Disa kura natyrale kundër ftohjes Shumë njerëzve ulja e - TopicsExpress



          

Disa kura natyrale kundër ftohjes Shumë njerëzve ulja e temperaturave u shkakton ftohje të shoqëruar me hundë të zëna, dhimbje fyti, teshtima, zë të ngjirur, bllokime në frymëmarrje etj. Në mënyrë që mos të fillohet menjëherë të pihen medikamente, por të provohet që ftohja të kurohet me mënyra natyrale, të cilat shumë shpejt do të përmirësojnë imunitetin dhe do të pastrojnë kanalet e frymëmarrjes: Supa e pulës Ajo është “një ilaç i mirë” për të luftuar ftohjen dhe gripin, duke përshpejtuar shërimin. Falë përbërësve me vlerë ushqyese, supa e pulës mund të lehtësojë disa nga simptomat e kongjestionit nazal. Limoni Ky agrum ka veti të mira antigripale dhe antibakteriale. Për të ndalur një ftohje që në momentet e para të saj, apo që në simptomat e para këshillohet që të hani një limon të tërë, bashkë me lëkurën dhe farat. Nëse keni hundët e zëna mund të aplikoni disa pika lëng limoni direkt në të. Kivi Ngrënia e përditshme e kivit për 4 javë zvogëlon simptomat e ftohjes, si për shembull kongjestionin nazal. Kjo frutë rrit nivelet e gjakut nëpërmjet vitaminës C, vitaminës E, të cilat përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, mund të kenë një efekt forcues në sistemin imunitar. Birra bjonde Tek birra ka një molekulë, e cila lufton ftohjen dhe sëmundjet e tjera dimërore. Zbulimi u bë nga studiuesit japonezë të “Sapporo Medical University”. Ata te bima me të cilën bëhet birra identifikuan një substancë që nëse merret me sasi të mëdha vepron si një “mburojë” kundër virusit. Uiski Një ilaç i mirë edhe ky në rastin e ftohjes. Në një gotë të mbushur me uiski mund të hidhni edhe një lugë të vogël mjalti (në vend të mjaltit mund të përdorni edhe sheqer), një fetë limoni dhe një filxhan me ujë të nxehtë. Propolis Ai gjithmonë ka qenë përdorur si një antiseptik në gojë, kështu që rekomandohet për ftohjet. Hudhra Ajo është një forcuese e njohur e sistemit imunitar, me veti të shkëlqyera antibakteriale dhe antivirale, pra mjaft e përshtatshme për të luftuar të ftohtin. Mënyra më e mirë është të pini një çaj me hudhër të freskët, por të ëmbëlsuar edhe me pak mjaltë të mirë është e shijshme dhe ndihmon për t’ju shëruar. Zinku Ai ndihmon në lirimin e hundës dhe i “shkurton jetën” ftohjes. Shtojcat minerale të zinkut janë promovuar nga biblioteka “Cochrane” si një ilaç për sëmundjen e sezonit më të urryer. Duke e marrë zinkun nëpërmjet një shurupi apo tablete që në ditën e parë të simptomave, ai do të zvogëlojë intensitetin dhe kohëzgjatjen e ftohjes. Ujë dhe kripë Kjo mund të zvogëlojë ndjeshëm inflamacionin dhe enjtjen e hundës. Përdorni spërkatësin me ujë dhe kripë (1/4 lugë çaji në një gotë me ujë) në çdo vrimë hunde 5-6 herë në ditë. Joga Mbreti i parandalimit është Simhasana, pozita e luanit. Kjo është një kurë reale për të parandaluar ftohjen. Ndërkaq, aktiviteti aerobik e shpejton zemrën që të pompojë sasi të mëdha të gjakut, ju bën të merrni më shpejt për të transferuar oksigjenin nga mushkëritë te gjaku dhe ju bën të djersini pasi trupi të nxehet. Xhenxhefili Ai është ideal për të luftuar ftohjen. Ziejeni dhe e pini në formën e çajit. Gjithashtu, ju mund t’i shtoni edhe pak kanellë. “impakt.al” impakt.al/shendetesia/disa-kura-natyrale-kunder-ftohjes
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 11:55:44 +0000

Trending Topics



an and Black Sea Commission (BBSRC) Edirne

Recently Viewed Topics




© 2015