Disa gjera qe duhen mesuar nga jeta ! • Që nuk ka rëndësi - TopicsExpress



          

Disa gjera qe duhen mesuar nga jeta ! • Që nuk ka rëndësi sesa i mirë është një person, nganjeherë do të lëndojë. E për këtë, do duhet që ti ta falësh. • Që duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar. • Që nuk duhen ndryshuar miqtë, nëse kuptojmë se miqtë ndryshojnë. • Që, ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty. • Që ka persona që na duan por thjesht nuk dinë si të na e tregojnë. • Që nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh. • Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë. • Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë. • Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar. • Ëndërrò ç’të duash, shko ku të duash, ji çfarë dëshiron të jesh sepse ke një jetë të vetme dhe një mundësi të vetme për të bërë ato gjëra që ti dëshiron të bësh. • Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar. • Kur u linde, ti qaje e të gjithë rreth teje qeshnin. Jetoje jetën në mënyrë që kur të vdesësh, të jesh i vetmi që qesh ndërkohë që të gjithë rreth teje qajnë. B.H
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 21:41:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015