Dieta që lufton plakjen. Të ulesh në tavolinë me qëllimin - TopicsExpress



          

Dieta që lufton plakjen. Të ulesh në tavolinë me qëllimin për të ngadalësuar orën biologjike. Ky është parimi i dietës slow-aging, e cila ka si objektiv jo vetëm të heqë disa kile, por edhe të na mbajë të rinj sa më gjatë. Autori i librit me të njëjtin titull “La dieta slow aging”, kirurgu plastik, Pier Paolo Rovatti, shpjegon për “La Repubblica” se si duhet të aplikojmë një stil të ri jetese, për të vonuar takimin me shenjat e moshës. Teste diagnostikuese Për të kuptuar se në cilën pikë të udhëtimit tonë jetësor jemi, duhen dy lloje testesh: D-Roms dhe Bap test. Për të dy nevojitet një pikë gjak që merret në gisht. D-Roms tregon nivelin e radikaleve të lira që gjenden në organizmin tonë, ndërsa Bap tregon se cilat substanca që i luftojnë radikalet e lira i mungojnë trupit tonë. Për një dietë të suksesshme është e domosdoshme ruajtja e një ekuilibri mes prodhimit të radikaleve të lira dhe funksionimit të mirë të barrierës antioksiduese. Varësia e sheqerit Shumë studime kanë nxjerrë një përfundim që nuk na bën të lumtur: reduktimi i kalorive është thelbësor për ngadalësimin e procesit të plakjes. Por kaloritë nuk duhet thjesht të reduktohen. Duhen ruajtur proporcionet mes karbohidrateve (sheqernave), proteinave dhe yndyrnave. Fatkeqësisht, sheqernat funksionojnë si një lloj droge: sa më shumë konsumojmë, aq më shumë kemi nevojë. Mjekët shpjegojnë se nuk kemi të bëjmë me një fakt psikologjik, por me një reaksion biokimik. Dëshira për të konsumuar gjithnjë e më shumë sheqerna kthehet në një rreth vicioz dhe rezultati nuk janë thjesht disa kile më shumë, por edhe rreziku për t’u përballur me diabetin, sëmundje kardiovaskulare dhe tumore. Specialistët këshillojnë që për të pasur një ushqyerje korrekte është e nevojshme të dimë treguesin glicemik, ndryshe shpejtësinë me të cilën rritet glicemia pas konsumimit të një ushqimi të caktuar. Niveli 50 përbën normën, ndërsa më poshtë konsiderohet i ulët dhe e anasjellta. Ushqimet më të mira këshillueshme janë perimet dhe frutat, përveç bananeve, fiqve, mangos, papajës dhe gështenjës. Ndërsa një tregues glicemik shumë të lartë kanë patatet, brumërat, orizi etj. Më të këshilluarat në kategorinë e drithërave janë elbi dhe tërshëra. Ushqimet që luftojnë plakjen Vitamina C dhe E, karotenoidet, polifenolet, acidet yndyrore Omega 3 dhe Omega 6: janë antioksidantët që nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinën tonë. Ato mund t’i gjejmë lehtësisht te ushqime si agrumet, drithërat, perimet dhe frutat. Ndërsa një kategori ushqimesh, të cilat i njohim pak, por janë një minierë antioksidantësh janë algat, të pasura me hekur, proteina, aminoacide jod, vitamina dhe alginë. Kjo e fundit është një substancë “magjike” pasi eliminon nga organizmi metalet e rënda dhe substancat toksike. Në listën e ushqimeve që luftojnë plakjen rreshtohen edhe vaji makadamia, vaji i arganit dhe ai i bimës Sacha inchi, i cili përmban 48% acide yndyrore omega 3, 36% omega 6, 9% omega 9, 33% proteina dhe 50% antioksidantë. Një tjetër përbërës “magjik” i dietës antimoshë është edhe uthulla e nxjerrë nga limfa e palmës së kokosit. Është e pasur me vitamina të grupit B, vitamina C dhe aminoacide.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 18:40:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015