon me asnje rrobe. Kam bere gati valixhet. I kam vene ne korridor qe mbreme. Kisha lene mbi karrike nje pale rroba per sot, po s’e kisha menduar se do te binte bore. Dhe te mendosh se ishte nje nga heret e rralla qe pashe parashikimin e motit. “Diell ne verilindje” – tha spikerja mbreme. Ai afrohet e me ze per shpatullash. - Miremengjes ylli! Qenke ngritur? – thote lirshem. Nuk pergjigjem. Vetem pohoj me koke. - Po c’e gjeti te bjere bore tamam sot! Tersi i zakonshem! – thote. Ka mbeshtetur tabakane tek komodina ime, po une s’e kam ndjere. - Te kam bere kafen zemra. Nuk do ta pish para se te ftohet? – thote. Largoj duart e tij prej shpatullave. Leshoj perden. Kthehem nga dhoma. S’di si te sillem para nje veprimi te mire kur nuk jam mire. - E pi te ftohte! Rrofsh! – murmuris. Ai buzeqesh me nje buzeqeshje te tepruar. Syte i celen e i rrezellijne mbi lekuren e bardhe. Nofullat kane dale me ne pah ashtu hijezuar nga mjekra e nje dite. Me shikon si me nje gjysem lutje. Do te me beje qejfin patjeter. - Shpirti, jemi pak vone. Mire eshte ta pish kafene edhe te fillosh te vishesh. Dush do besh? – pyet. - Patjeter qe do bej dush! – hungerij duke kaluar doren mbi shkurren qe kam mbi koke. - Mire zemra, po futem une i pari sa te mbarosh ti kafen? E pe qe ta kam sjelle dhe kruasantin? Pohoj me koke. - Rrofsh! – them prape. – Futu ti i pari. Une duhet te gjej ndonje gje per te veshur. S’kam asgje. - O shpirti im! Po dollapi po bie brenda nga rrobat. Pse e ke gjithmone kaq problem? Me shiko mua. Nuk e mendoj shume. Merr nje gje e vishe… Nuk e degjoj me. Vetem pohoj me koke teksa ai perhumbet ne nje nga ato fjalimet e gjata. Ne fillim me vinte keq dhe perpiqesha te gjeja te drejten mirepo gjithmone puna perfundonte me lote. Nuk ishin lote dhimbjeje apo keqardhjeje. Ishin lote inati. Ai me puth ne balle, buzeqesh prape me tepri dhe zhduket ne banje. Qe andej degjoj cezmen te hapet. Aroma e kafese endet neper dhome. E rrekellej pernjeheresh kafene dhe ndez cigaren. Pastaj kthehem nga dollapi. E hap dhe harrohem per nje cast. Jam ende pergjumesh dhe me duket sikur dikush tjeter eshte aty me trupin tim e une thjesht e shoh nga jashte. I hedh nje sy rrobave te konsumuara dhe pshehretij. S’e kam fare idene se c’do te vesh. Me ne fund vendos per nje fustan leshi te shkurter e te zi. Kerkoj nje pale geta te zeza dhe fatmiresisht i gjej. Nje pale geta te trasha qe i kisha blere para ca kohesh. Me cizmet e gjata me taka shkojne mire. “Po vesh edhe xhupin e zi!” – mendoj. E di qe te gjithe do te ankohen kur te me shikojne prape te veshur holle e me te zeza. Mirepo s’kam c’te bej. Ngjyrat e tjera duan shume kombinime e une nuk kam kohe te merrem me to. E zeza duket gjithmone bukur. Nxjerr nje pale rruaza te gjata bardhe e zi mirepo me duket se jane njecike te teperta per ne traget. Marr atehere nje pale vathe te medhenj, te rrumbullaket e me kristale te vegjel. Nderkohe ai ka dale nga banja dhe vjen te hape dritaren e dhomes. Largohem perpara se te grindem me te. E kam bezdi dritaren e hapur ne mengjes. Me ftohet trupi e nuk me vjen ne vete gjithe diten! Hyj ne banjen e mbushur me avull e mbeshtes rrobat mbi lavatrice. Laj dhembet dhe veshtroj veten ne copen e pasqyres qe ai ka pastruar nga avulli. Nuk me pelqen hic vetja ne mengjes. Syte dhe buzet i kam te fryra. Floket te ngaterruar. Hap dushin dhe hyj brenda. Ndiej ujin e nxehte te me rrjedhe ne trup e te me laje bashke me qellimin tim per te bere nje dush te shpejte. Pas pak bie dera. - Zemra ime, jemi vone. S’kam zinxhire dhe do me duhet te eci ngadale. - Erdha! – bertas nga brenda pak e nervozuar qe ma prishi ate moment qetesie. Me duhen njezete minuta per t’u bere gati. Ate dite gjithcka me ecen mbare me tualetin. Kam bere nje tualet te rende dhe buzet i kam skuqur shume. Duken si gjak mbi debore karshi lekures sime fare te zbehte. Nje mendje ma thote t’i kepus nje vije te zeze e te trashe ne balle. Nje nga ato spiralet qe bej kur jam e trishtuar. Mirepo ndiej se jam akoma me e trishtuar se aq. Dal nga banja dhe shoh se ai eshte bere gati. Edhe une. Ai merr valixhet e une canten time dhe pallton e tij. - Visi, vishe pallton. – i them. - Jo, jo se me pengon. Ma sill pak ti. Mbyll deren teksa ai ka zbritur me ashensor, pastaj e hap perseri. Hyj, kontrolloj dritat, prizat, dritaret. Pastaj marr parfumin dhe dal. Parfumosem ne ashensor dhe e di se ai do