Disa thenje te heronjve dhe poetve shqiptar. « Përgjigju #1 - TopicsExpress



          

Disa thenje te heronjve dhe poetve shqiptar. « Përgjigju #1 më: 28-07-2006, 07:29:52 » -------------------------------------------------------------------------------- ... Qysh të mos ketë shqiptari të drejtë të shkruajë e të këndojë gjuhën e tij në vendin e tij, kur gjithë kombet e kanë këtë te drejtë dhe njeri si ndalon? Pse shqiptarët të jenë të mërguar nga një e drejtë që e kanë gjithë kombet e dheut? Të mos mundin të shkruajnë e të mësojnë gjuhën e tyre, po të tjera kombe të huaj të vijnë e tu hapin shkollat në gjuhërat e tyre e tu kthejnë kombërinë e gjuhën e tyre? Janë kaq të dobët shqiptarët? Ja! një mijë herë jo...! Sami Frashëri Rexhep Mitrovica: Të drejtat tona kombëtare do të mprohen, me të gjitha fuqinat. Kombi Shqiptar, këtë herë, nuk do të lejojë ma të kryhen mbi kurriz të tij padrejtësinat e së shkuemes. Shqiptarët, të bashkuem të gjithë me nji dëshirë dhe për nji qëllim, pa marrë para syshë asnji dallim krahinuer, besimi ase ideologjije, do të jenë,nesër, po të gjindemi para nji gjase përtrimi të padrejtësisë, nji blok i vetëm kundra çdo dredhije imperijaliste. Na duhet ti përgatitemi, të gjithë së bashku, edhe njij përpjekjeje tjetër: asaj politike dhe diplomatike. Nesër, kur të shtrohet tryeza e paqës, duhet që Kombi Shqiptar të dalë para saja me të tana dokumentat që do të provojnë të drejtat e tij nga çdo pikëpamje. Duhet që kombi i jonë të jetë në gjendje, me nji herë, porsa të fillojë bisedimi mbi fatin e popujve, për ti dalë zot vetvetes edhe në këtë fushë, madje kryesisht në këtë fushë. Cituar nga diskutimi në kuvendin : Lidhja e Dytë e Prizrenit shtator 1943 në Prizren. Mithat frashri Në robni puna e jonë është lufta Në liri lufta e jonë është puna. FLAMURI Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët FAIK KONICA Abdyl frashri Mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës se njeriut. Me kongresin e Berlinit dhe paqën e Shën Stefanit neve e kuptuam shumë mirë se me çështjën tonë u dashka që të merremi vet, se lirinë kurrkush nuk ta falë, se lirinë duhet ta fitojmë vet, me gjak. Në Kuvendin : Lidhja e Dytë e Prizrenit Mazhar Sopoti: Nuk duem as Shqipni të vogël as të madhe: duem Shqipninë që asht, si nga pikëpamja historike ashtu dhe nga ajo ethnografike,me popull, me zakone, me tradita, me doke dhe gjuhë vend shqiptar dhe, si i tillë, kryekëput pjesë plotësuese e Shqipnisë Tanësore; duem, shkurt, vetëm gjithëçka asht krejt e jona Hasan Prishtina Nuk mundet me me shtrue ari i tane botes e as menia e tan armiqeve. Ka me me shtrue vetem vdekja! Kanë ardhur çastet kur do të vendoset fati vdekje apo jetë Shqipërisë Hasan Prishtina Kuvendi i Junikut , mbajtur më 21-25 maj 1912 . Shefqet Shkupi : Qellimet janë ato që përmendi vetë Kryetari i jonë dhe që kanë lidhje të ngushtë me vullnetin e përbashkët të krejt Popullit të Kosovës, Dibrës, Strugës dhe Tetovës; don me thanë, pikë së pari, sigurimi i bashkimit të së gjitha këtyne Vendeve me Shqipninë e Vjetër, së cilës i përkasin nga çdo pikëpamje: nga ajo historike, nga ajo gjeografike dhe nga ajo ethnografike; së dyti, për të sigurue plotësimin e njisisë sonë ethnike tue përfshimë në rrethin e Votrës sonë kombëtare, të Shtetit të Lirë, të pavarun, Shqiptar, të gjitha ato Vise që, për nji arsye a për nji tjetër, fshajnë ende nën robni; së treti, tue u frymëzue nga vepra atdhetare e paharrueshme e