Disa nga ligjet e cuditshme në shtetet e SHBA...! LIGJET SIPAS - TopicsExpress



          

Disa nga ligjet e cuditshme në shtetet e SHBA...! LIGJET SIPAS SHTETEVE Miçigan Personat e dehur nuk mund të qëndrojnë në trena. Një burrë që josh një vajzë të pamartuar rrezikon deri në pesë vjet burg. Një grua nuk lejohet të presë flokët pa lejen e bashkëshortit të saj. Është e ligjshme që një grabitës të hapë një padi penale ndaj të zotit të shtëpisë në të cilën ai dëmtohet kur është duke vjedhur. Alabama Në Lee County është e paligjshme të shiten kikirikë ditën e mërkurë pas përëndimit të diellit. Nuk mund të luhet domino ditën e diel. Është e lejueshme të ngasësh makinën në anën e kundërt të rrugëve njëkalimshe nëse në pjesën e parme të makinës vendoset një fener. Meshkujt nuk mund të pështyjnë në prezencë të femrave. Është e paligjshme vendosja e mustaqeve false që shkaktojnë të qeshura në kishë. Në qytetin Anniston të Alabamës nuk mund të vishen xhinse në rrugën “Noble”. Luiziana Spektatorët në ndeshjet e boksit nuk mund të përqeshin konkurrentët. Një person mund të shkojë në burg për dhjetë vjet nëse do vidhte një aligator. Të kafshosh dikë me dhëmbë natyralë është një “sulm i thjeshtë”, ndërsa të kafshosh dikë me dhëmbë falsë është “sulm i rënduar”. Është e paligjshme të bësh gargarë në vende publike. Të burgosurve që lëndojnë veten mund t’u shtohen edhe dy vite burg. Në Sulfur në Luiziana është e paligjshme të jesh të alkoolik. Në Sulfur, të thuash gjëra të pahijshme në telefon është e paligjshme. Mein Armët e zjarrit duhet të merren me vete në kishë në rast të ndonjë sulmi të indigjenëve. Nuk lejohet të dalësh nga aeroplani kur ai është në fluturim. Në Augusta është e kundërligjshme të ecësh në rrugë duke i rënë violinës. Në Uells nuk lejohet që të ushqehen drerët. Illinois Para se dikush të hyjë në qytet me automobil duhet të kontaktojë policinë. Në Çikago ligji e ndalon të ngrënit në vende ku ka rënë zjarr. Në Çikago nuk lejohet që qenve t’u jepet uiski. Zukatja në rrugët publike në Cicero është e ndaluar të dielave. Në Galesburg ekziston një gjobë njëmijëdollarëshe për ata që godasin minjtë me shkop bejsbolli. Në Kirkland bletët nuk lejohen të fluturojnë mbi fshat apo në ndonjë prej rrugëve të Kirkland. Në Zion është e paligjshme t’u jepen cigare të ndezura qenve, maceve apo çdo lloj kafshe shtëpiake. Indiana Çarçafët e hoteleve duhet të jenë ekzaktësisht 2 metra e 51 centimetra të gjatë dhe 2 metra e 23 centimetra të gjerë. Çdokush që luan me letra në Indiana gjobitet me tre dollarë në ditë nën ligjin për Parandalimin e Kumarit. Vaskat nuk mund të përdoren nga muaji tetor deri në mars. Një mashkull mbi moshën 18 vjeç mund të arrestohet për përdhunim të parashikuar nga ligji, nëse pasagjerja/i në makinën e tij nuk mban veshur çorape dhe këpucë dhe është nën moshën 17-vjeçare. Dyqanet të pijeve alkoolike nuk u lejohet të shesin qumësht. Në Luiziana nuk lejohet të kapësh peshk me duar të zhveshura. Të pish direkt nga shishja në një bar mund të çojë në arrestimin e personit. Thashethemet konsiderohen të paligjshme. Mustaqet janë të palejueshme nëse mbajtësi i tyre ka tendencën për të puthur njerëz të tjerë. Merilend Në Baltimore është e kundërligjshme të marrësh me vete luanë në kinema. Pavarësisht se mund të lejohet të pështysh në rrugë, në trotuar është i ndaluar një veprim i tillë. Nuk është e lejueshme të mallkosh brenda kufijve të qytetit të Baltimores. Në Rokvill një person nuk mund të shajë në autostradë. Montana Është e palejueshme të abuzohet me kafshët në prezencën e minoreneve. Është e paligjshme të mbash në kabinën e kamionit një dele pa mbikëqyrës. Konsiderohet krim nëse një grua kontrollon postën e bashkëshortit të saj. Në Montana është e paligjshme që një grua e martuar të shkojë për peshk të dielave dhe e paligjshme që një grua e pamartuar të peshkojë vetëm çdo ditë të javës. Një ligj në qytetin Helena urdhëron që një grua nuk mund të kërcejë mbi një tavolinë në një sallon apo bar nëse ajo nuk ka të paktën 1.36 kilogramë rroba veshur.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 11:30:37 +0000

Trending Topics



yle="min-height:30px;">
hire Id posted. i need help urgently. am married with two kids. i
Premium domain names for sale

Recently Viewed Topics




© 2015