te ankohet qe palltoja e tij mban perseri eren e parfumit tim. Buzeqesh e kenaqur vetem per nje cast. Eci ngadale permes parkingut te hapur deri ne cepin ku eshte parkuar furgoni. Ndihem si mbi traun e ekuilibrit. Nuk dua te bie. Ai po pastron pasqyrat. I lemon bute athua se do te thyhen. Pastaj kthehet nga xhami i pare. Pastron boren. S’me pelqen tani ai furgon. Boja e kuqe i eshte rrjepur vende-vende. Me kujtohet kur ai e pat blere, perpara se ta perdorte per pune. Nuk ishte i ri, por ishte i mbajtur goxha mire. Brenda vinte nje ere e lehte kanelle qe me pelqente shume. Patem bere nje piknik mesnate buze detit per te festuar. Ah c’det kishte qene ate nate! Patem vendosur vone qe te niseshim keshtu qe une bera gati nje darke te thjeshte. Futa ne cante nja dy panine, nje sallate dhe nja dy copa mish te pjekur ne zgare. Kishim dhe nje shishe Merlot. E mora dhe ate. Pastaj u nisem. Tere rrugen e torturova me ABBA-t qe ne ato kohe me pelqenin vecanerisht. Mberritem ne plazh pak minuta para mesnates. Qielli ishte i paster dhe yjet shkelqenin fort. Drita e henes ndriconte shkumen e bardhe te dallgeve qe therrmoheshin neper shkembinjte e bregut. Deti shkelqente si te ishte nje shtrirje e madhe atllasi te trashe e te zi. Frynte pak ere, mirepo nuk me bente pershtypje. Isha mire. Vera me kishte ngrohur ca. S’me kujtohet shume mire darka, por s’me hiqet nga mendja ajo ndjesi plotesie, permbushjeje brenda perqafimit te tij. Gjithcka ishte e perkryer dhe kur te dy u ngritem per te ikur nga ora tre, une shkita ne ndenjesen e furgonit e per nje cast ai erdhi siper meje e me mbuloi te teren me trupin e tij. “Je shume, shume e mire dhe une te kam shpirt” – me tha. Mbylla syte dhe yjet me shkelqenin akoma brenda tyre. Pastaj ndjeva frymen e tij gjithandej. E gjithe lekura m’u be nje grusht i mbuluar me buze. Sot gjerat jane ndryshe. Ne jemi po ata te paret, por bota perreth sikur na eshte ngushtuar dhe fryma e tij prane meje me heq ajrin. Nje ndienje klaustrofobie me pushton teksa i afrohem furgonit te kuq. Te mendosh qe do te shkojme me te ne Shqiperi. Ngjethem. E c’na duhet me vete furgoni? Nuk dua makine atje. Dua te eci ne kembe. Dua te behem me gjol dhe dua qe keto cizmet te prishen. Kam tre vjet qe nuk i heq nga kemba. Dua nje pale te reja. E veshtroj teksa i afrohem. Ka veshur nje pulover me fyt te larte e me ngjyre gri si qielli siper meje. Me buzeqesh perseri, me hap deren e furgonit dhe me cliron duart nga palltoja e nga canta ime. Kishte kohe qe nuk e hapte me deren per mua si ne fillim. Sa ngjan fillimi me fundin! Nje jave me pare ai kishte mbledhur plackat e veta e ishte larguar nga shtepia. Une e kisha lutur te mos ikte mirepo ai nuk ishte lekundur nga vendimi i tij. Kishte ikur dhe nje lume fjalesh te hidhura qene perplasur mbi mua perpara se ai te perplaste deren. Nuk mund ta shikoja lidhjen tone te therrmohej ashtu. Ndoshta e kisha une fajin. E mora ne telefon per t’iu lutur te mendohej perseri. “Mbaroi!” – me ishte pergjigjur ai duke me mbyllur telefonin. Fillova te qaj… nga inati. Pastaj inati filloi te me pinte lotet derisa ata m’u thane. Mbeti vetem kripa ne fytyre dhe nje lodhje e madhe. U leshova ne shtrat dhe ndjeva nje fare clirimi. Me zuri gjumi. S’mbaj mend sa fjeta, por kur u zgjova ishte nate. Ai po flinte prane meje. M’u perzie per nje cast dhe ajo ndienja e clirimit m’u fashit pernjehere. Ne maje te gishterinjve dola ne dhomen e ndenjjes. Ndeza nje cigare dhe nje gulc me zuri fytin. Isha gati per te qare perseri, por lotet nuk me dilnin. Brenda inati po me mblidhej e donte te dilte me ulerima. Rrasa fytyren ne nje nga jasteket dekorative dhe i lashe te shperthenin. Ishin britma te shurdheta. Me pas nje ndienje boshlleku me pushtoi te teren. Trupi m’u ftoh dhe zemra me doli jashte. M’u duk sikur e lashe pezull diku jashte meje bashke me ndienjat e mia. Kur hapa syte ne mengjes, ai po bente kafene. - Me fal per mbreme shpirti im. – me tha. Une vetem e veshtroja. Nuk flisja dot. Shterngoja jastekun qe ruante ulerimen time dhe hodha nje sy nga ndienjat qe rrinin pezull perballe meje. - Nuk doja te te merzisja, por ti e kupton qe kjo gjendje po behet e padurueshme. Nuk po duroja dot me, prandaj shpertheva. Mirepo, tani qe jemi me te qete, mund ta marrim me shtruar… - Nuk te dua me, – degjova veten te thoshte me nje fare clirimi. – Dua te ndahemi. - Cfare? Jo, jo, jo zogu i