Lidhjes së Prizrendit, me hedhun, qysh tashti, themelet e njij organizimi mprojtjeje politike, diplomatike dhe ushtarake të këtyne të drejtave të pamohueshme dhe, si të tilla, të paprekëshme para çdo të drejte, edhe para asaj ma fillestare Nga : Lidhja e Dytë e Prizrenit - Gjithçka për Liri Luigj Gurakuqi Diplomacia e vertete mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme. Myderriz Ymer Prizreni kish pas thanë Kur asht fjala për vatan Jo veç Turkut e atij tjetrit Por nji plum kush ia jep edhe Mbretit Ka me shkue në lule të Xhenetit. Janosh Nemeshker antropolog me famë botërore nga Universiteti i Budapestit. * Myderriz Ymer Prizreni është themelues i Lidhjes Shqiptare më 1877-1882 * Gjithçka për Liri Sheh Musa Shehzade Na po e shpallim haptas,nuk kemi as ma të voglin pretendim mbi asnji copë tokë që nuk asht e jona. Duem, pra, vetëm gjithëçka asht tokë arbënore, e banueme prej njij popullsije shqiptare. Prandaj, fqinjët tonë nuk kanë shka druejnë prej nesh … Në kuvendin : Lidhja e Dytë e Prizrenit * Gjithçka për Liri Fan S. Noli (1882-1965) Sot eshte dita e fundme. Sot a kurre. Kombi pret prej jush kete akt patriotizme dhe urtesie politike. Kombi pret prej jush te beni detyren me doren ne zemer per te miren e atdheut . Isa Boletini Unë skam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet. Kështu i ishte përgjegjur Isa Boletini Lordit anglez ,kur ai e kishte pyetur se ku ndodhej në hartë fshati i tij ! Bedri Pejani Italija, ajo që perdhunoi lirinë dhe pavarësinë shqiptare në vitin 1939, pësoi dënimin që meritonte. çdo i huaj që vjen për ta nënshtrue Kombin Shqiptar e ka fatin të caktuem: del me këpucë të kuqe. Kështu duel edhe Italija! Ismail QEMALI Si trashëgim vërtenuk po ju la asgjë, por ngushëllohuni se ju lashë një atdhe. * Sipas kujtimeve të Rexhep Mitrovicës Ismail QEMALI Populli na zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret shpëtimin e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur mbi dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe të pavarur. Haki Sharofi : Sod kur po ofrohet ora vendimtare e fatit të atdheut tonë, lypset t`i përmbledhim krejt forcat tona morale e materiale të cilat duhet t` i rregullojmë, t`i sistemojmë e t`i drejtojmë kah një qëllim i vetëm; Shpëtimin e Shqipërisë etnike. Këtë gjë duhet t`a presim vetëm prej bashkimit e vllazërimit të mbarë kombit. Nuk ka tjetër rrugë shpëtimi. Qershor, 1944 Hafiz Ali Korça : ...fqinjet tona nga ana e arsimit kanë arrirë shkallën më të lartë, na për fat të keq kemi mbetur si populli i Afrikës së mesme. Kongresi i Dibrës , mbajtur më 1909. * Fjalët e Hafiz Ali Korçës ishin në kuadër të kërkesës së tijë për hapjen e shkollave shqipe . Rexhep Mitrovica: Kjo racë, ky komb, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku-shokut. Dhe ka vetëm një qëllim. Ky qëllim është: 1. Të ketë Shqipëri të lirë dhe indipendente, 2. Të sigurojë një Shqipëri të pavarur, të zonjën për të jetuar, të nderuar dhe të vëllazëruar, 3. Të ruajë kufijtë e saj etnikë, të mbështjellë në një atdhe djemtë e saj, 4. Të jenë gati djemtë e këtij kombi për çdo sakrificë për të arritur qëllimin e përbashkët, 5. Për të arritur këtë qëllim duhet që gjithë shpresën më përpara ta kemi tek vehtja jonë. Vehten tonë do ta shpëtojmë ne vet, me sakrificat tona, me përpjekjet tona, me dëshirën tonë. Dhe Zoti ka për të na ndihmuar, 6. Nacionalizma shqiptare dëshiron që me kombet dhe me shtetet fqinje të ketë