Disa nga misteret me te medha ne histori Legjioni i humbur - TopicsExpress



          

Disa nga misteret me te medha ne histori Legjioni i humbur romak Historiani kinez i shekullit të parë, Ban Gu, shkruante një histori të përballjes me një ushtri të çuditshme, e përbërë nga rreth njëqind ushtarë, të cilët luftonin sipas stilit romak. Një historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi një qytet pranë shkretëtirës Gobi, të quajtur Ligian, që në kinezçe do të thotë Romë. Mumiet Tarim Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijëvjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve ’90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje. Zhdukja e qytetërimit të luginës Indus Njerëzit e luginës së Indus, qytetërimi më i vjetër i njohur indian, kanë pasur një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri në Afganistan, dhe një popullsi mbi pesë milionë banorë. Nuk ka të dhëna arkeologjike ushtrish, skllevërish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetërim. Trupat moçalorë Qyteti i humbur i Helikës Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi në një natë, një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin e Helikës, ndërkohë që cunami fshiu çdo gjë që mbeti nga metropoli dikur i lulëzuar. Në vitin 2001 disa arkeologë i lokalizuan rrënojat e Helikës dhe u përpoqën të dilnin në përfundimin e vërtetë të humbjes së atij që quhet Atlantisi i vërtetë. Rënia e Minoanëve Minoanët njihen më së mirë në legjendën e Tezeut dhe Minotaurit, por në fakt ka mundësi që ky të ketë qenë dikur një qytetërim i madh. Ndërkohë që shumë historianë përqendrohen në rënien e perandorisë Romake, rënia e Minoanëve, të cilët jetonin në ishullin e Kretës është po aq e rrethuar me mister. Fiset e humbura Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime. Burimi i rinisë Burimi i rinisë është një burim legjendar që supozohet se i kthen rininë kujtdo që pi nga ai. Sipas legjendës, thuhet se Florida është vendndodhja e këtij burimi. Rinia e përjetshme është një dhuratë që kërkohet në mite dhe legjenda, ndaj dhe historitë me gjëra të tilla, siç është guri filozofal, eliksiri i përjetësisë janë të zakonshme në legjendat e Euro-Azisë e më tej. Fatkeqësisht, nuk dihen burime më të vjetra të legjendës. Hebreu endacak Hebreu endacak është një figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e të cilit filloi të përhapje në Evropë në shekullin e 13-të dhe u instalua në mitologjinë kristiane, e më pas në romantizëm. Legjenda ka lidhje me hebreun që përqeshi Jezusin në rrugën e tij të kryqëzimit, e më pas u mallkua të ecte nëpër botë deri në kthimin e dytë. Natyra e saktë e endacakut varion sipas kulturave e traditave të ndryshme. Papa Joan Papa Joan është emri i një pape legjendare femër, që supozohet se ka qenë në natë pozicion për më pak se tre vjet në vitin 850. Ajo njihet nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joan konsiderohet nga shumë historianë modernë dhe studiues fetarë si fiktive. Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj me radhë, edhe në qarqet katolike, por deklaron se “s’ka të dhëna për një papë femër në asnjë prej datave të përmendura në legjendë”. Graali i Shenjtë Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori kristian. Kryqëzata e fëmijëve Kryqëzata e Fëmijëve është emri që kanë marrë disa ngjarje të krijuara dhe të vërteta në vitin 1212. Aty kombinohen disa elementë: vizionet e një djali francez ose gjerman, bandat e fëmijëve që marshojnë drejt Italisë dhe fëmijët e shitur si skllevër. Një studim i publikuar në vitin 1977 hedh dyshim mbi vërtetësinë e këtyre ngjarjeve dhe shumë historianë në ditë të sotme mendojnë se s’bëhet fjalë për fëmijë. Prester John Legjenda e Prester John, një figurë popullore në Evropë, nga shekulli i 12-17-të flet për një patriark kristian dhe mbret që thuhet se ka udhëhequr një komb krisitan të humbur në paganët e Orientit. Sipas legjendës, Prester John ishte një udhëheqës bujar dhe njeri virtuoz që ishte në krye të një mbretërie të pasur dhe të begatë e të mbushur me krijesa të çuditshme. Dorëshkrimi “Voynich” Dorëshkrimi “Voynich” është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 10:56:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015