vogel. Je e merzitur prandaj flet keshtu. E di, e qelba mbreme, po mos i thuaj keto fjale. - Ti nuk po me kupton. Une nuk jam merzitur nga mbreme. Kam kohe qe nuk te dua me dhe dua te ndahemi. Boll me! - Zemra ime, ti je e shqetesuar. Hajde t’i puth pak syckat. Hajde te te perqafoj pak. Ke te drejte shpirt. Mbreme u solla si gomar. Isha i merzitur, i tensionuar. Me fal. Nuk do te ndodhe me. Ai nuk po me degjonte. Nuk i fola me. U ngrita dhe u vesha. - Lona, ku po shkon ti? - Po dal, – i thashe. - Ku po del? - Verdalle. - Si verdalle? - Te lutem me ler te qete. Dua te dal edhe do dal. S’ka nevoje per sqarime. Une nuk dua te te jap me sqarime. S’kishte ndodhur me pare. S’e kisha bere kurre me pare, ndaj dhe habia e tij qe aq e madhe sa nuk dinte c’te bente. Me veshtroi me nje pale sy qe kurdo do te me kishin gjunjezuar, mirepo ate cast ndjeva vetem bezdi. Dicka ishte thyer keqas. Ai ndez furgonin dhe nisemi. Per pak minuta jemi jashte qytetit. Nuk shoh asgje pertej dritares vec forma te ndryshme bore dhe nje vije te gjate e te zeze. Rruga eshte e qete e ndonje makine qe kalon tek – tuk ecen ngadale, si te ishte e bezdisur nga moti i keq. “Ndoshta do te bjere prape debore” – mendoj duke pare qiellin me shtellunga te medha gri. Duket gati si muzg. Mbi kofshe ndiej nje dridhje te vetme. Eshte celulari. Mesazh. Nuk dua ta hap menjehere. E di kush mund te jete. Vazhdoj te shikoj jashte, por njefare shqetesimi fillon te me pushtoje. - Zemra ime, ke ftohte? Mos do ta ngre pak ngrohjen? - Jam mire, – mezi them. Dora me shket vetvetiu brenda cantes. Gishterinjte kerkojne celularin mes morise se gjerave qe ka aty brenda. Kur e gjejne e shterngojne fort. - Dua te ndalojme ne nje stacion karburanti. – i them. - Patjeter. Ja, se me zuri syri nje tabele qepare. Duhet te jete afer. Pijme nganje kafe. Nese do te pish cigare, pi. Gishterinjte leshojne celularin dhe notojne perseri ne cante per te gjetur paketen. E gjejne. Ndez cigaren duke e shternguar qe te fsheh njefare dritherime qe kam ne gishterinj. E thith fort. Tymi hyn brenda meje dhe une mbeshtes kryet pas si per ta terhequr edhe me thelle. Pastaj ai me shket buzeve duke e mbushur ajrin e kabines me pendeza te vogla te bardha. Ende s’e kam mbaruar cigaren kur ai ndalon ne stacionin e karburantit. - Ma sjell dot ketu kafene? – e pyes dhe bej me shenje nga cigarja. Ketu nuk lejohet duhani ne ambientet e mbyllura publike. - Pa tjeter shpirti im. – me thote e me ngjit buzet me force ne balle. Pastaj e shoh te shkoje drejt dyqanit te vogel. Dora me zhytet vetvetiu ne cante ne kerkim te celularit. E nxjerr dhe hap mesazhin: “Me mungon ajri pa ty. Kafe?” Dicka me leviz ne stomak. Nuk deshiroj te turbullohem, por e ndiej se duart kane filluar prape te me dridhen. E shoh se ai po vjen dhe e leshoj celularin. Ndez nje cigare tjeter dhe e thith me force qe te marr veten. Ai vjen, me le kafen ne dore dhe me thote se do te mbushe pak makinen me karburant. - Vazhdo. – i them si e perhumbur dhe largohem pak nga furgoni. Ai hipen, e ndez dhe largohet. Shterngoj ne dore kafene dhe nuk e shkund dot nga mendja Françeskon. E kisha takuar per here te pare ate Maj, ne nje seminar mes nje grupi studentesh dhe ai me kishte bere menjehere pershtypje per shkathtesine me te cilen fliste dhe per zgjuaresine. Ka qene gjithmone pika ime e dobet. Asgje s’me ben me shume pershtypje se nje njeri i zgjuar. Pas pak ne bisede patem mbetur vetem ne dhe ai me kishte ftuar per nje kafe. Kishim shkuar tek “Metro” dhe kishim vazhduar aty biseden. Patem shkembyer numrat e telefonit, mirepo nuk qeme degjuar per nje kohe te gjate deri kur e pata hasur serish, nje muaj me vone, ne nje seminar tjeter. Kish ndjekur nje tjeter bisede e kendshme tek “Gelateria centrale” dhe qe atehere na ish bere zakon te takoheshim here pas here thjesht per te pire ndonje gje e per te biseduar. Nje pasdite, biseda jone kishte zgjatur me shume se zakonisht dhe ai me ftoi ta vazhdonim ne nje shetitje. Me magjepsnin idealet e Françeskos dhe menyra se si ai i jetonte ato. Ishte ende i ri, me i ri se sa une dhe ndryshe nga une ai kishte forcen dhe energjine per te qene koherent me mendimet e veta. Vishej thjesht e rreth qafes mbante gjithmone nje shall arab, i cili rendom hasej mes te rinjve qe perqafonin filozofine e te qenit “qytetar i botes”. Me fliste pafund per ate qe deshironte te bente dhe enderrat e tij