“Diplomë për çoban” Lexova për disa dituri (shkenca) - TopicsExpress



          

“Diplomë për çoban” Lexova për disa dituri (shkenca) interesante, kështu po i radhitkan pak të çuditshme. Prej tyre: shkenca (dituria) mbi bukën, shkenca mbi aventurat, shkenca mbi shitjen e luleve, shkenca mbi ruajtjen e deleve (dhenve). E kam fjalën tani për këtë të fundit. Më shkoj mendja, pak për dozë humori, sikur dikush të studioj këtë zanat (lëmi) do ti thonë “profesor çobani”, apo, filani e kish përfunduar shkollën “për mi rujt delet”, apo drejtimit: “akademia e çobanve”. Gjatë leximit të shkrimit, mësova se një universitet në Teksasin Amerikan certifikon student me “Diplomë ruajtës i deleve”. Kurse në këtë Teksas ky profesion është i kërkuar. Të nderuar! Drejtimi i llogaritur si interesant, specializimi për bari dhensh (çoban), personalisht mua kjo nuk mu duk e çuditshme, por përkundrazi tejet me rëndësi. Po mos të ishte kjo e rëndësishme, pajgamberët e Allahut fillimisht nuk do ta ushtronin këtë zanat. Për këtë kemi edhe faktin ku imam Buhariu regjistron fjalën Profetike ku na tregon: “Çdo pejgamber që Allahu ka dërguar, vetëm se ishin ruajtës të deleve”. Sahabet i thanë: po ti? Ju përgjigj: “Po edhe unë isha i tillë.” (shënon Buhariu) Pse pejgamberët e Allahut ishin bari të deleve? Cila ishte urtësia në këtë? Shfletova disa shkrime në këtë drejtim, po i përmbledh disa dobi. Lus Allahun së pari të përfitoj unë dhe ju lexues të nderuar.uroj që urtësitë vijuese të na shërbejnë në jetën tonë e thirrjen Islame. - E para: Durimi. Bariu (çobani) i deleve del për kullosë nga mëngjesi deri në perëndim, ec me tufën ngadalë hap pas hapi. Ngase delet duke ecur edhe hanë. Delet hanë ngadalë, kështu bariu është i detyruar të ndalet. Nga kjo mësojmë durimin, përqendrimin, përmbajtjen nga zemërimi. Çobani lëviz nëpër fusha, male, kodra, nëpër shi, borë, diell. Të gjitha këto i bën me sabër, e sakrificë. Edhe në kështu duhet të jemi të durueshëm në rrugëtimin tonë drejt vlerave imonre. - E dyta: modestia Çobani është njeri fisnik dhe i nderuar. Ai zbret në nivelin e bagëtisë gjatë kujdesit, kujdeset si për familjen e vetë. I shërben, i ushqen, kërkon kullosën më të mirë, e më të sigurt. Kujdeset gjatë lindjes, i ruan me kujdes. E bën gjumin afër deleve, edhe kur goditet nga shurra e bajgat, asnjëherë nuk hidhërohet por është i gëzuar. Çobani në fillim gjen vështirësi, por me kalimin e kohës vetëpërmbahet nga mendjemadhësia dhe në vete e kultivon modestinë. Padyshim që ky është një edukim fisnik i shpirtit. Ai i cili arrin të kujdeset për delet arrin të tregoj kujdes edhe ndaj njerëzve. - Tre: trimëria. Padyshim që çobani është trim, ai përballet me egërsira të uritura. Kështu ai duhet të tregohet i shkathët për ta ruajtur kopenë e deleve. Gjithherë duhet të jetë syçelë. Duhet të jetë trim kur përballet me egërsirat, të jetë sypatrembur, dhe ta fitoj luftën dhe ti ruaj delet. Kështu njeriu duhet ta edukoj veten, familjen dhe të tjerët sidomos në këtë kohë të fitneve. Trimëria duhet të shoqërohet me urtësi dhe maturi. - Katër: Mëshira-rahmeti. Delet mund të lëndohen, të sëmuren, kështu duhet treguar dhembshuri dhe përcjellje të gjendjes duke ofruar asistencë dhe ndihmë. To voglin e sajë, qengjin, duhet ta ushqej, dhe ta ngrohë në vend të përshtatshëm. Kur njeriu është mëshirshëm ndaj hajvanit, do të jetë dhe ma i mëshirshëm ndaj njeriut. - E pesta: Fitimi me djersë. Çobani i ruan delet me një pagesë minimale, me të cilën është i kënaqur dhe i gëzuar. Fitimin e ka realizuar me duart e veta, pra me djersën e vet. Për këtë edhe ia din kimetin edhe të paktës. Për dallim prej atij i cili jeton në luks dhe harxhon pa masë. Kështu duhet mësuar për fitimin hallall, dhe motivimin e njerëzve për punë. Të nderuar! Këto ishin disa mësime dhe urtësi. Me rëndësi është të merret mësim nga kjo shkollë. Mos harroni nga “shkolla e deleve” kaluan të dërguarit e Allahut dhe udhëheqën popujt drejt dritës së imanit. Ulvi F.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 20:55:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015