marrëdhënie fqinjësore, të rrojë në harmoni me ta. Kjo miqësi lypset të jetë e themeluar mbi respektin e të drejtave të të dy palëve. Nacionalizma shqiptare e këshillon krejt popullin tonë që të lërë menjëanë ideologjitë dhe të përpiqet vetëm për Shqipërinë rreth Flamurit të Skënderbeut, me patriotizmë të patundur (Arkivi Qendror i shtetit, fondi 14, AP, Programi i hartuar në prill 1939). Hysen Terpeza: Kam luftuar kundër terrorit dhe diktaturës, për lirinë e popullit të Kosovës, dhe sot përmes protestave dhe organizimeve tjera luftoj kundër diktaturës komuniste. Kjo diktaturë ma ka djegur shtëpinë në Kosovë deri në shkatërrim . Skënderbeu: çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit (Krujë,1460) Marigo Posio: Në pajën tuaj duhet të keni një flamur, atë ua qendis unë -Kështu u thoshte vajzave vlonjate Marigo Posio , gruaja që qëndisi Flamurin Shqiptar. Tahir Zajmi: ...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficerave shqiptarë të Regjimentit IV të Prishtinës, edhe në kët betejë të ashpër duel ngadhnyese, kundër dy Divizioneve sllavo-komuniste, që numrojshin 24.000 luftarë të armatosun. Shkaku i kësaj dishfate tanmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistë, padyshim, i dedikohet plagosjes së komandantit të tyne Marshal Titos. Gjatë ndeshjeve të rrepta me armë, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete të përdoruna nga të dyja palët kundërshtare, ku mbeten kaq shum të vdekun e të plagosun sa Reka e Hogoshit (përroi i katundit) nder brigje të së cilës u zhvilluen edhe luftimet ishte qenë skuqë prej gjakut të njerëzve. Dy luftarë qi kanë marrë pjesë natë betejë dishmojnë, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, në shtratin e vet të ngusht. Shënim : Tahir Zajmi anëtar i shquar i Kryesisë së Lidhjes së Dytë të Prizrenit Profesor LUAN GASHI : Unë bëja pjesë në rininë e Ballit Kombëtar. Ne ishim një grup studentësh që i shërbenim direkt Midhat Frashërit. E siguronim, e fshihnim dhe e shpinim nga një vend në tjetrin. Sa e sa herë kam kaluar lumenjtë duke e bartur në shpinë Midhat Frashërin. Në shtatorin e vitit 1944,ne kemi luftuar ushtrinë bullgare në Gjilan, në Preshevë dhe në Prapashticë,ku edhe i rrënuam dhe i mundëm,duke iu dalë befas. Kam dalë me 800 vetë në Prapashticë ku kishte një divizion bullgar. Ata nuk dinin se po dilnim ne. Me mua ka qenë Abdyl Henci,Adem Selimi,Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha. Me një të rënë, i dualëm, dhe ata ikën. Profesor Ibrahim Kelmendi Ndëgjonje britmën e tokës sonë. Kërkohen jetët tona. Ani se pak vite kemi mbi supet, duhet me ja falë ato atdheut. Pak rëndësi ka se ku do të luftojmë në Kosovë a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janë si mishi e ashti .... tash për tash penda pushon por këndon gryka e pushkës, ju pasha me shëndet .. ti shërbejmë atdheut me ndershmëri e trimëri .. . Shënim : Profesor Ibrahim Kelmendi ishte anëtarë i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar për Kosovë. Së bashku me nacionalistë të tjerë të Ballit Kombëtar , çdo herë ishte në mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare në Preshevë, Gjilan,Budrikë,Bujanoc, Sharr, Drenicë etj. Profesor Ibrahim Kelmendi ndërroi jetë më 1979. Profesor Ymer Berisha : Pasi u mblodhën të gjitha armët, u burgosën të gjithë krerët, bajraktarët dhe personalitetet e njohura dhe u hodhën në burgjet më të këqia, në të cilët shumë prej tyre vdiqën nga uria(…). I