nuk ishin ndonje kushedi cfare, gje qe me habiste duke pasur parasysh bagazhin intelektual qe ai kishte. Kur fliste, syte e medhenj e te kalter shkelqenin dhe ne fytyre i endej gjithmone nje buzeqeshje e sinqerte, gati feminore. Tiparet e erreta e floket e zinj te lidhur bishtalec ia perforconin njomeshtine e fytyres, perkundrejt trupi te mbushur ne rrobat e thjeshta. - E di, – me tha ate nate, – kur te pashe ne fillim m’u duke tip mendjemadh edhe fillova te flas me ty thjesht per te te thyer ate mendjemadhesine tende. Me erdhi fare e papritur kjo dhe nje vale e nxehte me pushtoi fytyren. Buzeqesha tere siklet. - Pse Francesko? - Po ja, te vura re qe ne fillim. Veshur me ate fundin blu serioz e kemishen e bardhe, me gjithe tualetin dhe floket ne rregull, me bizhuterite e duhura qe shkelqenin e me thonjte e gjate e te lyer. Pastaj pashe se tere ajo figure mbahej mbi nje pale taka te holla spile e kilometrike. Mendova: “Bobo, kjo do te jete ndonje nga ato hundeperpjetat kokebosh!” Ti u afrove duke u lekundur edhe une mezi prisja te me drejtoheshe mua. Kisha deshire te zbavitesha edhe te te vija ne loje. - Pa shiko, pa shiko! – fola si per inerci. – Prandaj pi kafe me mua ti? Per te me vene ne loje. - Elona! – thirri duke buzeqeshur me ate buzeqeshjen carmatosese qe kishte. – Patjeter qe jo. Ti do me falesh per keto mendime, por s’kam faj. Nuk jam mesuar ta shoh brumin edhe te mire, edhe te mbeshtjelle bukur. Eshte nje ceshtje mentaliteti. Njerezit si puna ime jane mesuar me mendimin qe e mira nuk mund te rrije ne nje amballazh te tille. Te pakten jo ne ambjentet qe une frekuentoj. Pastaj, jam e bindur qe po t’i hiqje keto taka e ta fshije tualetin do te ishe akoma me e bukur. Megjithate, qe ti ta dish, ti me pelqen shume. Kisha kohe qe nuk gjeja nje njeri per te bere muhabet tamam. Shume njerez kane idealet e mia, po pa e pasur idene se c’duan te thone. Shume e kane per snobizem. Disa e kane se nuk arrijne dot me lart edhe kjo i duket zgjedhja me e lehte. Ti me kupton thelle edhe prandaj me pelqen. Ne fakt une s’e kuptoja aq mire dhe s’e dija se c’kisha bere qe t’i lija ate pershtypje. Ula koken dhe veshtrova gjethet e kuqerreme qe kishin mbuluar rrugen e boshatisur. Ishte terr, megjithate gjethet e thyenin terrin dhe grine e ndertesave prane te cilave po ecnim. - Marr vesh Françeskuço. – thashe perseri, me shume sepse s’dija c’te thoja. Ai u skuq i teri ne fytyre. - Te dukem i vogel? – pyeti. U ndjeva mire qe e kisha vene pak ne siklet aq sa per te nderruar teme. - Po ti je i vogel! Je vetem 22 vjeç! - E c’do te thote kjo? - Asgje. Thjesht nuk e kuptoj pse te vjen keq nese te therras Françeskuço. Po te erdhi shume keq, une te therras edhe Françeskino. – thashe duke qeshur. - Boh, sa e keqe qe je! - E pse jam e keqe? - Sepse deshiron t’i mbyllesh syte edhe te mos me shikosh per ate qe jam ne te vertete. Buzeqesha. - E cfare je ti ne te vertete? - Une jam nje burre! - Sigurisht qe je burre! – i thashe duke qeshur e duke i shkelur syrin. Ai u skuq dhe me teper, ndaloi dhe u kthye me fytyre nga ndertesa gri. Buzeqesha me vete me ate sjellje feminore dhe nje ndjesi e embel dhembshurie me pushtoi. Nuk kisha pasur nder mend te tallesha me te, mirepo me jepte nje ndjesi te kendshme mosha e tij e re. Nganjehere kur me fliste me dukej sikur degjoja veten time te ca viteve me pare. Zgjata doren dhe e preka lehtas ne shpine. - Françeskuço…uço…uço.. – i fola me perkedheli. – Hajde pra, se nuk e kisha per te te merzitur. S’ma merrte mendja qe do merziteshe. Po beja shaka. Pastaj gjithcka ndodhi me shpejtesi. Ai u kthye vrik nga une e me mbertheu doren qe ende varej ne ajer, me rrotulloi e me shtyu pas murit me force. Me afroi buzet ne qafe e une ndjeva frymen e tij te ngrohte bashke me nje dritherime te me pershkonte tere trupin. Pastaj ai me shengoi fort kycet dhe me mbeshteti ballin e tij mbi ballin tim. Merrte fryme me zor dhe syte i kishte te mbyllur. Gjithcka kishte ndodhur kaq rrufeshem e kaq papritur sa une nuk pata mundesi te reagoj ne kohe. Hapi syte e me veshtroi ngultas. Dicka pa ne syte e mi sepse m’i leshoi duart te cilat rane duke u perplasur mbi mur. Ndoshta dalloi tronditjen time apo me keq, dritherimen. - Elona, jam vone. – me tha. – Me duhet te kap trenin. Buzeqeshi cuditshem. S’dija c’ti thosha. E kishte hak nje shpulle. Po ndoshta dhe une e kisha hak kete qe beri. Ndoshta e