Disa mendjelehtë konsiderojnë se funksioni dhe puna e gruas në - TopicsExpress



          

Disa mendjelehtë konsiderojnë se funksioni dhe puna e gruas në shtëpi është e lehtë dhe nuk kërkon nga ajo t’i përkushtohet asaj pune gjatë tërë ditës. Ky gjykim është injorant. Meqenë se shumica e barrës së edukimit të fëmijëve i bie gruas, ajo ka nevojë të studiojë dhe të vrojtojë në mënyrë që të jetë e suksesshme në funksionin apo përgjegjësinë e saj në të cilën aludon ky hadith i Pejgagmberit Muhammed. Për më shumë, është e nevojshme që ajo të jetë e qetë, larg nga tensionimet të cilat shumë shpejt barten te fëmiu në fazën embrionale dhe në fazën kur ai është në gji të nënës gjë që shkakton rreziqet më të këqia, siç e vërtetojnë këtë provat e psikologjisë. Dr.Muhammed Muhammed Husejn pohon: “ثshtë e qartë se puna e parë e gruas të cilën askush tjetër pos saj nuk mund ta kryejë, është lindja dhe ruajtja e llojit, meqë ndërtimi organik mashkullor nuk mundëson mbajtjen e embrionit e as gjithënien e fëmiut. ثshtë e njohur se ngarkimi i gruas me punë le gjurmë në disponimin dhe në nervat e saj. Po ashtu është e njohur se këto gjurmë barten tek embrioni i saj në shtatzani dhe te fëmija i saj në gjidhënie. Për më tepër, disa embriologë flasin për trashëgiminë e cilësive të cilat janë prezente te babai dhe nëna në momentin e fekondimit dhe gjatë shtatzanisë. Prandaj, gruaja e cila mban embrionin i cili zhvillohet në të ka nevojë të jetë e qetë nga tendosjet nervore dhe ngarkesat muskulare e mendore, ngase këto lënë gjurmë të këqia në fëmiun e saj në bark si dhe në periudhën e gjidhënies. Detyra më e madhe e gruas pra, është ruajtja e shëndetit të llojit njerëzor. Më tutje, asaj duhet t’i ipet rasti i plotë për t’iu përkushtuar fëmijës së saj aq sa ka nevojë që nën kujdesin e saj të formohet trupi, mendja dhe morali i fëmijës, në mënyrë që në të të mbjellë virtytet e larta dhe të largojë veset. Kjo gjë nuk arrihet shpejt, mirëpo për këtë nevojitet mbikëqyrje dhe kujdes i vazhdueshëm derisa virtytet të nguliten në fëmiun dhe veset të çrrënjosen nga personaliteti i tij. Vepra e mirë duhet të përsëritet disa herë derisa të përvetësohet nga fëmiu dhe në anën tjetër që vepra e keqe të mos ngulitet në personalitetin e tij qortimi duhet të përsëritet. Kjo mbikëqyrje nuk duhet të injorohet, sepse vetëm nëna, që karakterizohet me durim dhe jolodhje, është ajo e cila zbulon shkaqet e sëmundjeve te fëmijët para se të jetë vonë për shërimin e tyre. Mendimi se gjithë lidhja e nënës me fëmiun e saj mbaron në shtatzëni dhe në lindje e zbret njeriun në shkallën e kafshës. Njeriu veçohet me kujdes të gjatë për fëmijët e tij, kujdes i cili nuk është vetëm ushqimor, siç është te kafshët, mirëpo ky kujdes te njeriu është edhe moral dhe intelektual. Pikërisht kjo është një nga shkaqet më të rëndësishme të progresit njerëzor, meqë ai trashëgon përvojat e gjeneratave të kaluara, gjë që i mundëson kursimin e kohës dhe mundit që shpenzon në përsëritjen e përvojës.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 08:16:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015