merrnin natën nga burgu, nga 10 deri në 15 veta dhe duke luajtur me muzikë, i vrisnin pas torturave të mëdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therur, duke i vrarë, e në disa raste duke u rënë me çekiç në kokë, duke ua vënë nën thonj gjilpërat(gozhdat), duke u rënë brinjëve, duke ua prerë pjesët e trupit derisa ata ishin gjallë. Në atë vepër renqethëse partizanët dërdëlliseshin rreth viktimës, kinse kishin ardhur për të blerë mish, me fjalët: ma prisni edhe mua një kilogram mish (…)! Shumë herë viktimave ua shponin trupin me hekur të skuqur(…). Në këtë mënyrë gjetën vdekjen edhe të zotët e familjeve për një faj të vetëm, pse kishin qenë familjarë të mirë dhe kishin rritur e edukuar drejt më shumë se katër djem(…). 75 krerë dhe personalitete të njohura nga Drenica ishin mbytur duke u rënë me çekiç në kokë dhe ishin hedhur në një gropë të madhe. Për shkak të këtyre reprezalieve i gjithë populli i kësaj krahine, që ka 35.000 banorë, u ngrit në këmbë dhe nxori zërin e zemërimit: Ose vdekje ose Liri! Gjashtë mijë burra filluan luftën e quajtur Lufta e Drenicës , sepse u zhvillua në atë vis dhe po nga ai popull.. 22 tetor 1945 Midhat Frasheri : Një tubim i rëndësishëm u zhvillua në fund të vitit 1878 në Gjirokastër dhe dy delegatët, Abdyl bej Frashëri e Mehmed bej Vrioni, u caktuan të vizitojnë kryeqytetet e Fuqive të Mëdha dhe të paraqisin ankesat e shqiptarëve: në fakt ata do të shkonin në Romë, Paris, Londër, Berlin e Vjenë dhe pritja që iu bë nuk kishte aspak natyrë qe ti dekurajonte ata. Kur u kthye nga misioni i tij, delegati Abdyl bej Frashëri shkoi në Prizren ku u krijua Komiteti Qëndror i Mbrojtjes Kombëtare. I njohur me emrin Lidhja e Prizrenit. Qëllimi i vërtetë i ndjekur nga komiteti ishte, përveç se ta shpëtonte vendin nga copëtimi, të bënte që të njihej e të pranohej ekzistenca e një Shqipërie dhe e një kombi shqiptar. ..... Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Gucia dhe Plava u shpëtuan; Preveza dhe Janina nuk iu dhanë aspak Greqisë mbasi fuqitë u detyruan të pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetër është e vërtetë se Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbën dhe koncertit europian iu desh të përdorte një manovër detare për tu dorëzuar malazesve qytetin trim të Ulqinit me banorët e tij të guximshëm. Të bëhemi të zotit të ruajmë të drejtat tona, të jemi të zotët që të kuptojmë detyrat tona ... Lumo Skëndo (Midhat Frashëri) Shënim : Midhat Frashëri lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në New York më 3 tetor 1949 çështja e alfabetit mori fund në një mënyrë që do të mbesin jo veç të gjithë të kënaqur, e për këtë shkak u zgjodhën dy abetë e të dy do të përdoren prej shqiptarëve: njëri është ai i Stambollit e tjetri një abe thjesht latine që i afrohet atij të Stambollit. Midhat Frashëri Kongresi i Manastirit më 1908 abece e Stambollit, ësht e mjaftë për nevojat e kombit, po me qenë se shumë herë për të shtypur libra lark Shqipërisë dhe për të hequr telegraf kemi nevojë për një abece thjesht latine . Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit më 1908 Në qoftë se Ballkani mbetet sipas pjestimit të bërë nga Konferenca e Londrës, serbët, bullgarët e grekët duke ruajtur përkohësisht miqësitë e vjetra në zemrat e tyre, një ditë prej ditësh do ti manifestojnë ato si një vullkan që është gati të shpërthejë në një konflikt të përgjakshëm. Nëse Europa dëshiron të sigurohet paqja e qetësija në Europë, duhet të formojë një Shqipëri etnografike e të pavarur. Një Shqipëri e tillë mund të formojë një ekuilibër të vlefshëm dhe një garanci për sigurimin e qetësisë e të paqes në Ballkan. Pasi në Europë nuk ka ndonjë shtet tjetër, përveç SHBA, që ta marrë përsipër këtë detyrë të lartë njerëzore në Ballkan, punën e organizimit të Shqipërisë dhe të drejtën e kontrollit të Maqedonisë është e nevojshme që ta ketë nën kujdesin e tij shteti i madh i Amerikës . Kadri Lutfulla Prishtina Prill 1919 Shënim : Kadri Lutfulla Prishtina i njohur edhe si Hoxhë Kadriu ishte Kryetar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës . Në atë komitet ishin edhe Hasan Prishtina , Bedri Pejani , Bajram Curri, Hafiz Ymer Shemsiu, Sali Nivica, Hysni Curri, Tafil Boletini, Azem Bejta,Beqir Vokshi, Hasan Ferri etj. Amaneti i Hasan Prishtinës: Kosova ashte gjaku i deshmorevet te kombit Shqiptar qe si shitet as i falet kujt! Veprime e jo fjale, bashkim e jo percamje Vllazen! Kerkojne prej nesh qe atdheun ta trajtojme si mall tregu. Jo, kurre! Si dje, sot, neser e perhere, ATDHEU ka qene dhe asht gjaja ma e shejte per ne. Te gjithe te dine se na nuk jena tue luftue kunder SHQIPNISE e shqiptareve, por per nji SHQIPNI te LIRE e te BASHKUEME. Nuk kemi dale maleve me shpetue vetem nji shtepi, katund apo fis, po te tane KOSOVEN, e cila mbeshtjell ne gjinin e vet krejt vllaznit, qytetet e katundet tona. IDEJA e parulla e jone ka qene dhe asht: CLIRIMI e BASHKIMI i tane KOSOVES me Atdheun tone te PERBASHKET, SHQIPNINE! Dhe per ta realizue kete, duhet VEPRIM e jo fjale, BASHKIM e jo percamje, TRIMNI e jo frike. Na kurre skemi kujtue se lirine ka me na e sjelle dikush se jashtmi. Jo, njimij here: jo! Ate e kemi fitue dhe do ta fitojme me gjakun tone, sepse vetem keshtu ajo mund te jete nji LIRI e vertete. Vetem pushka e jone e jo dikush tjeter ka detyrue e do te detyroje anmiqte te leshojne nga duert gershanet, me te cilat duen te qethin copa te tjera nga trupi i atdheut tone. E dime se anmiku asht ma i shumte ne numer, ma i armatosun me arme dhe ma i pasur me pare. Keshtu ka qene dje, keshtu asht edhe sot. Por kjo as nuk na tremb, as nuk na perkul, perkundrazi kjo kerkon qe na te jemi ma te forte. Ti peshojme mundesite tona me guzim e mendje te kthjellte. Na nuk e zvogelojme rrezikun, ne te kundert, na u themi luftetarve: rreziku asht i madh, pranaj BASHKONI radhet, tregoni VENDOSMENI e GUXIM, flakni tutje burracaket, te dorezohemi sepse gjoja do te shuhemi. VLLAZEN! Asht e vertete se nji gabim taktik gjate luftes mund te sjelle qe kjo apo Cete te thyhet perkohesisht, por kjo ska aq randesi per FUNDIN e LUFTES. Politika e dorezimit, e pritjes apo e kundershtimit te aksionit kurre nuk te con ne fitore. Kush ka frike, ka me vete humbjen, kush qendron i patundun, ka me vete fitoren. LIRI PA GJAK NUK KA. Faik Konica Njeriu ynë, para se të merret me politikë duhet të emancipohet, kurse për tu marrë me patriotizëm duhet ta njohë vetveten. Faik Konica Është nevojë të përpiqen atdhetarët e vërtetë të largojnë smirën nga zemrat e tyre e të qasen më tepër njëri tjetrit. Mulla Ademi i Llapushes Gjate vitit 1942-43 ne luftimet e zhvilluara ne Kollashin ku luftetaret shqiptare bene luftime te pergjakshme me forcat qetnike te cilat pasi kishin depertuarn ne Sanxhak dhe Bihore dhe kishin bere masak mbi popullesine muslimane ,kishin tentuar te sulmonin edhe Kosoven. Ne ato luftime kishin marre pjese shume njesi