kisha prekur vertet. U gelltita e dicka cova poshte, nje si fare gulci. - Po, – i thashe me gjysem zeri, – patjeter. Edhe une jam vone. Ai e parkon perseri furgonin ne vend dhe vjen drejt meje. - S’e paske pire kafene akoma? Do jete ftohur komplet! – thote, pastaj shton me te qeshur: – Po kot e kam une se ti kohet e fundit ke filluar ta pish te ftohte. - Te ftohte Vis. Ai ferkon duart per t’i ngrohur. - Do ikim? Jemi vone. Mbaroje ne makine. Te vjen keq? - Jo, jo. Ikim. Ja prape rruga perballe. Prape e gjate dhe tere kthesa. Perreth pemet e ngarkuara nga debora duken sikur do te thyhen nga casti ne cast. - Lona! Lona! E pe kaprollin? Ishte mu ne ane te rruges! - Jo. - Ah, sa gjynah. Ishte goxha kaproll. Po ti kur futesh ne mendime nuk sheh asgje perreth. Po ma var pak! Me duket sikur po udhetoj vetem. He shpirt! Nuk flas. Gjithcka me duket shume e cuditeshme, sikur jam ne nje bicim filmi, tamam si ate dite shkurti. Kishim qene duke udhetuar. Mezi e kishim pritur ate dite. Ekspozita e Salvador Dalise kishte tre dite qe ishte hapur ne Venecia, por ne kishim kohe qe e prisnim. Ishte reklamuar shume. Nuk me pelqenin te gjitha veprat e Dalise, por me siguri dicka duhej te kishte tek ai, perderisa te gjithe e konsideronin te madh. Ndoshta duheshin pare nga afer. Atij i pelqenin. Kishim lene te kalonin pakez dite qe te ikte ai fluksi i pare i njerezve e ta shihnim ekspoziten me qetesi. Ishim te dy ne qejf. Qeme nisur qe heret qe pas ekspozites te kishim mundesi te shihnim ndonje nga shume muzete e Venecias e te benim nje xhiro neper qytet. Kishte kohe qe nuk e ndieja me fytangushtine qe ne fillim me jepnin udhet e ngushta te ketij qyteti qe rrinte pezull mbi uje. Kisha mesuar ta dashuroja dhe cdo here qe shkoja ishte nje mrekulli. Dashuria ime per zemren e tij kishte filluar qe heren e pare. Kisha shetitur nja tre ore neper rrugicat e ngushta me nje ndienje ankthi te pashpjegueshem e nje ndjesi klaustrofobie qe nuk e kisha ndjere asgjekundi tjeter. Kete ndjesi nuk e largonin dot as vitrinat e shkelqyeshme me xham Muranoje e as manekinet me veshje te fisme stilistesh italiane e me cmime stratosferike, as sheshet e vogla e as moria e njerezve. Ne kulmin e kesaj perhumbjeje dhe ankthi, pas nje kthese te vockel, me ishte shfaqur, krejt papritur, hapesira e sheshit San Marko e mbushur me pellumba, e rrethuar nga ndertesa me simetri te perkryer, katedralja si e florinjte, nje cope det plot me gondula dhe nje muzike klasike hyjnore qe vinte prej orkestrave ne te dy anet e sheshit. Ishte dashuri me shikim te pare. Me kohe kisha mesuar t’i dashuroja edhe rruginat, edhe sheshet e vockla, edhe vitrinat edhe kanalet e ngushta ku tek tuk te ndodhte te shikoje ndonje gondul me amerikane qe pershendesnin kedo qe kalonte mbi ure. Ate dite pra po shkonim ne Venecia e une flisja pa pushim. Nuk me kujtohet se c’thoja. Vec me kujtohet qarte tringellima e nje mesazhi qe i erdhi atij ne celular. - Kush eshte? – e pyeta. - Asgje, nje shok. Une qesha. - Aha, keta miqte e tu jane misterioze! Pa dale ta shikojme nese eshte apo jo shok! Ai u vrenjt ne fytyre. - Kur te them shok, eshte shok. Pune pune! - Avash ti! Se nuk t’i preku njeri shoket! Zilja ra perseri dhe vura re se ai e fiku celularin. - Pse e fike? – e pyeta. – As mesazhin s’e pe. - Shpirti, sot jam me ty. S’dua te me shqetesojne. Kush merret tani me pune. Sot e kemi diten Venecia dhe Dali. Ai shtoi shpejtesine dhe une e ndjeva nervozizmin e veprimit te tij. “Ne djall celularet! – mendova, – ta prishin gjakun!” U perpoqa ta shkundja nga koka ate gjysem mendimi qe me kish lindur. - Zemra, po ti po qan? Cfare ke shpirti? Ai kthen koken nga une dhe e ul dhe me shpejtesine. - Une? – them duke kaluar doren ne faqe. – Jo, jo, s’po qaj. S’e di pse po me lotojne syte. Po as qe e ndjeva. Ndoshta jane lentet e kontaktit, nga te ftohtet. Ndoshta jane irrituar pak syte. - Ah! Me ngrive gjakun. Thashe mos shpirti im u merzit nga ndonje gje. He pra, qesh! Po shkojme ne Shqiperi. Ty te pelqen aq shume, duhet te jesh e kenaqur. - Jam, jam. Po keto dreq lentesh! Me ndalo ne ndonje vend qe t’i heq se po me shqetesojne. - Eh sa mire qe ngul kembe qe te dalim heret. Te ishte per ty me gjithe keto ndalesa s’kishim per te mberritur kurre ne kohe. Po une qe te njoh, i kam parashikuar. Kemi ende kohe. Mund te rrime diku rehat per nje gjysem ore. Edhe kemi kohe. - Shyqyr qe te