Disa Kuriozitete por ne dy pjese se jam me cel 12 miliarderët pa - TopicsExpress



          

Disa Kuriozitete por ne dy pjese se jam me cel 12 miliarderët pa shkollë! Xhon D. Rrokfeler Përpara se të bëhej njeriu më i pasur në histori, Xhon Rrokfeler ishte djali më i vogël i një artisti të panjohur dhe një gruaje me shkollë të mesme në provincën e Cleveland, Ohaio. Megjithëse kishte një farë edukimi, në moshën 16-vjeçare Rrokfeler vendosi se ishte koha për ta lënë shkollën dhe për të filluar një karrierë, me qëllimin e vetëm për të siguruar 100 000 dollarët e jetës së tij. Është e sigurt se ai e përmbushi qëllimin dhe shumë shpejt e kaloi atë. Rrokfeler themeloi firmën e tij në industrinë e naftës, “Standart Oil”, duke krijuar kështu një monopol në këtë fushë. Në vitin 1902, Rrokfeler kapi shifrën prej 200 milionë dollarësh dhe para se të vdiste pasuria e tij u vlerësua miliarda dollarë. Bill Gejts Ka lënë Universitetin e Harvardit. Një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gates në fakt s‘e ka përfunduar universitetin. Sidoqoftë, kjo s‘e ka penguar atë që të ketë një sukses të madh. Fondacioni i tij, “Bill dhe Melinda Gates” ka 38.7 miliardë dollarë asete; dhuron për kauza që kanë qëllim t‘u ofrojnë mjete financiare të varfërve dhe ndihmon në zhvillimin e vaksinave dhe përmirësimin e sistemeve shkollore. Li Ka-shing La shkollën në moshën 12-vjeçare. Dikur ishte thjesht njëemigrant i varfër e më pas ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong në vitet ‘50. Tani është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Ai është operatori më i madh në botë i kontejnerëve, tregtari më i madh në botë me shumicë i produktevetë bukurisë dhe atyre të shëndetësisë etj. Li Ka-shing ka bërë të ditura planet e tij për të dhuruar një të tretën e pasurisë me kalimin e kohës. Djali i tij, Viktor, e ndihmon për të drejtuarperandorinë e tij gjigante. Sheldon Adelson La kolegjin “City College” në Nju Jork. Djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare për të filluar të shiste gazeta. Më vonë aifilloi të punonte si komisar hipotekash, këshilltar investimesh dhe konsulent financiar. Ai la shkollën e mesme dhe provoi të studionte për muzikë kur ishte adoleshent. Filloi më vonë të luante kumar në kazinotë e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bëri kompaninë etij “Las Vegas Sands” publike në vitin 2004. Lerri Elison La në mes Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur në Çikago studioi për Fizikë në Universitetin e Çikagos, por nuk arriti të diplomohej. Ai krijoi kompaninë “Oracle” në vitin 1977 dhe e bëri atë publike në vitin 1986, një ditë përpara “Microsoft”-it. Të dyja këto kompani kanë pasur konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën që prej krijimit të tyre. Ai është përpjekur të fitojë trofeun më prestigjioz për jahtin më të madh në botë, por humbi vitin e kaluar me “Luna Rosi”. Roman Abramoviç La në mes shkollën e mesme, mbeti jetim në moshën katërvjeçare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. Ai e la universitetin për të marrë pjesë në çështjet e diskutueshme të eksportit të naftës ruse. Në vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi dhe bleu gjigantin e naftës “Sibneft” për 100 milionë dollarë e ia shiti “Gazpromit” për 13 miliardë dollarë pas një dekade. Përveç klubit të futbollit Çelsi, ai ka edhe avionë privatë, jahte dhe një shtëpi që kushton rreth 100 milionë dollarë. Xhek Tejlor E la Universitetin e Uashingtonit për të shërbyer në marinë dhe u bë pilot luftarak gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës shiti makina dhe u bë menaxher shitjes në kompaninë “St. Louis Cadillac”. I mbështetur nga bosi i tij, ai filloi biznesin e tij të makinave me qira. Biznesi lulëzoi në vitin 1970. Sot, shitjet e kompanisë së tij “Enterprise Rent-A-Car” i kalojnë 9 miliardë dollarët. Djali i tij Andrew, ka filluar të punojë me të sapo ka arritur moshën për të marrë patentën. Amancio Ortega La shkollën në moshën 14-vjeçare. Me ndihmën e ish-gruas së tij, Rosalia Mera, ai filloi të krijonte fustane dhe të brendshme në dhomën e tyre të ndenjes, para 45 viteve. Ky biznesu kthye në një prej prodhimeve më të suksesshme të rrobave në gjithë botën dhe në vitin 2007 shënonte 14.8 miliardë dollarë nëshitje. Ai tashmë ka 3902 dyqanenë 70 vende të botës. Ortega është president dhe ka gjithashtu në pronësi një klub të garave të kuajve dhe një pjesë të një lige futbolli. Francois Pinault Ai la shkollën e mesme për të filluar punë si një tregtar i panjohur druri nga Franca në Britani. Taktikat e tij prej grabitqari në biznes e ndihmuan atë të ndërtonte një perandori gjigante. Sot, ai është aksioneri kryesor në grupin e mallrave luksoze “PPR”, ku përfshihen marka si “Gucci”, “Balenciaga” dhe “Stella Mccartney”. Djali i tij, Francois Henri, i cili tani drejton biznesin e familjes, sapo u shtua me djalë nga aktorja Salma Hayek.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:55:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015