nga Drenica dhe Llapusha . Ne keto luftime kishin marre pjese edhe qindra luftetare nga Bajraku i Ostrozubit i njohur ne popull si( Kapakli Bajraku). Ne luftime ishte dalluar edhe Adem Bajram Bytyqi i njohur ne popull si Mulla Ademi nga fshati Shkoze i Llapushes. Thone qe kur futeshin luftetaret ne fronte Mulla Ademi iu kendonte tallkinin luftetareve per se gjalli dhe u thoshte pastaj - bini burra se edhe nese vdesim shehit shkojme se per Shqipnine tone po luftojme. Gjithashtu shume bashkeluftetare te tij thone se Mulla Ademi i Shkozes , ne vije te frontit gjuante me mitraloz dhe neper plumba i falte vaktet . Ne nje moment forcat tona kishin metur te rrethuara dhe Mulla Ademi me mitraloze ne dore dhe duke rene tekbire , kishte bere qe qetniket serb te leshonin pozicionet dhe luftetaret e Llapushes te qanin rrethimin. Pas hyrjes se partizaneve sllave ai me shume burra te Llapushes vazhduan rezistencen nen udheheqjen e trimave te Llapushes Uke Sadikut , Ymer Berishes, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Ky patriote dhe Hoxhe i Shkozes me grupin tij vazhdoj rezistencen neper malet e Shkozes e te Llapushes deri ne vitin 1949 kur ne fund u zu dhe u denua me burgim te rende. Vdiq ne vitin 1974 ne Prizren. Sot e kesaj dite ende ne Llapushe, Drenice dhe Anadrini permenden trimerite dhe fjalet e Mulla Ademit te Shkozes. -Ne nje takim ne malet e Berishes ku kishte qene pjesmarres edhe Rifat Berisha , Shefqet Kapetani ky hoxhe trim duke pare perqarjet mbrenda kreneve kishte thene: ,, Haj medet per ne do tna shkoj vatani poshte , se keshtu nuk bane, ishalla me shkolle e me pushke e fitojme prape. Prof.Dr.Isuf Luzaj : Nje kryetar partie duhet te jete integral, i pathyeshem ose i paperkulshem, i pafrike, i pakompromise, intransigent (i papajtueshem, qe nuk ben leshime), vetem mike, besnik i se vertetes. Perndryshe, kur nje politikan udheheqes ose burre shteti behet tregetar dallaverxhi oportunist, karakter e kto te mediokritetit, eshte i desntinuar te falimentoj. Isa Boletini ,, Guret e Boletinit jane me te mire se sarajet e Stambollit . Azem Bejta ,,Pa u provue nuk nihet trimi, tre a kater i preu Brahimi, shtate tete Gjeladini Kamer Loshi ,, Bolle e keqe kjo Serbi, por ma te kqije do shqiptare te zi Sadik Rama - Gjurgjeviku ,, Nami per fitore i mbet Pashe Maliqit, a preu shpata e Dan Zatriqit . Hoxha Tahsini: €€Të kërkosh të vërtetën€€ €€Një vend për çdo gjë dhe çdo gjë në vendin e vet€€ Shënim: Hoxha Hasan Tahsini lindi më 1832 në fshatin Ninat të çamërisë dhe ndërroi jetë më 1884. Said Najdeni (Hoxhë Voka i Dibrës) : €€Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjue kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.€€ Sami Frashëri €€Shqipëria çka qenë, çështë e çdo të bëhet€€ €€O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do tju shpëtojë!€€ €€Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë ska ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!