degjoj qe te thuash qe paskemi kohe! - Epo une te nxitoj gjithmone se e sheh cfare te papriturash dalin? Me ty s’i dihet asnjehere! Visi nuk di te ta beje qejfin edhe kur do. Megjithate ndalon ne nje tip restoranti ne buze te rruges. Brenda vjen era e gjelleve qe po pergatiten, megjithate nuk me shqeteson. - Vis, porosit ti. Une po shkoj pak ne banje. - Cfare do te pish? - Nje kafe. - Prape kafe? - Po kafe dua! E veshtroj si per t’i thene qe te mos me bezdise. - Kafe pra! – thote ai. Une pershkoj restorantin me tavolinat e drunjta te mbuluara me mbulesa roze. Gjithcka eshte e thjeshte aty, rustico, por edhe kjo fjale ne Itali merr kuptim elegant. Se c’kane nje shije te holle keta! E sheh gjithandej. Ne bare, restorante, vitrina, qytete, fshatra. Gjithandej. Edhe grate ketu, qe s’mbahen per fort te bukura, jane te gjitha te veshura me po kaq shije. Edhe burrat. Hap deren e banjes dhe hyj brenda. Gjithcka eshte e mermerte aty. “Alla faccia del rustico!” – mendoj. Perpara pasqyres ka nje vazo me ciklamine, si ato qe shiten ne te gjitha supermarketet ne cdo stine te vitit. Francesko rrotullonte ne dore nje lule ciklamin qe s’e di ku e kishte keputur. Megjithese ishte fundvjeshte, nentor, bente ngrohte dhe ne u ulem perjashta qe te pinim cigare. Kisha filluar te shpeshtoja cigaret kur ishim bashke. Kishte filluar te me pushtonte nje dritherime sa here e shikoja qe prej asaj nate. E kisha konsideruar gjithmone si femije Franceskon megjithese ishte vetem dy vjet me i vogel se une. Mirepo nje mbremje ai kishte dashur me qellim te me tregonte qe s’duhej te ndihesha dhe aq e sigurt me te. Pas kesaj ne s’ishim takuar per dy jave rresht. Kur befas nje dite ai kishte telefonuar. Kishim dale. Pastaj kishim rifilluar te dilnim si me pare. S’e kishim permendur me ate qe kish ndodhur. Rrotullonte ciklaminin ne dore. Me fliste per dicka, mirepo s’po e degjoja. Ate dite s’e kisha mendjen fare. Shikoja here ciklaminin e here syte e tij te thelle. Ate dite mundesha vetem te thithja brenda auren e tij. - Keshtu pra Elona. Elò! He pra, s’qenke hic ne terezi sot. - Nuk jam shume mire, eshte e vertete. - C’te ka ndodhur? Duhet ta dish qe une jam ngushellues i mire. U gelltita. Nuk kisha deshire t’i tregoja Franceskos. E c’ti thoja? T’i tregoja historine time te gjate? T’i thoja qe mesazhet e shokeve te Visit kishin qene mesazhet e shoqes se Visit? T’i thoja qe isha cmendur kur i kisha gjetur? T’i thoja qe e kisha ndjekur Visin si hije per dy jave? T’i thoja qe e kisha pare te takonte nje tjeter e ta puthte ne buze mu ne sy te te gjitheve? Keto t’i thoja? C’do te mendonte ai per mua? Sa idiote do te mendonte se isha qe vazhdoja akoma te rrija me te? Qe e kisha falur sepse me kish ardhur ne gjunje? Sepse e doja ende? T’i thoja qe ai e kishte hedhur pas shpine kete histori, por qe mua me kishte bere me hije? T’i thoja qe nuk ndihesha mjaftueshem grua? T’i thoja qe per nje cast isha zvogeluar e isha bere gati e tejdukshme? T’i thoja qe krenaria ime ishte therrmuar e Visi nuk donte ta kuptonte e nuk bente me as perpjekjen me te vogel per ta kuptuar kete qe po kaloja? Qe xhelozia ime i dukej e kote meqe e kisha falur? Qe duhej t’i vija kapak? T’i thoja qe Visi e une benim sherr cdo nate e cdo nate une e gdhija duke qare? Nuk ia kisha treguar me pare. Nuk do t’ia tregoja atehere. Nuk ia tregoja dot te gjitha keto Franceskos. - Jo, jo. S’kam gje. Thjesht jam njecike e lodhur. Puna me ka stresuar shume keto dite. Kam ca neperka aty qe s’humbin nje rast per te me kafshuar. Do te me pelqente po ta benin se jam shqiptare. Te pakten do ta quaja diskriminim edhe do t’ia vishja injorances. Mirepo, jo. Ato jane aq te liga e nuk di nga u buron gjithe ky vrer. Ai qeshi. - Qenke mbushur mire e? Ta them une nga u buron. - Pa he? - Xhelozi e dashur. - Xhelozi? - Po. Ti je si diell! - Une? - E shikon veten tende apo s’e shikon? Je e zgjuar, dinjitoze e bukur. Ka dicka tek ti qe nuk di se si te ta shpjegoj. Nganjehere me duket sikur ke dale nga ndonje pikture e viteve ’800. Qesha pak ngaqe m’u be qejfi e pak nga sikleti. - Françesko ti ke ndenjur shume me mua edhe ke filluar te me kesh xhan. Prandaj te dukem keshtu. - Qe une te kam xhan, kjo nuk eshte hic e vertete. E veshtrova me mosbesim. - A jo? - Jo. U mbeshteta ne karrike dhe ndeza nje cigare. - Epo mire. S’prish pune. Ai afroi karriken. - Degjo me kujdes. – tha. – Une te them