€€ Xhafer Deva: Citim Te gjithve mund tu hikish, por jo vetes; bile edhe hijes sate mund ti hikish tue u-fute ne nji hije ma te madhe sa tanden, por ndergjes e beses ske kah ia mba. Ajo te mundon deri ne vorr e ndoshta e paguen edhe mbrapa vorrit Xhafer Deva, Jeta dhe Veprimtaria, 1980 New York NIKOLLE KACORRI DHE FLAMURI Në kuvendin mbarëkombëtar me 28 Nëndor 1912, kur u shtrua për diskutim koha për ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kacorri, ngrihet dhe thotë: Burra, në qoftë për të vdekur nesër, më mirë vdesim sot! dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndërtesës e shpalosi para mijëra njerëzve nga gjithë Shqipëria. Themistokli Germenji para pushkatimit Me 9 nëntor 1917 do të ekzekutohej në Selanik, Themistokli Gërmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë: 1. Te vishem me kostum kombëtar shqiptar, 2.Të mos me lidhni sytë 3.Komandën për zjarr ta jap vetë Abdyl Frashëri në Dibër Rrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaft fshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua: - Abdyl bej, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prej tij nuk e duam. Ismail Spahia dhe Mahmud Kacaku -------------------------------------------------------------------------------- Mahmud kacaku nga Kolesiani i Lumës, ishte ngatërruar me luftëtarin Islam Spahia për çështje kufijsh. Mahmudi, si kaçak që ishte, doli në mal të vriste Islamin. Me të marrë vesh ngjarjën, erdhën nga Prizreni dy ofiecerë turq dhe i shkuan në shtëpi Mahmudit. - Përse keni ardhë, - i pyet ai. - Morëm vesh që ke dal në mal me vra Islam Spahinë, që është armiku i perandorise osmane, - tha njëri oficer, - prandaj po e vrave do të jepen 100 lira. - Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi. - Islam Spahisë ia ka dëgjuar zërin edhe sulltani, - tha oficeri tjetër. Mahmudi, si u mendua pak tha: - Përderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unë nuk jam budalla me e vra për dy pëllembë tokë, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po të mos ju kisha në shtëpi, nuk shkonit gjallë në Prizren. Oficerët ia mbathën menjëherë për në Prizren. Elez Isufi dhe diplomati -------------------------------------------------------------------------------- Një diplomat i huaj, i shtyrë nga politikanët serbë i thotë patriotit dibran, Elez Isufi: - Elez Aga, Bjeshkët e Sharrit është mirë tia jepni Jugosllavisë kundrejt një shpërblimi të mirë. Bjeshkët e Sharrit edhe sikur te jenë cifligu im, kurrë nuk i shes, lëne ma që ato janë pronë e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi. Diplomati për të ndërruar bisedë tha: - Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kete kostum shajaku? - Ne Galican te Dibrës, - ia ktheu elezi. - Interesant, - thotë me mëndje diplomati, - kurrë skam parë njeri me veshje Galicani dhe me mëndje europiani. Citim Being unwanted, unloved, uncared for, forgotten by everybody, I think that is a much greater hunger, a much greater poverty than the person who has nothing to eat. Te qenurit i padeshiruar, i pa dashuruar, i pakujdesur, i harruar nga cdo njeri, mendoj qe kjo eshte nje uri me e madhe, nje varferi me e madhe sesa ajo per ate njeri qe ska asgje te haje. Nënë Tereza Xhafer Deva: Citim Paraja asht me pre konop e me zbardhe faqen e njerzve e krijue gezim e ba ndere ne ket jete sepse nuk do ta marrim me vete nat jete. Edhe Bajrem Curri ka mujte me u-ba i pasun nga rrethanat, por i ka pelqye me nda me tjeret dhe ka vdeke i vorfen: cka ka marre e ka nda me miq e fukara. Na kemi qene te pasun, un kam shtue dicka nat pasuni me munde e pune, po ku shkoi sa qindroi?... As sa jeta jone. Atehere pse me e kursye pervec dites se ngushte? Hafiz dalliu ...Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë.... Shqipërinë e pabërë bëje Shqipëri të bërë . Bëje ose vdis .
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 15:15:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015