te drejten, kam rene koke e kembe ne dashuri me ty. - Po, po. Qesha. - Ja ku e paskam dhe nje admirues. Pau! E keputa dhe nje! Vazhdova te qeshja mirepo dicka me semboi brenda. Ndoshta do te kisha dashur te kishte qene e vertete. Jo ndoshta! Per nje cast te vetem do te desha te ishte e vertete! Me Visin gjithcka po merrte teposhte e une nuk po gjeja forcen ta ndalja. Nganjehere me dukej sikur Visi vertet me donte, mirepo nganjehere ai shnjerezohej. Sapo nisja t’i flisja e t’i shpjegoja se si ndjehesha, ai fillonte te ulerinte. Nuk mund ta permendje me ate qe kishte ndodhur. As une nuk kisha deshire, mirepo gjuha shkon gjithmone aty ku dhemb dhembi dhe une e kisha ende plagen te hapur. I kisha qare te gjitha lotet, mendoj. E veshtrova Franceskon ne sy. Ai me shterngoi doren. - Shiko, se e thashe seriozisht ti mosbesuese e keqe! – me tha. Une vazhdova t’i mbaja syte te mberthyer ne syte e tij. - E di qe eshte marrezi! Dua te them, ti je e zene. Pastaj ti me shikon si femije. I di te gjitha keto. Mirepo une te dua seriozisht. Nuk pres te me thuash ndonje gje se e di qe je e lumtur. Nuk dua te hyj ne lidhjen tende. Po s’rrija dot pa ta thene. Leshova nje pasthirrme dhe u ngrita vrik ne kembe. Hiri i cigares qe kisha harruar te shkundja me kish rene mbi fustan. Fillova te shkund fustanin dhe vura re se nuk kishte shpetuar. - Dreq o pune! – thirra, – qenka hapur nje vrime! Bobo, kush kthehet ne shtepi keshtu! - Kam makinen sot me vete, po deshe. Te shoqeroj une. - Mire. – i thashe. Ai me pa ne sy me dhembshuri pastaj shkoi te paguante. Teksa kthehej, ndjeva nje pershpejtim te rrahjeve dhe nje vel sikur i ra persiper. M’u duk me i bukur se zakonisht. Ndoshta ndieja dicka per te. Kur u ulem ne makine i thashe: - Bjeri gjate. - Si? - Bjeri gjate Francesko. Ai buzeqeshi ndrojtur dhe mori per jashte qytetit. Nuk folem fare per nje cope here vecse ai me mori doren e ma mbajti te shternguar gjithe rrugen. Zemra po me shperthente ne gjoks dhe i gjithe trupi me dridhej. E ndieja se dridhej edhe ai. Shterngonte fort doren time. Pas pak ne makine m’u be se ndjeva nje arome te theksuar kanelle. - Eshte kanelle? – pyeta. - Cfare? - Aromatizuesi i makines. - Jo, vanilje. - Cudi, se me behet si era kanelle. - Jo, jo. – peshperiti. Nuk e kuptova pse e ktheu makinen. Vec pashe qe ishte nje kthese e vogel me zhavorr ne ane te rruges. Eci ca pergjate asaj dhe une nuk guxova ta pyes se ku po me shpinte. Pastaj ndaloi perballe nje grumbulli pemesh. Kerceu jashte makines dhe erdhi e me hapi deren. -Eja. – me tha. – Dua te te tregoj nje gje shume te bukur. Me mori perdore dhe une po e ndiqja me veshtiresi nga pas. Takat me nguleshin ne balte e me duhej te ecja ne maje te gishtave. Ai u kthye nga une e me permblodhi ne krahe. Nuk thashe gje. Nuk kisha fuqi apo deshire t’i thoja te me leshonte. E mbeshteta koken ne supin e tij dhe mbylla syte. Era e tij e embel dhe e njome me mbushte mushkerite. Ia ndieja rrahjen e gjakut ne damare teksa lekundesha ne krahet e tij. - Mberritem. – peshperiti pas pak dhe une hapa syte. Me zbriti bute perdhe e ma beri me shenje te ulesha si ai, pas nje guri. Me mbeshteti gishtin ne buze per te me thene se duhej te heshtja. Ndenjem pak ashtu ne heshtje mes shkurreve dhe kur u bera gati ta pyesja pse po rrinim aty, m’u shfaqen perballe, fare afer, dy kaproj te vegjel qe cukitnin aty ketu barin e zverdhur. Pastaj njeri ndaloi e nderi veshet ndersa tjetri vazhdonte qetesisht te cukiste barin. Kaprolli qe kishte nderur veshet, zgjati kryet per nga tjetri e pastaj u largua duke kercyer. Nuk shkoi larg. Nuk e di se sa ndenjem duke i veshtruar, por m’u duk se koha kishte ndaluar e une nuk mendova asgje. Mendova vetem kaprojte. Kur ata iken, Francesko me mori prape ne krahe dhe me ktheu tek makina. - Vij gjithmone ketu te shoh kaprojte. – me tha rruges. – Me mrekullojne. Mire eshte te vish ne mengjes sepse atehere i sheh tamam. Mirepo qeme me fat sot. Edhe ndenjen goxha. Ai vazhdonte te dridhej dhe i merrej fryma tek fliste. Ndoshta nga pesha ime. Me mbeshteti bute ne makine dhe ndenji nje cope here te me veshtronte ashtu te leshuar mbi ndenjese. Pastaj u ngjit dhe ai. U mbeshtet. - S’e kisha menduar qe mund te sillja dikend ketu. – tha. - Pse? Eshte vend sekret? – pyeta une perhumbur. - Po, eshte vendi im sekret. E veshtrova dhe per nje cast fytyra e tij iu afrua prane times. Nuk leviza. Do te kisha dashur, por nuk munda te leviz. Ai ndenji pak caste ashtu pastaj me ciku hunden me hunde dhe u terhoq duke buzeqeshur. Me mori doren dhe puthi pellemben e pastaj kycin. E ndjeva trupin te me lengezohej nen buzet e tij, por perseri nuk leviza. Ai pshehretiu dhe pastaj ma mbeshteti doren mbi preher. - Per ku tani? – me pyeti. - Ne shtepi. Dal nga banjo dhe ulem. Kafeja eshte ftohur serish. E rrekellej. Ai ka paguar e me veshtron si per te me pyetur nese do te ikim. Ngrihem. Dalim. - Tani jam pak i shqetesuar. – me thote teksa ngjitet ne furgon. - Pse? - Sepse u vonuam pak e duhet te shpejtojme. Ti u vonove shume ne banje. - Kisha pak pune. Pastaj lentet… ti e di. - Po, – thote – vetem se duhet te shpejtojme. Me mire te jemi pak me heret se me vone. - Ke te drejte i them. Ai ndez makinen dhe pret pak sa te ngrohet. - Zemra ime. Te shoh shume te merzitur. Cfare ke? - Hic. Me erdhen nder mend disa gjera. - Cfare gjerash? - Te mos hapim kot muhabete qe ti e di se s’te pelqejne. - Prape aty ti o shpirt? Po mbylle o zemer kete histori. Kane kaluar pese muaj. - E di, po une ende s’e kam kapercyer. Edhe kjo e jona me duket shume kot tani. - Cfare te duket kot? - Kjo lidhja jone. Ti thua qe do ta kalojme kete moment, por mua nuk me duket. E di qe te rendoj duke thene keto fjale. Po nuk me shtyhet. Nuk e shtyj dot. Dhe gjithe kjo nuk me ka ardhur nga tradhetia jote. S’ma ka marre mendja qe do te shqiptoja ndonjehere fjale te tilla, por vertet te kuptoj. I kuptoj aresyet e tua, e kuptoj ate qe me thua. Me shume me vjen nga sjellja jote me pas. Qe prej asaj dites kur une vendosa te te fal ti je bere tjeter njeri. Nuk te flitet me me goje. Per ty kapitulli u mbyll edhe boll. Mirepo nuk mbyllet aq kollaj per mua. Jo se s’dua, por ja qe s’mbyllet. - E di qe s’te kuptoja. Po une te dua. Ti e di sa te dua. Ishte gabim. Me mori koka ere. Mbaroi. Pastaj nuk dua me ta kujtoj sepse me vjen turp nga vetja. - Po, por une isha… jam keq. Te kam kerkuar te me ndihmosh qe ta kaloj. Ta kam kerkuar ne te gjitha format e menyrat. - E di shpirt. - Edhe pergjigjia jote? Me hipin nervat kur e kujtoj! Ti ike nga shtepia Vis! Me le ti mua. - T’i harrojme keto gjera shpirt. Do te shikosh se si do te ndertojme nje jete te re. Une do te jem ndryshe. - Po pse xhanem duhej qe ti te me sillje deri ketu. Pse xhanem nuk u kenaqe derisa me thave, me mpive? Pse? Pse keshtu? Kam nje vorbull brenda vetes. Kam nje vorbull te tmerrshme. Inati me ngrihet qe thelle sa here e kujtoj. Pothuaj nje vit ka kaluar qe nga ekspozita e Dalise. Prej kesaj gjashte muaj mua me kishte brejtur dyshimi dhe ethet e xhelozise te cilat ai i likujdonte me melodrame. Ish ndjere i fyer prej meje. E fyerja kishte vazhduar pasi une e kisha falur. Ishte ndjere i fyer sepse une ia kujtoja here pas here. Diku ketu ne mes kishte dale Francesko qe ndoshta une dashuroja. Francesko me te cilin nuk qeshe takuar me qe prej asaj dites se kaprojve e qe vazhdonte te me shkruante duke me tronditur cdo here. Kam nje vorbull brenda vetes. E ndiej veten ne kurth. Zgjidh rripin e sigurimit, por ndjesia vazhdon. Me merret fryma. S’e di pse kam ndenjur me Visin. Ndoshta sepse nuk di t’i pranoj deshtimet. Ndoshta jam e mesuar. Ndoshta e dua? Sa enderra kishim! Asgje nuk shkoi sic e kisha menduar! Me dalin lote prej syve. Shterngoj fort dorezen e ndenjeses teksa makina shpejton neper kthesa. Ai me veshtron dhe zgjat doren te me fshije lotet. - O shpirt, – thote dhe kthehet here pas here nga une duke me pare me sy lutes. Une ia kam ngulur syte rruges dhe shterngoj dhembet fort teksa ndiej se deneset po me perfshijne. - Mos o zemer, te lutem, mos bej keshtu. E ndiej se nuk mund t’i gelltis me lotet e gulcet. Gjithcka del ne siperfaqe e une nuk i kthej syte nga ai, por veshtroj makinen qe vjen perkareshi. Pamja me mjegullohet. - O engjell, te lutem mos qaj. Ai kthehet nga une dhe pastaj dicka e cuditeshme ndodh. Jam shkeputur prej te gjithave. Kam fluturuar! Jam mbi debore dhe ajo eshte e kuqe. Ia ndiej lageshtine nen fytyre dhe dicka po me ndodh perbrenda. Dicka me ka hyre ne gjoks. Zemra ndoshta. Dielli shfaqet pas nje reje e gjithcka ndricohet papritur. Me duket sikur dalloj nje kaproll te kerceje diku dhe befas ndiej nje ere kanelle… Aida Dizdari, 2008
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 09:58:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015